Shurdhëri dhe verbëri Autori: Mystehak Xhemali. Botuesi: Filara. Faqet e librit 164.

Autori, Mystehak Xhemali, në librin publicistikë, “Shurdhëri dhe Verbëri”, vjen para lexuesit shqiptar, me një sërë artikujsh të përmbledhur e të botuar në mediat e shkruara shqiptare në vite. Promblemet që ai ngre në to prekin fusha të ndryshme të jetës politike, ekonomike, kulturore e sociale. Shqetësimi i tij më i madh është promovimi i vlerave qytetare e demokratike dhe respektimi i ligjit.