Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë është bashkim vullnetar i personave që kanë fituar statusin ligjor e të verbërit dhe është krijuar më 8 janar 1991 në Tiranë.

Historiku i SHVSH-së

Redakto

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë është bashkim vullnetar i personave që kanë fituar statusin ligjor e të verbërit dhe është krijuar më 8 janar 1991 në Tiranë. Ajo është e para organizatë joqeveritare e krijuar në Shqipëri me vendosjen e pluralizmit.

SH.V.SH është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe humanitare. Ajo bashkëpunon me shtetin dhe me institucionet e tij në mënyrën e parashikuar me ligj dhe me akte të tjera nënligjore të pranuara prej saj ose në masën e përcaktuar nga marrëveshja apo kontrata ku SH.V.SH është palë e barabartë dhe i ka nënshkruar ato.

Synimet e SHVSH-së

Redakto
  • Harmonizimin e interesave të anëtareve të saj, në themel të bashkimit të të cilëve qëndrojnë pasojat e verbërisë.
  • Mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të qytetarëve të verbër në mënyrë të organizuar dhe publike.
  • Rritjen e nivelit arsimor dhe profesional të të gjithë komunitetit të të verbërve.
  • Mbikëqyrjen e nivelit të jetesës së të verbërve dhe ndërmjetësimin në strukturat ligjvënëse dhe ekzekutive për përmisimin e saj.
  • Sensibilizimin e opinionit shoqëror dhe zyrtar në dobi të zgjidhjes së problemeve të të verbërve.
  • Ofrimin e shërbimeve të posaçme për të gjithë qytetarët e verbër drejtpërdrejtë ose nëpërmjet personave juridik të krijuar prej saj.

Sot, komuniteti i te verbërve në Shqipëri arrin në 10 000 persona të njohur si të tillë në bazë të kritereve mjekësore e ligjore.

Organet Drejtuese

Redakto

Organet kryesore qendrore të zgjedhura sipas funksioneve të tyre janë :

  • Kongresi i SH.V.SH.
  • Këshilli Kombëtar.
  • Komisioni i statutit.
  • Presidenti.

Organe të tjera konsultative, ekzekutive dhe administrative janë :

  • Asamblea Kombëtare.
  • Presidenca.
  • Presidenti.
  • Këshilli i ekspertëve.
  • Komplementari i zyrës së Presidentit.
  • Sekretari i përgjithshëm ( ose Shefi i Administratës).

Detyrat dhe kompetencat e tyre përcaktohen në Statutin e SHVSH dhe në rregulloret e miratuara nga Këshilli Kombëtar dhe Presidenca. SHVSH ka të gjitha kapacitetet për tu ofruar shërbime të posaçme si dhe për të menaxhuar projekte. Ajo ka iniciuar ngritjen e Qendresës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve nëpërmjet së cilës administron linjën e prodhimit të librave në brail si dhe studion e librave folës ne kasete.

Arsimimi

Redakto

Nga të dhëna e nxjerra nga arkivat e Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë, nga studimet e kryera në terren, nëpër shkollat normale si dhe nga kërkimet e kryera nga regjistrat themelorë të Te verbërve në Shqipëri të moshave 6-18 vjeç, rezulton se ka raste ku thjesht për mungesë informacioni, apo mosdëshira e prindërve për ta futur fëmijën e tyre në kategorinë e fëmijëve që nuk shikojnë, vazhdojnë arsimin normal.

Gati pjesa derrmuese e këtyre rasteve janë fëmijë me shikim të pjesshëm.

Fëmijët të cilët kanë probleme të njohura të shikimit nga Komisioni Mjekësor i Përcaktimit te Verbërisë, kanë të adresuara në mënyrë direkt te prindërit e tyre këshillat mjekësore në drejtim të llojit të shkollës që duhet të frekuentojnë për shkak të problemeve të shikimit.

Fëmijët me shikim të pjesshëm, të cilët rezultojnë me probleme të shikimit, probleme të cilat janë të lindura dhe që qëndrojnë në të njëjtin nivel gjate gjithë jetës pa pasur tendenca progresive në drejtim të zhvillimit të problemeve që dëmtojnë shikimin, nga KMPV këshillohen të ndjekin arsimin normal.

Ndërsa fëmijëve me shikim të pjesshëm problemet e të cilëve në drejtim të shikimit kanë tendenca në drejtim të degradimit të tyre drejt fazave finale, për efekt të mbrojtjes së pjesës së shikimit të mbetur, këshillohen nga KMPV të ndjekin “Institutin e fëmijëve që nuk shikojnë”, për shkak të mësimit atje të shkrimit brail që vë në përdorim të prekurit dhe mundëson ruajtjen e shikimit të mbetur.

Fëmijët më verbëri totale këshillohen jo vetëm nga KMPV, por dhe nga mësuesit të frekuentojnë “Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë” dhe për faktin se në sistemin arsimor shqiptar nuk janë krijuar akoma kushtet për një integrim të plotë të tyre në arsimin normal që në fazat e para të arsimimit (arsimit fillor).

Instituti I Nxënësve qe nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, ka pasur te regjistruar 61 nxënës, për vitin shkollor 2006-2007, nga të cilët 3 janë larguar.

Aktualisht për vitin shkollor 2006-2007 ndjekin studimet 58 nxënës.

Ndërkohë që ndjekin studimet në shkollat 9-vjeçare normale dhe rreth 35 nxënës te verbër.

Shkolla e mesme

Redakto

Të verbërit të cilët kanë mbaruar arsimin e detyrueshëm në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë ose në një Shkollë tjetër normale ndodhen përballë sfidës së përzgjedhjes, të vazhdimit të progresit në arsimim apo të shmangies prej tij. Ka më shume se 30 vjet kur kontigjenet e parë të Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë filluar rrugën e integrimit në arsimin e zakonshem. Kjo më tepër për faktin se ata nuk kanë mundësi të tjera zgjedhje. Deri në vitet 90 te verbërit kanë ndjekur kryesisht shkollat e mesme të përgjithshme ose ato artistike. Më pas pranimi i tyre në shkollat e mesme u pranua më gjerësisht duke u rikonceptuar qëndrimi ndaj tyre. Atyre iu dha mundësia të ndjekin shkollat mesme të gjuhëve të huaja, pedagogjike, teknologjike etj.

Numri i nxenesve të verbërve që kanë mbaruar Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë dhe që kane vazhduar shkollat e mesme në keto 4 vitet e fundit janë si më poshtë :

  • 2003-2004 : të regjistruar në shkollat mesme 9 persona.
  • 2004-2006 : 10 persona.
  • 2005-2006 : 9 persona.
  • 2006-2007 : 8 persona.

Për vitin shkollor 2005-2006 kanë ndjekur arsimin e mesëm 100 % e të verbërve që kanë mbaruar studimet në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë.

55,5 % e tyre janë meshkuj dhe 44.5 % femra.
Ata janë integruar kryesisht në drejtimet e mëposhtme:

  • 77,8 % ndjekin studimet në Shkollat e gjuhëve të huaja.
  • 11,1 % në Shkollë Muzike.
  • 11,1 % në Shkollën Hoteleri – Turizëm.
  • 55,5% I ndjekin studimet në Shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale në Tiranë.
  • 22,2 % në Elbasan.
  • 22,3 % ne Gjirokastër.

Për vitin shkollor 2006-2007 kanë ndjekur arsimin e mesëm 100 % e të verbërve që kanë mbaruar studimet në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë. 50 % e tyre janë meshkuj dhe 50 % femra.
'Ata janë integruar kryesisht në drejtimet e mëposhtme:

  • 50 % ndjekin studimet në Shkollat e gjuhëve të huaja.
  • 50 % në Liceun Artistik.
  • 100 % I ndjekin studimet në Shkollat e mesme të qytetit të Tiranës.

Ne vitin shkollor 2006-2007 përveç shifrave të përmendura më sipër vazhdojnë studimet ne shkollat e mesme dhe rreth 19 nxënës të cilët i kanë mbaruar studimet 8-vjeçare në shkolla normale dhe jo ne institutin e nxënësve që nuk shikojnë.

Punësimi

Redakto

Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar më tepër profesionet e niveleve intelektuale lidhur kjo dhe me rritjen e shkallës së arsimimit të NPSH.

Në vitin 2007 sipas analizave rezulton se 26,9 % e anëtarëve të verbër janë në moshë pune. Nga të dhënat rezulton se pjesa më e madhe e qytetarëve të verbër janë të moshës së tretë, kjo dhe për faktin se problemet e shikimit me kalimin e viteve vinë dhe agravohen dhe bëjnë që numri i të verbërve të këtyre moshave të jetë më i madh. Grupmosha e aftë për punë e kategorisë së qytetarëve të verbër rezulton në pjesën më të madhe e dominuar nga meshkujt me 56,2 % dhe më pas femrat me 43,8 %.

Referimet

Redakto
  • www.shvsh.org.al