Shyqyri Ishmi, 1922-1942, Hero i Popullit. Ai mori pjesë në njesitet guerile të Tiranës dhe kreu me sukses disa aksione, falë guximit të tij ai kreu detyra të veçanta. Ai u kap nga fashistët dhe në 22 tetor 1942 u dënua me varje. Shyqyriu u var në Pazarin e Madh të Tiranës. Fjalet e tij të fundit ishin: "Rinia shqiptare i ngjan barit të livadhit që, i kositur, bëhet më i gjallërueshëm, një bie një ngrihet. Poshtë fashizmi"! Akti barabar i varjes së Shyqyriut e ndezi edhe më shumë urrejtjen e popullit per pushtuesin.