Shyqyri Azis Balla
Shyqyri Azis Balla Ka lindur në fshatin Orenjë të Elbasanit. Në vitin 1950 mbaroi Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” e më pas u kualifikua për aviodrejtues në ish-Bashkimin Sovjetik. Kreu detyrën e aviodrejtuesit në Regjimentin e Kuçovës. Në vitet 1966-1968 mbaroi Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm, pas së cilës u emërua Shefi Shtabit i Akademisë së Aviacionit. Ra në krye të detyrës më datë 06.05.1971 gjatë një fluturimi stërvitor natën së bashku me pilotin Kaso Petoshati. Me vendim të Këshillit të rrethit Vlorë datë 24.11.1999 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.