Siberia
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Siberia në kuptimin e gjerë është pjesa aziatike e Rusisë. Në perëndim kufizohet me Uralin, në veri me Oqeanin e ngrirë të veriut, në lindje me Oqeanin paqësor dhe në jug me Republikën popullore të Kinës, Mongolinë dhe Kazakistanin.
Siberia përfshin rreth 2/3 e territorit të Rusisë dhe ka një sipërfaqe 13 milion km2,me popullsi prej 28 milion banore dhe me 2 banore ne km2.Por në kuptimin e ngushtë Siberia perfshinë tokat e ulëta të Siberisë perëndimore, ultësirat e Siberisë veriore, tokat kodrinore të Siberisë qëndrore dhe Siberinë jugore.
Liqenet
RedaktoLiqeni Bajkall me një sipërfaqe prej 31.500 km2 dhe me 1.637 m thellësi dhe vjetërsi rreth 25 mil. vjet është liqeni më i thellë dhe më i vjetër në botë. Ky gjindet në Siberinë jugore.
Lumenjtë të cilët derdhen në Oqeanin e ngrirë të veriut
Redakto- Lumi Ob me 3.650 km gjatësi ka një ujëqitje prej 13.070 m 3 në sekondë. Ky lum ka një pellg të gjatë 1000 km dhe deri në 60 km i gjerë (Obusseni).
- Tshylumi (1.799 km)
- Irtysh (4.248 km)
- Ishim (2.450 km)
- Tobol (1.592 km)
- Jenisei (4.092 km)
- Tunguska (1.865 km)
- Lena (4.400 km)
- Oljokma (1.436 km)
- Aldan (2.273 km)
- Viljui (2.650 km)
- Jana (872 km)
- Indigirka (1.726 km)
- Kolyma (2.129 km).
Lumenjtë të cilët derdhen në Oqeanin paqësor
RedaktoLumi Amur është prej viteve 1858/1860 bashkë me lumin burimor Argun (1.620) dhe me lumin komshi Ussuri kufiri më i madh i Kinës dhe Rusisë. Amuri është 2.824 km i gjatë. Sipas hydrologëve deri në 4411 km.
Klima
RedaktoNë shumicën e regjioneve të Siberisë mbizotëron klima kontinentale, në verë bëhet shumë nxehtë (+40 °C) kurse në dimër bëhet shumë ftohtë (-72 °C). Shumë shpesh në Siberi rrijnë 9 muaj jargonet e borës. Gati e gjithë Siberia gjendet në pjesën e tajgave, por në vendet veriore është e shtrirë në brezin e tundrës, kurse në pjesën jugore tajga bëhet stepë.
Flora dhe Fauna
RedaktoSiberia shtrihet nga veriu në jug në brezin e tundrës, tajgës, stepave malore dhe stepave. Tundra është në shumicën e rasteve rrafsh. Atje më së shumti rriten kaçubet, bari dhe disa lloje të tjera të bimëve shumë të vogla. Edhe tajga (fjala tajg është rusisht dhe d. m. th. mal) është shumicën e rasteve e rrafshët. Në tajgë ka më shumë lisa gjethëmbajtëse dhe moçale. Stepat malore janë pak si kodra dhe këtu ka shumë shpesh erozion, e shtresa e borës është shumë i hollë. Në stepë ka shumë barë (kullosa).
Në brezin e tundrës veriore të Siberisë gjenden këta gjitarë : dreri, ariu polar, fokat, lemingat, dhelprat polare, etj.
Në tajgë mund të shohësh ariun e murrëm, ariun e zi, ujqit, ketrat, dhelprat, kaprrojtë, lepurat, derrat e egër, vjedulla, bukla, etj. Tigrat dhe leopardët janë më shumë të përhapur rreth lumit Amur.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |