Siguria rrugore në Kosovë
Siguria rrugore në Kosove i referohet metodave dhe masave të marrura per parandalimin e fatalitëtëve apo lendimeve serioze. Në keto masa dhe metoda perfshihen rruget e sigurta, ndergjegjesimi dhe informimi i perdoruesve të rruges dhe publikut si dhe ndeshkimin i shkelesve të ligjit.
Të gjithe qytëtaret e Kosoves janë perdorues të rruges si në rolin e drejtuesit të automjetit, kembesorit, biçiklistit apo të pasagjerit, prandaj siguria rrugore fillon nga ata.
Shkaqet e aksidenteve rrugore
RedaktoDrejtimi nën ndikimin e alkoolit/droges, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar, manipulimi i pasigurt me automjet (pakujdesia), mos respektimi i përparsisë së kalimit, parking i pa rregullt, dalja/hyrja nga parkingu, radhitje e pa rregullt-ndrrimi i shiritave, anashkalim/ tejkalim i pa rregullt, mos respektimi i shenjave të komunikacionit, gjendja shendetsore - (semundja-lodhja), ngasja e automjetit në anën e gabuar, dalja nga rruga mbingarkesa-ngarkesa e pa rregullt në automjet, mos mbajtja e distances, ngadalsimi-frenimi i vrullshëm, kthim-rrotullimi levizja mbrapa, kyqje e pasigurt në rruge, kalimi i rruges në vendkalim per këmbësor, mos posedimi i patent shoferit etj.[1]
Shemsedin Hajdari, ekspert i sigurisë tha se një prej shkaktareve të këtyre tragjedive është edukata në familje dhe çdo vozitës në komunikacion duhet të ketë njohuri të shenjave të komunikacionit. Po ashtu, tejkalimi i shpejtësisë është një prej shkaqeve kryesore. Më tej, ai thekson se shkak tjetër mund të jetë edhe infrastruktura, gjithashtu gjendja e automjetit të ngasësve. Ndërsa sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, duhet krijuar institucione për analizimin e aksidenteve dhe përcaktimin e masave për parandalimin e aksidenteve. Gjithashtu, ai shtoi se shkaqet kryesisht janë kushtet atmosferike, rruga, gjendja teknike e automjeteve dhe shpejtësia e tejkaluar.[2]
Statistikat
RedaktoNë vitin 2016 kemi pasur rritje të numrit të aksidenteve për 8.72%, ndërsa numri i të aksidentuarve me fatalitet është rritur këtë vit për 1.57%. Krahasuar me vendet e rajonit, kjo përqindje në vendin tonë për 1 milionë banorë është 6.8%, është më mirë se vendet tjera dhe kjo përqindje është më e vogël, por duhet punuar maksimalisht që të rritet siguria rrugore. Kjo përqindje në Serbi është 7.7%, Maqedonia me 9.4%, Mali i Zi me 11.9%, Shqipëria me 15.1%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina me 17.7%. Ndërsa, nëse këto të dhëna krahasohen me shtetet e Bashkimit Evropian, Kosova eshte më mirë se sa Kroacia, Lituania, Bullgaria etj.[3]
Aksidentet me dëme materiale | Aksidentet me lëndime | Aksidentet me persona të vdekur | Personat e vdekur | Personat e lënduar | |
---|---|---|---|---|---|
2004 | 5,097 | 1,326 | 141 | 170 | 2,053 |
2005 | 10,963 | 2,506 | 145 | 155 | 4,206 |
2006 | 11,436 | 3,013 | 156 | 178 | 4,789 |
2007 | 12,987 | 3,901 | 127 | 139 | 6,264 |
2008 | 11,313 | 3,850 | 118 | 133 | 6,427 |
2009 | 14,330 | 4,730 | 152 | 176 | 7,984 |
2010 | 12,594 | 4,327 | 158 | 175 | 7,731 |
2011 | 18,888 | 4,490 | 130 | 157 | 8,321 |
2012 | 19756 | 4555 | 116 | 121 | 8561 |
2013 | 13878 | 4960 | 104 | 119 | 9817 |
2014 | 10333 | 4876 | 111 | 127 | 9713 |
Gjendja në komunikacionin rrugor gjatë periudhës së regjistruar 2004 deri 2014 flet për rritje të ndjeshme të aksidenteve dhe të numrit të personave të lënduar. Numri i personave të vdekur për një aksident ka ndryshuar gjatë 11 viteve të fundit, duke shënuar shkallë të madhe të ngritjes.[1]
Shoferë | Pasagjerë | Këmbësorë | Biçiklistë | Motorçiklistë |
---|---|---|---|---|
42 | 39 | 44 | 6 | 6 |
Në vitin 2016 kanë vdekur 110 persona gjatë aksidenteve rrugore, kurse në vitin 2017 kanë vdekur 137 që do të thotë numri I fatalitetit është rritur për 23% . Prej 44 kembesoreve, 26 ishin femije (15 me shume se ne vitin 2016).[4]
Masat penale për shkeljen e rregullave të komunikacionit
RedaktoGjobat: Tejkalimi i shpejtesise brenda zones urbane
Redakto- Mbi 50km/h denohet me 300-900€ ose/dhe ndalim i drejtimit te automjetit per 1 vit.
- Prej 30-50km/h denohet me 200-600€ ose/dhe ndalim i drejtimit te automjetit per 6-12 muaj.
- Prej 20-30km/h denohet me 60€.
- Prej 10-20km/h denohet me 40€.
- Prej 5-10km/h denohet me 20€.
Gjobat: Tejkalimi i shpejtesise jashte zones urbane
Redakto- Mbi 50km/h denohet me 200-600€ ose/dhe ndalim drejtimit te automjetit per 3 muaj.
- Prej 30-50km/h denohet me 100-300€.
- Prej 20-30km/h denohet me 40€.
- Prej 10-20km/h denohet me 20€.[4]
Referime
Redakto- ^ a b "Strategjia e Sigurisë Rrugore dhe Plani i Veprimit" (PDF). Ministria e Infrastrukturës. 9 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 11 nëntor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Murtezaj, Xheneta (9 korrik 2018). "Ekspertët flasin për shkaqet e aksidenteve në rrugë". kallxo.com. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 11 nëntor 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Numri i aksidenteve rrugore në Kosovë, brengosës". zeri.info. 31 mars 2016. Marrë më 11 nëntor 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b [www.kosovopolice.com/repository/docs/SHQIP_FINAL.pdf "Për një vit më të sigurt në trafik"] (PDF). Kosovo Police. Marrë më 2018-11-11.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|url=
(Ndihmë!)