Simboli
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Simboli është ajo figurë që paraqet një objekt ose një dukuri me anë të një objekti ose dukurie tjetër, figurë që zëvendëson një fjali me dukurinë ose shenjën e saj alegorike. Prejardhja e simbolit është e njëjtë me atë të paralelizmit figurativ-pra formë e të menduarit primitiv. Në fillim, ai u përdor nga letërsia gojore e popullit dhe, që andej hyri në letërsinë e përpunuar. Simboli , pra shpreh një marrëdhënie të thjesht të procesit të të menduarit, proces në të cilin imazhi (parafytyrim) i një objekti na rikujton një dukuri në asosiacion (shoqërim) ideje ose ngjashmërie.
Disa shembuj të simbolit në letërsinë gojore :
thëllëza që paraqet vashën;
bilbili që paraqet trimin;
shqiptari që mëshiron shqiptarin;
nëna që simbolizon atdheun etj.
Në letërsinë e shkruar Shqipëria nuk simbolizohet vetëm me nënën (P.Vasa,M.Gramemo,F.Noli,D.Agolli etj) por edhe me manushaqen (Naimi), kurse Shqiptari jo vetëm me shqiponjën, por edhe me bilbilin (Mjeda) etj. Simbolet zënë një vend me rëndësi në letërsinë e shkruar. Që nga Rilindja dhe deri në ditët tona, simboli është shfrytëzuar nga shumë poetë " Mori Shqypni, e mjera Shqypni " (P.Vasa), " Shkëndij e diellit ndaj manushaqes " (N.Frasheri) " Vaji i bylbylit " (N.Mjeda), " Shkëndija " (Migjeni), " Nënë Shqipëri " (D.Agolli), " Copëra imazhesh " (I,Kadare) etj.
Shume simbole jane krijuar nga tradita dhe kane hyre ne perfytyrimin e popujve te ndryshme , ngjyra e kuqe gjakun e revolucionit; ngjyra e bardhe simbolizon pastertine shpirterore; dafina fitoren dhe lavdine etj.
Klasifikimi i simboleve:
Simbole te perhershme, qe quhen emblema ( nga greqishtja.emblema "shenje"), dhe perdoren ne kulturen e pergjithshme " Ylli me pese cepat".
Simbole poetike, qe synojne te japin domethenie , te cilat kuptohen vetem ne kontekstin evepres letrare te caktuar.
Simboli është një figurë më kuptim të dyfishtë, e cila paraqet një send, një frymor apo një dukuri nëpërmjet një sendi, një frymori a një dukurie tjetër, që bëhet përfaqësues dhe ngjall lidhje të përafërta. Zakonisht ideja është abstraktë dhe simboli që e përfaqëson atë është konkret, si p.sh. paqen e simbolizon pëllumbi.[1]
Simbol quhet figura artistikë që personifikon në të vërtetë më forcën më të madhe tiparet më karakteristikë të një dukurie, idenë e saj vendimtarë. Shembull :
Harpagoni (personazhi kryesor i komedisë "Koprraci" të Molierit) është simboli i koprracisë, Tartufi (personazhi kryesor i komedisë "Tartufi" të Molierit) është simbol i hipokrizisë.
Simboli ka dalë nda paralelizmi figurativ, sepse është një lloj paralelizmi, por gjysmak. Të simboli ana njerëzorë nuk shprehët, por lihet të nënkuptohet dhe shprehët vetëm ana natyrorë. Koncepti i simbolit është i afërt më atë të alegorisë dhe në disa aspekte edhe më atë të metaforës. Kur simboli humbët kuptimin e tij të pavarur, ai kthehet në alegori.
Simboli u drejtohet më tepër ndjenjave, anës emocionalë, ndërsa alegoria i drejtohet mendjes së lexuesit, arsyes.
Tek simboli theksohet cilësia mbizotëruese dhe nuk merren parasysh cilësitë e tjera.
Shembull :
Të poezia "Himni i flamurit" e Fan Nolit[2], në vargun O Flamur gjak.../o nën' e babë nënkuptohet kombi shqiptar.Flamur-nën'e babë,në këtë stilemë është simbol:flamur-nën'e babë-atdhe.
Referime
Redakto- ^ Lloshi, Xhevat (1999). stilistika e gjuhes shqipe dhe pragmatika. Albas.
- ^ "Hymni i Flamurit". letersishqip.