Simpoziumi
Simpoziumi nga gjuha e lashtë greke, (συμπόσιον symposion ose symposio, nga συμπίνειν sympinein, "për të pirë së bashku") ishte pjesë e një banketi që organizohej pas ushqimit, kur pija për kënaqësi shoqërohej me muzikë, vallëzim, recitale, ose bisedë. Veprat letrare të cilat shoqëronin një simpozium zakonisht ishin Dialogjet e Sokratit, Simpoziumi i Platonit, Simpoziumi i Ksenofonit, si dhe një numër poezish greke siç janë Elegjitë e Theognisit të Megarës. Simpoziumet të cilat janë paraqitur edhe në artin grek dhe etrusk tregojnë skena të ngjashme.[1]
Në kohët moderne, simpoziumi paraqet një konferencë akademike, shkencore ose takim të ngjashëm. Ekuivalenti i një simpoziumi grek në shoqërinë romake është conviviumi latin.