Sindroma Fregoli
Sindroma Fregoli është përshkruar për herë të parë në një seancë kurative ndaj një gruaje 27-vjeçare në vitin 1927 nga psikiatrit P.Courbon dhe G.Fail. Sindroma shprehet si bindje e patundur deluzionale se një person i afërt i pacientit ka marrë një paraqitje tjetër të kamufluar, me qëllim që ta persekutojë pacientin. Është emërtuar bazuar në emrin e një aktori të shquar italian, Luigi Fregoli, i cili ishte i njohur për aftësinë e tij për të bërë kamuflazhe të shpejta në aktrimet nga një skenë teatrale në një tjetër. Në këtë sindromë, shkaktar është përpunimi jo i rregullt i informacionit njohës. Karakterizohet nga hiperaktiviteti i neurotransmetuesit dopaminë.