Sindroma e dridhjes fantazëm
Sindroma e dridhjes fantazëm ose cingrrima iluzionare është ndjesia apo iluzioni që po bie apo dridhet telefoni celular i dikujt, kur në të vërtetë nuk po ndodh.
Cingrrima iluzionare mund të përjetohet teksa bëjmë dush, jemi duke parë televiziorin ose gjatë përdorimit të një pajisje të zhurmshme. Njerëzit janë veçanërisht të ndieshëm ndaj toneve auditive me njësi mes 1.000 dhe 6.000 herc dhe zilet e thjeshta të telefonave celularë shpesh variojnë në këto nivele.[1] Ky diapazon i frekuencave, në përgjithësi, është më i vështirë të lokalizoet në hapsirë, duke lejuar kështu konfuzionin kur dëgjohet nga distanca. Nga ana tjetër vibrimet falso janë kuptuar më pak, dhe mund të jenë pasoja psikologjike apo neurologjike. Disa e krahasojnë këtë efekt me kushtëzimin, si qeni në eksperimentin e Pavlovit. Hulumtuesja Michelle Drouin ka arritur në përfundimin që gati 9 në 10 studentë në shkollën e saj kanë përjetuar cingrrima iluzionare..[2]
Referime
Redakto- ^ Goodman, Brenda (4 maj 2006). "I Hear Ringing and There's No One There. I Wonder Why". The New York Times. fq. 1.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Larry Rosen, Ph.D (7 maj 2013). "Phantom Pocket Vibration Syndrome". Psychology Today. Marrë më 10 shtator 2014.
...According to Dr. Michelle Drouin... 89% of the undergraduates in her study had experienced these phantom vibrations...
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)