Sindromi Savant dhe sëmundja e Autizmit

Sindromi Savant dhe sindroma e Autizmit

Redakto

Sindromi Savant

- Sindromi Savant është i rrallë, por i jashtëzakonshëm. Një gjendje në të cilën personat me paaftësi serioze mentale kanë një "ishull gjenialiteti" që qëndron në kontrast të papërshtatshëm me të metat e përgjithshme.Bartësit e këtij sindromi kanë vështirësi në komunikimin, të kuptuarit e asaj që është transmetuar dhe vështirësi për të krijuar marrëdhënie ndërpersonale. Nga ana tjetër, ka shumë talente, të lidhura kryesisht me një kujtesë të jashtëzakonshme. Te disa njerëz me autizëm vërehen këso lloj aftësishë në shkallë të ndryshme, megjithatë aftësia më e veçantë e savantizmit është gjithmonë e lidhur me memorie masive.Disa nga simptomat kryesore të sindromës Savant janë të vështira për t'u lidhur me të tjerët, rezistencë ndaj metodave të mësimdhënies, vështirësi për të shprehur nevojat e tyre dhe aftësitë e parregullta motorike që shfaqen në fëmijëri.Ekzistojnë tri lloje të Savantizmit: të aftë, mrekulli të talentuar dhe që kanë objekte për t'u marrë me art.
Sëmundja nuk mund te diagnostifikohet lehtë dhe mund të ngatërrohet me autizëm.
Padyshim që njeriu më i njohur me këtë sindrom është një personazh i trilluar Raymond Babbit në filmin "Rain man". Sidoqoftë, inspirimi origjinal për krijimin e këtij personazhi ishte një mashkull që kishte memorizuar 6000 libra dhe kishte njohuri enciklopedike për gjeografi, muzikë, literaturë, histori, sport dhe për nëntë fusha të tjera speciale. Ky njeri mund të mbaj mend të gjitha kodet e qyteteve, hartat, targat e veturave, etj. Ai gjithashtu mund të lexoj me shpejtësi ekstreme duke vrojtuar njëherësh njërën fletë me syrin e djathtë, tjetrën me të majtin.

Çfarë dimë ne?
Pas vrojtimeve të shumta të bëra për disa shekuj, ne dimë se:


  • Kjo gjendje është e rrallë, por një në dhjetë persona autistë tregojnë disa shenja të savantizmit. Në studimet e Rimlandit të bëra me 5400 fëmijë me autizëm, 531 prej tyre u raportuan nga prindërit e tyre që kishin aftësi speciale. Hermelin (2001) tregoi se gjasa që një fëmijë me autizëm të jetë edhe savantist është një ose dy në 200 raste. Përafërsisht 50% e njerëzve me Sindromin Savant kanë çrregullime autizmatike dhe 50% kanë forma të tjera të çrregullimeve mentale
  • Meshkujt janë më të rrezikuar nga Sindromi Savant. Meshkujt tejkalojnë numrin e femrave të prekura nga ky sindrom për një raport 6 me 1.
  • Aftësitë e savantizmit kanë të bëjnë me disa fusha kryesore. Duke marrë parasysh të gjitha aftësitë që mund të jenë në racën njerëzore, është interesant fakti që tek savantistët shprehen aftësi që lidhen me 5 kategori: muzikë (të luaj deri në 22 instrumente), art (skulpturë dhe pikturë), kalkulim i kalendarit (një aftësi mjaftë e rrallë), matematikë dhe aftësi speciale apo mekanike, duke përfshirë këtu kapacitetin e matjeve precize të distancave të caktuara pa përdorur asnjë mjet matës. Ndërsa tjerat aftësi si njohja e shumë gjuhëve të huaja, intensiteti i madh i shqisave të caktuara, matja perfekte e kohës pa orë, etj., vërehen më rrallë.
  • Këto aftësi janë gjithmonë të shoqëruara me memorie ekstreme.
  • Sindromi Savant mund të jetë i lindur ose i fituar. Shumica e aftësive savante hasin në fëmijëri dhe disa të tjera gjatë lindjes. Sidoqoftë, shkathtësitë e "fituara" mund të paraqiten edhe tek njerëzit normal që pësojnë ndonjë lëndim truri gjatë jetës së tyre.
  • Savantizmi nuk zbehet e as nuk zhduket. Trajtimi është i drejtuar për të lehtësuar simptomat me përdorimin e terapisë profesionale, terapi fjalës dhe hippotherapy, të cilat ofrojnë një cilësi të mirë të jetës për pacientët me sindromin dhe familjet e tyre.
  • Nuk ekziston një teori e vetme që mund ti shpjegoj të gjithë savantistët


Semundja e Autizmit

Megjithëse autizmi është identifikuar ne vitin 1943 ende është paaftësi relativisht e panjohur. Por është vlerësuar se më shumë se 1.5% e popullsisë në botë kanë dikë që vuajnë prej çrregullimeve nga spektri autistik. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person pa aftësi të kufizuara. Për këtë shkak është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje. Për shkak se fëmijët me autizëm duken “normalë” njerëzit mendojnë se ata janë të pasjellshëm apo prindërit nuk mund ta kontrollojnë fëmijën. Njerëzit zakonisht e shohin këtë si ‘dështim’.
Ç’është autizmi?
-Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Fëmijët dhe të rriturit me autizm kanë vështirësi të kenë afërsi me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi Aftësitë e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuar. Njerëzit me autizëm shpesh mund të kenë paaftësi të tjera, por çdonjëri me këtë gjendje ka vështirësi të kuptojnë gjërat në botë. Ekziston edhe një gjendje tjetër që quhet sindromi i Asperger, i cili i përshkruan njerëzit me lloj më të lartë të autizmit. Për më shumë informata lexoni fletushkën “Sindromi i Aspergerit”. Realiteti për personin me autizëm është e pështjelluar, një grumbull i ngjarjeve bashkëvepruese, njerëzve, vendeve, tingujve dhe pamjeve. Duket që nuk ka kufi të qartë, rregull apo kuptim për asnjë gjë. Një pjesë e madhe e jetës time e kaloj duke u munduar të gjejë kuptim pas çdo gjëje.
Cilat janë karakteristikat e autizmit
Në përgjithësi njerëzit me autizëm përjetojnë vështirësi në tri mënyra kryesore, këto njihen si treshi i dobësive.

  1. Bashkëveprimi shoqëror (i vështirë me marrëdhënie shoqërore, për shembull duket i ftoftë dhe indiferent për njerëzit e tjerë).
  2. Komunikim shoqëror (vështirësi me komunikim verbal dhe jo verbal, për shembull nuk i kuptojnë plotësisht kuptimin e gjesteve të zakonshme, shprehjeve të fytyrës apo tingullin e zërit).
  3. Imagjinatën (vështirësi në zhvillimin interpersonal të lojërave dhe imagjinatës, për shembull aktivitete të kufizuara imagjinative, mundësisht të kopjuara në mënyrë të shtanguar dhe përsëritëse).

Si shtojcë të treshit të dobësive shpesh si karakteristikë janë edhe sjelljet e përsëritura dhe kundërshtime nëse gjërat e përditshme ndryshohen.
Çfarë e shkakton autizmin?
Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura por studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi. Po ashtu nga studimet është e dukshme që autizmi mund të jetë i lidhur me gjendjet e tjera që ndikojnë në zhvillimin e trurit që ndodhin para, gjatë apo menjëherë pas lindjes së foshnjës.
Diagnoza
Sa më shpejtë që bëhet diagnoza e autizmit aq më shumë ka shans që personi të merr ndihmë dhe përkrahje të duhur. A mund t’ju ndihmohet njerëzve me autizëm? Arsimim i posaçëm dhe përkrahja e organizuar mund të bëjë ndryshim të madh për jetën e personit me autizëm, duke ju ndihmuar për t’i shtuar aftësitë dhe për të arrit potencial të plotë më vonë në moshë Ja çfarë duhet të dini dhe në çfarë duhet të keni kujdes

Autizmi, shenjat paralajmëruese që çdo prind duhet t’i dijë:
Nuk ka lidhshmëri
Edhe nëse janë shumë të vegjël për të folur, fëmijët tipikë bëjnë çmos dhe çfarëdo në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e edukatorëve të tyre. Ata buzëqeshin, lëvizin këmbët dhe duart etj. Një fëmijë që nuk bën ndonjë përpjekje për tu lidhur me të tjerët, mund të jetë autist.
Kontakt i dobët me sy
Foshnjat në moshën dy muajshe, do të duhej të fillonin kontaktin me sy. Gjer në moshën një apo dy vjeç, nëse fëmija juaj duket i painteresuar që ti shikojë gjërat (duke përfshirë edhe gojën), më shumë se sa në sy, kjo është shenjë që tregon që fëmija mund të jetë autist.

Ku janë fjalët?
Guuguu-gaagaa nuk është vetëm gjë e ëmbël. Kjo është një mënyrë me anë të së cilës fëmija juaj u tregon që aftësitë e të folurit po zhvillohen. Nëse fëmija juaj nuk gugon gjer në muajin e gjashtë apo nëse gugon pa kuptim, pasi që është dashur të fillojë ti përdorë fjalët – ai/ajo mund të jenë autist apo të kenë ndonjë problem të ngjashëm.

Nuk i njeh emrat
Fëmija në moshën gjashtëmuajshe, do të duhej të kthej kokën kur dikush e thërret në emër. A i injoron fëmija juaj, thirrjet tuaja apo ju shikon shumë rrallë? Kjo është një shenjë paralajmëruese.
Ma trego buzëqeshjen
Buzëqeshini fëmijës dhe ai do të duhej t`ua kthej po ashtu me buzëqeshje – së paku në shumicën e kohës. Foshnjat e bëjnë këtë që në moshën dymuajshe. Nëse fëmija nuk ua kthen fare buzëqeshjen apo të qeshurat, kjo gjë do të duhej të ju alarmonte.
Vendosja e çuditshme e lodrave
Fëmijët autist shpesh do të bëjnë gjëra të çuditshme me lodrat e tyre. Ndoshta do i rrotullojnë, shkundin apo çmontojnë – dhe këtë do ta bëjnë pa ndonjë kuptim apo dobi.
Lëkundja e duarve
Lëkundja e shpeshtë e duarve pa ndonjë arsye të veçantë është shenjë paralajmëruese e autizmit. Po ashtu, edhe lëkundjet tjera të trupit apo pozitës mund të jenë shenja problematike. A i shtrëngon fëmija juaj shpesh këmbët apo duart? A i kthen shpesh kyçet në duar?
Ecja në gishtërinj
Shumica e fëmijëve ecin në gishtërinj kur ende nuk kanë filluar të ecin vet, apo kur janë përreth tavolinave apo divaneve. Disa fëmijë këtë e bëjnë edhe më vonë, por për argëtim. Por, nëse fëmija juaj ecën në gishtërinj shumicën e kohës, dhe nëse e shihni që nuk po mundet ta përballojë këtë, se thembra po i bie, do të duhej të brengoseni.
Përsëritja e fjalëve
A është fëmija juaj, jehona personale e juaj, duke përsëritur disa fjalë apo të gjitha fjalët që ju thoni? Kjo është shenjë brengosëse. Disa fëmijë më me dëshirë i përsërisin të gjitha që i dëgjojnë nga TV apo reklamat, se sa të fillojnë komunikimin me të tjerët me ndihmën e fjalëve të tyre.
Imitimi
Foshnjat dhe fëmijët e vegjël kanë dëshirë ti imitojnë sjelljet e të tjerëve. Në atë mënyrë mësojnë të buzëqeshin, të hanë, të luajnë. Fëmija me shenja autizmi, i imiton të tjerët shumë rrallë. Në vend të kësaj, ata vetëm vëzhgojnë, dhe nuk imitojnë. Fëmijët autist kur fillojnë ti imitojnë të tjerët, këtë nuk e bëjnë për arsye të lojës shoqërore.

Ekzistojnë edhe disa shenja të tjera, të cilave duhet ti kushtoni vëmendje:

  • Fëmija nuk ka kërkesa, pothuajse asgjë nuk kërkon apo nuk merr ato që i ofrohen, ai shërbehet vetëm me gjërat që do.
  • Nuk frikësohet nga personat e panjohur, ende pa i mbushur 1 vjet.
  • Nuk vë në vëmendje largimin e së ëmës apo personit të afërt nga vendqëndrimi, ende pa i mbushur 2 vjet.
  • Nuk luan lojëra të konvertimit dhe nuk i përdorë lodrat si zëvendësim për gjëra.
  • Shfaq shenja zemërimi pa arsye të veçanta, të qarta.
  • Tregon interes obsesivë për objekte të caktuara dhe stimuj.
  • Lidhet shumë për rutinën ditore dhe nuk i pranon ndryshimet.

  • Natyrisht, si rregull ndonjë nga këto shenja në vetvete, nuk do të thotë ndonjë gjë (ose mund të jetë shenjë e ndonjë çrregullim tjetër), por, në qoftë se ka më shumë shenja, kontaktoni me mjekun tuaj. Sa më parë, aq më mirë. Kjo është e provuar shkencërisht, që ndërhyrja e hershme mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatin e jetës së personave me autizëm

    Referimet

    1.Savant. 2.e Autizmit.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]