Sinjalet rrugore në Shqipëri
Sinjalet rrugore në Shqipëri rregullohen nga neni 39 i Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Këto sinjale ndahen në:
- Sinjale të rrezikut
- Sinjale urdhëruese, të cilat ndahen në:
- Sinjale përparësie
- Sinjale ndalimi
- Sinjale detyrimi
- Sinjale treguese, të cilat ndahen në:
- Sinjale paralajmëruese
- Sinjale të drejtimit
- Sinjale pohuese
- Sinjale të identifikimit të rrugëve
- Sinjale të itenerarit
- Sinjale të qendrave urbane
- Sinjale të emrave të rrugëve
- Sinjale turistike të territorit
- Sinjale të tjera që japin informacion të dobishëm për drejtimin e mjeteve
- Sinjale të tjera që tregojnë impiante dhe shërbime
Sinjalet e rrezikut
RedaktoSinjali | Emri | Shpjegimi |
Rrugë e deformuar | Paralajmëron një pjesë rruge të deformuar. | |
Kurriz në rrugë | Paralajmëron një pjesë rruge me fushëpamje të kufizuar si pasojë e një kurrizi në rrugë. | |
Gropë në rrugë | Paralajmëron një pjesë rruge në formë të lugët. | |
Kthesë nga e djathta | Paralajmëron një kthesë të rrezikshme nga e djathta. | |
Kthesë nga e majta | Paralajmëron një kthesë të rrezikshme nga e majta. | |
Kthesë e dyfishtë, e para nga e djathta |
Paralajmeron disa kthesa të rrezikshme te njëpasnjëshme, nga të cilat e para është djathtas. | |
Kthesë e dyfishtë, e para nga e majta |
Paralajmeron disa kthesa të rrezikshme te njëpasnjëshme, nga të cilat e para është majtas. | |
Kalim në nivel me barriera | Paralajmëron një kalim në nivel të ruajtur me barriera ose gjysmëbarriera. | |
Kalim në nivel, i paruajtur | Paralajmëron një kalim në nivel të paruajtur me barriera apo gjysmëbarriera. | |
Kryqi i Shën Andreas | Tregon se jemi pranë një kalimi në nivel vetëm me një linjë, pa barriera (i paruajtur). | |
Kryqi i dyfishtë i Shën Andreas | Tregon se po i afrohemi një kalimi ne nivel me dy ose me shumë linja, pa barriera. | |
Panelet distancametrike | Vendosen respektivisht 150 m, 100 m dhe 50 m larg nga ndërprerja e linjës hekurudhore me rrugën. | |
Vendkalim i linjës së tramvajit | Paralajmeron një linjë tramvaji brenda ose jashtë qendrave të banuara, të parregulluara me semafor. | |
Vendkalim këmbësorësh | Paralajmëron një vendkalim për këmbësorë, i dalluar me sinjale horizontale. | |
Vendkalim për biçikletat | Paralajmëron një vendkalim biçikletash me sinjale horizontale. | |
Zbritje e rrezikshme | Paralajmëron një zbritje të rrezikshme, duke treguar edhe përqindjen e saj (në këtë rast 10%). | |
Ngjitje e rrezikshme | Paralajmëron një ngjitje të rrezikshme, duke treguar edhe përqindjen e saj (në këtë rast 10%). | |
Ngushtim simetrik i rrugës | Paralajmëron një ngushtim të rrugës nga të dyja anët e saj. | |
Ngushtim asimetrik i rrugës (nga e majta) | Paralajmëron një ngushtim të rrugës nga ana e majtë. | |
Ngushtim asimetrik i rrugës (nga e djathta) | Paralajmëron një ngushtim të rrugës nga ana e djathtë. | |
Urë e lëvizshme | Paraljmëron një urë të lëvizshme. | |
Bankina të dëmutuara | Paralajmëron një pjesë rruge me bankina të pasigurta, të cilat mund të shemben. | |
Rrugë e rrëshqitshme | Paralajmeron një pjese rruge që, në kushte të veçanta të mjedisit ose klimës mund të bëhet një sipërfaqe e rrezikshme në rreshqitje. Mund të shoqërohet me panelet plotësuese: - rrugë e rrëshqitshme për shkak të dëborës | |
Fëmijë në rrugë | Paralajmëron vende ku kalojnë fëmije, si shkolla, kopshte, parqe publike. | |
Kafshë shtëpiake | Paralajmëron një pjesë rruge ku mund të kalojnë kafshët shtëpiake. | |
Kafshë të egra, të lira | Paralajmeron një pjesë të rrugës ku mund të kalojnë papritur, kafshë të egra. | |
Qarkullim në të dy senset e rrugës | Paralajmeron se karrexhata do të bëhet me dy sense lëvizjeje nga një sens lëvizjeje që ishte më parë. | |
Rrethqarkullim | Paralajmëron një kryqëzim të dy ose më shumë rrugëve të rregulluar me qarkullim rrotullues në drejtim sipas shigjetave të treguara në sinjal. | |
Rruga të çon në mol | Paralajmëron se rruga del në një mol, ose dige me rrezikun e rënies në ujë. | |
Materiale të paqëndrueshme në rrugë | Paralajmeron praninë, mbi siperfaqen e rrugës të lëndëve si çakull, zhavorr etj. | |
Rënie gurësh nga e majta | Paraqet rrezikun e rënies së gurëve nga një shkëmb në anën e majtë të rrugës. | |
Rënie gurësh nga e djathta | Paraqet rrezikun e rënies së gurëve nga një shkëmb në anën e djathtë të rrugës. | |
Semaforë verikalë | Paralajmëron një impiant semaforik, brënda ose jashtë qëndrave të banuara, me vendosje vertikale të fenerëve. | |
Semaforë horizontalë | Paralajmëron një impiant semaforik, brenda ose jashtë qëndrave të banuara, me vendosje horizontale të fenerëve. | |
Mjete fluturuese | Paralajmeron mundesinë e zhurmave të forta ose të verbimit të shkaktuar nga fluturimi i avioneve nënje lartesi të vogël. | |
Erë e fortë anësore | Paralajmëron një pjesë rruge në të cilën krijohen erëra të forta anësore. | |
Rrezik zjarri | Paralajmëron kalimin në një zonë veçanërisht të rrezikshme nga ndezja e papritur e zjarrit. | |
Rreziqe të tjera | Paralajmeron një rrezik të ndryshëm nga ata që janë parashikuara në sinjalet e tjerë të rrezikut. Shoqërohet detyrimisht me një panel plotësues me simbol ose një mbishkrim që saktëson natyrën e rrezikut, si për shembull: |
Sinjalet urdhëruese
RedaktoSinjalet e përparësisë
Redakto-
Jep përparësi
-
Ndalo dhe jep përparësi
-
Kryqëzim me përparësi nga e djathta
-
Jep përparësi në rrugët njëkalimshe të alternuara
-
Fundi i të drejtës së përparësisë
-
Kryqëzim me të drejtë përparësie
-
Kryqëzim në formë T-je
-
Kryqëzim në formë T-je
-
Hyrje nga e djathta
-
Hyrje nga e majta
-
Rrugë me përparësi
-
E drejtë kalimi në rrugët njëkalimshe të alternuara