Sintaksa e gjuhes shqipe
Çfarë është sintaksa ?
Sintaksë quhet tërësia e mënyrave të bashkimit në ligjërim të fjalëve të një gjuhe sipas kuptimit e natyrës gramatikore, bashkë me marrëdhënjet e vendosura midis njësive të formuara prej tyre, me rregullsitë perkatëse për të shprehur mendimet e për tua bërë ato të njohura të tjerëve. Sintaksë thirret edhe studimi i këtyre ndërtimeve e raporteve, i rregullave të tyre, teoria, pjesa e gramatikës që merret me të, po ashtu edhe një vepër e caktuar që trajton një lëndë të tillë. Sintaksa përbën, me morfologjinë gramatikën e një gjuhe. Rregullat e saj dalin nga materiali real gjuhësor, nga vezhgimi dhe përgjithesimi i tij. Tipik për gramatikën është karakteri përgjithësues. Ajo bën abstraksion nga elementët konkrete e të veçanta të ligjërimit, që janë të një larmie aq të madhe e të një sasie të pakufishme, përcakton kategoritë e tipare të përgjithshme, ate çka qëndron në bazë të ndyshimit të fjalëve dhe të bashkimeve të tyre, dhe nxjerr andej rregullat. Gramatika është rezultat i një veprimtarie të gjatë abstraktimi, dëshmi e përparimeve shumë të mëdha të mendimit njerëzor.
Sintaksa ka për objekt ligjërimin e lidhur. Fjalët, në procesin e ligjërimit, duke u bashkuar për të shprehur e transmetuar mendimin, hyjnë ne lidhje e në marrëdhënje të ndryshme kuptimore e formale gramatikore. Ndërmjet këtyre lidhjeve e raporteve krijohen njësi të ndryshme sintaksore. Sintaksa studion në rradhë të parë njësite që japin një kumtim të mbaruar a relativisht të mbaruar, të plotë a pak a më shumë të plotë, fjalinë e mëvetsishme dhe periudhën, dhe pjesët përbërëse të tyre, gjymtyrët e fjalisë dhe njësitë kallëzuesore të bashkuara në periudhë, fjalitë. Po ashtu edhe bashkimet funksionale që realizohen në kuadrin e tyre, togfjalëshat e ndërtimet komplekse, edhe raporte të ndryshme që vendosen midis ketyre njësive të ndryshme. Sintaksa si disiplinë gjuhësore ka rëndësi të madhe teorike e praktike. Nëpërmjet fakteve dhe kategorive të saj realizohet funksioni i gjuhës si mjet marrëveshjeje midis njerëzve, si mjet komunikimi, duke u veënë në përdorim edhe të gjitha elementët e mjetet e rrafsheve të tjera të gjuhës. Struktura sintaksore është e lidhur me mendimin më shumë se cdo rrafsh tjetër gjuhësor. Nëpërmjet saj shfaqet konkretisht lidhja dialektike e gjuhës me mendimin, deportohet më thellë në gjuhën e brendëshme të ligjërimit. Nga studimi i sintaksës mesojmë sesi duhet t'i përdorim e ti lidhim fjalët në të folur e në të shkruar, në bazë të ligjeve të gjuhës sonë, për ta shprehur sa më saktë, më qartë e më drejtë mendimin tonë. Çdo gjuhë ka veçoritë e saj sintaksore por ajo ngërthen edhe më shumë elemente të perbashkëtë a të ngjashëm me gjuhë të tjera, sidomos me gjuhët gjenetikisht më të afërta, por edhe me gjuhët të cilat ka qenë a është në kontakt.
Si studim i mënyrave të ndryshme të bashkimit të fjalëve dhe i rregullsive të tyre, sintaksa është një shkencë njëkohësisht përshkruese dhe teorike pergjithësuese. Metodë themelore e studimit të fakteve sintaksore është vëzhgimi i shoqëruar me analizën dhe përgjithësimin e të dhënave të tij. Nëpërmjet tyre veçohen nga rrjedha e ligjërimit, të nxjerra nga burime të caktuara, dukuritë sintaksore që i interesojnë studjuesit. Pastaj ç'del nga shqyrtimi i tyre përgjithësohet nëpërmjet formulimit të përfundimeve që rrjedhin andej. Pra përdoret si pikenisëse metoda induktive, që shkon nga fakte të vecanta konkrete në përcaktimin e vecorive të perbashketa qe dalin dhe, ne baze te tyre, te kategorive e njesive sintaksore. Ne sintakse ka mjaft here elementesh, ndertimesh e njësish sintaksore. Ndër to disa janë shprehëse më të qarta, përfaqësuese më tipike të një raporti sintaksor, të tjera më pak të qarta, jo aq tipike. Përdorimi i zëvendësimit të një shprehjeje, të një dukurie të kategorisë jo aq të qartë jo aq të qartë me një tjetër të qartë, transformimi, zëvendësimi i një trajte, i nje ndertimi, me nje tjeter te barazvlereshem, jep mundesi te kapet sakte e pa luhatje funksioni sintaksor i tyre. Te sjellim ndonje shembull. Peremri pyetes ç ne fjali mund te dale me funksionet sintaksore te kryefjales e te kundrines se drejte : Ç'e solli ate ketu ? Ç'solli ai ketu ? Zevendesimi i tij me nje emer te shquar ne dy ndertimet e mesiperme mund te zbuloje me qarte, me me siguri, ne ndonje rast konkret rolin e tij sintaksor : Nevoja e solli ate ketu ? Bicikleten solli ai këtu ? Të njëvlefshëme sintaksorisht me to. Krahas Luftoi me trimëri mund të themi fare mirë pa asnjë ndryshim sintaksor e kuptimor, Luftoi trimërisht çka e vë edhe më mirë në dukje funksionin rrethanor të menyrës së emrit me parafjalë "me trimëri".
Ne Sintakse bejne pjese : Rrethanori , Kallezuesi , Kryefjala , Percaktori , Ndajshtimi , Kundrinori.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |