Sistemi (Rout-Gateway)
Sistemi Rout dhe Gateway
Sistem i cili shërben për transmetimin e të dhënave nga një rrjetë në një rrjetë tjetër.
Në internet transmetimi direk i të dhënave mund të bëhet vetëm përbrenda nënrrjetit (Subnet). Për transmetimin e të dhënave nga një nënrrjete në tjetrin përdoren llogaritësit që në terminologjinë e kompjuterëve quhen Gateways në të cilët është instaluar programi që zgjedhë rrugën më të shkurtër për transmetimin e të dhënave nga një rrjetë në tjetrin.
Transmetimi i të dhënave ndërmjet nënrrjeteve quhet rrugë (Routing). Rrugët të cilat do të merr transmetimi i të dhënave janë të shkruara në llogaritësin udhëzues (Gateway) në një tabelë të quajtur Tabela e rrugëve (Roting-Tabell).
Kështu nëse të dhënat që ju i bartni nga një llogaritës i vendosur në ShBA nuk do të barten vetëm në një rrugë porse do të jetë e natyrshme nëse një pjesë e tyre të vije nga atlantiku e pjesa tjetër nga ana tjetër e rruzullit, varësish nga ngarkesa e rrjetit dhe tabela e rrugëve.