Sistemi në kibernetikë paraqet një bashkësi e objekteve, relacioneve në mes objekteve dhe të relacioneve në mes atributeve të objekteve që funksionojnë si një tërësi për aritjen e qëllimit të caktuar. Diciplina e kibernetikës e cila meret me studimin e sistemeve quhet Teoria e përgjithshme e sistemeve ose shkurt TPS.

Studimi interdiciplinar i organizimit të fenomeneve, pavarësisht nga substance e tyre, lloji, apo shkalla hapësinore e egzistencës. I hulumton principet e të gjitha eniteteve komplekse dhe modelet që përdoren për ti përshkruar ato.

Elementet e sistemit

Redakto

Sistemi ka pjesë ose elemente të cialt quhen objektet e sistemit. Këto elemente apo pjesë të sistemit në literaturë quhen edhe nënsistemet, segmntet apo komponentet e sistemit. Kur një sistem i madh përbëhet nga më shumë nënsisteme ai quhet supersistem ose system i rendit të lartë.

Llojet e sistemeve

Redakto

Sistemet mund të ndahen në katër kategori kryesore: sistemet natyrale, sistemet organizative, sistemet teknike dhe sistemet shoqërore.

Sistemet natyrale janë të bazuara në ligjet natyrore të këmbimit të materies dhe të energjisë dhe janë të veçantë (unik) në tërë botën.

Sistemet organizative janë të ndërtuar në principe dhe doktrina të caktuara dhe funksionimi i tyre është i bazuar në këmbimin e informacioneve të ndryshme.

Sistemet shoqërore formohen nga njerëzit si sisteme të raporteve në mes njerëzve. Ato formohen dhe funksionojnë sipas koncepcioneve dhe ligjeve të shkencave shoqërore dhe natyrore. Sistemet shoqërore mund të jenë të ndryshme: ekonomike, sociale, politike, juridike, kulturore etj.

Për nga këmbimi i materies dhe i informacionit me rrethinën sistemet mund të ndahen në dy kategori : - Sisteme të hapur . - Sisteme të mbyllura 1. Sistem i hapur është sistemi i cili bën këmbimin e materies dhe informacionit me rrethinën 2. Sistemi i mbyllur është ai sistem i cili nuk bën këmbimin e materies apo të informacionit me rrethinën e tij. P.sh. një sistem i mbyllur është burgu, pasi që të burgosurit nuk kanë dalje nga ky sistem.

Lidhja rivepruese në sistem

Redakto

Sistemet afariste kanë gjithmonë elemente që kanë funksionin e udhëheqjes.

Për tu përcjellur vazhdimisht madhesite e udhëhequra, duhet të ekzistojë lidhja në mes daljes dhe hyrjes së sistemit. Lidhja e këtillë quhet lidhje rivepruese.

Mënyrat e lidhjes së elementeve në sistem

Redakto

Elementet në sistem lidhen në mes varësisht nga algoritmi i cili i referohet strukturës së sistemit.

Mënyrat më të shpeshta të lidhjes së elementeve në sitsem janë

Redakto
  • Lidhja në varg
  • Lidhja paralele
  • Lidhja rivepruese e drejtpërdrejtë dhe
  • Lidhja rivepruese e tërthortë

Sistemet në shkencat informative dhe kompjuterike

Redakto

Në shkencat kompjuterike dhe shkencat informative, sistemi mund të jetë një metodë ose një algoritëm. Për shembull ka sisteme numerike si numrat romak, arab etj.

Sistemet në operacionet kërkimore dhe shkencat e menaxhimit Në operacionet kërkimore dhe shkencat e menaxhimit organizimet janë të para si sisteme njerëzore të komponenteve ndërvepruese siç janë nën-sistemet, proceset dhe strukturat organizative.

Shembuj të sistemeve:

  • Sistem kompjuterik
  • Sistem Informativ
  • Sistem politik
  • Sistem ekologjik
  • Sistemi diellor
  • Sistem gjeopolitik

Etj.

Sistem kompjuterik është një sintezë e harduerit dhe softuerit. Një sistem tipik kompjuterik e detyron kompjuterin të përdorë programe të caktuara për të regjistruar, përpunuar dhe pranuar të dhëna. Kompjuteri personal është një shembull i sistemit kompjuterik.

Sistemi informativ është një diciplinë e cila merret me zhvillimin, përdorimin, aplikimin dhe ndikimin në sistemin informativ. Sipas definicionit të Langefors, Sistem informativ është një medium që implementohet nga teknologjia për regjistrimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e shprehjeve gjuhësore, poashtu edhe për marrjen e përfundimeve nga këto shprehje.