Sistemi Operativ MS-DOS
HISTORIKU
RedaktoNjë ndër sistemet operative më së shumti të përdorura është SISTEMI OPERATIV MS-DOS.
Versioni i parë i këtij sistemi është paraqitur në vitin 1981. Deri më tani janë zhvilluar shumë versione të tij e secili është me i avancuar se parapraku. [1] Sistemi operativ paraqet lidhjen në mes të shfrytëzuesit dhe logjikës bazë të hardwer-it të kompjuterit. Njëherit, sistemi operativ mundëson shfrytëzimin e kompjuterit pa e njohur strukturen e brendshme të tij. Por, njohuria sa më e mirë e sistemit operativ mundëson shfrytëzimin aq me efikas të kompjuterit dhe përshtatjen e tij sa më shumë nevojave të shfrytëzuesit.
STRUKTURA E MS-DOS
RedaktoSistemi MS-DOS përbëhet nga tri nivele ose 'shtresa': [2]
- 1. Nga sistemi bazë hyrës/dalës - BIOS (Basic Input/Output System). Përmes BIOS-it sistemi operativ komunikon me njësitë hardverike të kompjuterit, me monitorin, tastaturen, shtypësin, miun (mousin) dhe me njësitë tjera periferike hyrëse dhe dalëse. BIOS-i në fakt kërkesat e sistemit operativ i kthen në komanda përkatëse përmes të cilave e drejton punën me paisjet hardverike të lartepërmendura.
- 2. Nga funksionet e sistemit - System Functions, të cilat gjenden në pjesën themelore të DOS-it (KERNEL). Kjo është pjesa e DOS-it e cila programeve aplikative u mundëson përdorimin e një varg funksionesh të pavarura nga hardwer-i, siç janë: puna me datoteka dhe shenja, shfrytëzimi i memories, hyrja dhe dalja sipas procedurave të posaçme, realizimi i programit etj.
- 3. Nga procesori komandues, i cili paraqet lidhjen në mes të sistemit operativ dhe shfrytëzuesit. Procesori bën analizen dhe realizimin e komandave të dhëna nga shfrytëzuesi dhe leximin e ekzekutimin e programit nga disku, përmes datotekave të tipit EXE, COM dhe BAT.
AKTIVIZIMI I SISTEMIT OPERATIV MS-DOS
RedaktoPas kyçjes së PC-së lexohet përbërja e diskut dhe aktivizohet sistemi operativ. Pas porosive të konfiguracionit përkates të PC-së, në ekran paraqitet porosia:
C:\> (disku C është aktiv) D:\> (disku ose CD-ja D është aktive) A:\> (disketa A është aktive) B:\> (disktea B është aktive)
me çka tregohet se njësia punuese përkatëse (C,D,A ose B) është aktive.
KOMANDAT THEMELORE TË SISTEMIT OPERATIV MS-DOS
RedaktoNë vazhdim do të ipen disa prej komandave/urdhërave kryesore dhe më së shumti të përdorshme të sistemit operativ MS-DOS.
KOMANDA PER PASTRIMIN E EKRANIT - CLS
RedaktoNëse një pjesë e konsiderueshme e ekranit është e mbushur me porosi të ndryshme, atëherë pastrimi i tij bëhet përmes komandës CLS, dhe atë në formën:
C:\>cls
ku pas realizimit, kursori paraqitet në këndin e epërm të majtë të ekranit duke pritur dhënjen e komandës se re.
NDËRRIMI I NJËSISË AKTIVE
RedaktoKur në ekran paraqitet porosia:
C:\>
nënkuptohet se aktive është njësia/disku C. Pra, aktive është ajo njësi shkronja e së cilës gjendet në anën e majtë të shenjës ">".
Që të aktivizohet njësia/disketa A kur është aktiv disku C, veprohet si më poshtë:
C:\>a: A:\>
Ndërsa, aktivizimi i njësisë/diskut ose CD-se D kur është aktive disketa A, bëhet në formën:
A:\>d: D:\>
Pra, aktivizimi i njësisë përkatese bëhet me shënimin e emrit të njësisë (A, B, C, D) të përcjellur me shenjën ":".
PUNA ME DIREKTORIUME
RedaktoGjatë punes me shumë paket programe është e dëshirueshme që disku/disketa të ndahet në pjesë përkatëse ashtuqë të mos përzihen datotekat e tipeve te ndryshme. Këto pjesë ose hapesira te rezervuara të diskut/disketës quhen DIREKTORIUME. Pra, me direktorium nënkuptohet një pjesë e diskut/disketës në të cilën janë vendosur një grup programesh /datotekash qellimisht të grupuara.
Për shembull për gjuhen programuese FORTRAN do të hapet direktoriumi me emrin "FOR" ose "FORTRAN", per pune me gjuhen programuese BASIC hapet direktoriumi "BASIC" etj.
Poashtu, mund te rezervohen edhe pjese me emra te posacem të zgjedhur nga shfrytëzuesi që të operohet më lehtë, si p.sh. për punë me paket programe për kontabilitet hapet direktoriumi "KONTABILITETI", për punë me programe për studentë hapet direktoriumi "STUDENTI" etj.
Emri i direktoriumit mund te ketë më së shumti 8 shenja, pa i përdorur shenjat speciale, sic jane: . , \ ? * : ; > <.
KRIJIMI I DIREKTORIUMIT TË RI (MAKE DIRECTORY) - MD
RedaktoNëse dëshirohet të bëhet grupimi i disa datotekave ose instalimi i një paket-programi, atëherë është e dëshirueshme të hapet një direktorium i ri, të cilin do ta gjenim shumë lehtë gjatë hulumtimit të shënimeve përkatëse.
Krijimi i një direktoriumi, psh. me emrin "STUDENTI", bëhet në formën:
C:\>md studenti
Se a është krijuar direktoriumi me emrin e dëshiruar ne do ta vërtetojmë përmes shfletimit të përmbajtjes së direktoriumit aktiv:
FSHIERJA E DIREKTORIUMIT (REMOVE DIRECTORY) - RD
RedaktoNëse duam që ta fshiejmë një direktorium ekzistues, duhet pasur parasysh se së pari duhet pastruar tëre përmbajtjen e tij, pra së pari duhet fshirë të gjitha datotekat nga direktoriumi. Fshierja e direktoriumit realizohet me komandën RD, psh. fshierja e nëndirektoriumit "USHTRIME", i cili është i zbrazët bëhet në formën:
C:\>cd studenti C:\PROJEKTI>rd ushtrime
Duke ditur se "USHTRIME" është nëndirektorium i "PROJEKTI", së pari kalojmë në këtë direktorium e pastaj e fshiejmë nëndirektoriumin në fjalë.
Për rastet kur direktoriumet nuk janë të zbrazëta e duhet të fshihen do të bëhet fjalë më vonë.
PUNA ME DATOTEKA
RedaktoDatotekë ( në gjuhën angleze FILE) do të quhet programi ose dokumenti i realizuar në njërin nga paket-programet. Secila datotekë e ka emrin dhe tipin e vet. Në të shumtën e rasteve vet paket-programi ia ven tipin datotekës së emruar nga shfrytëzuesi, por nganjëherë mund të jetë edhe pa tip. Varësisht se cili është qëllimi i shfrytëzuesit, datotekat mund të kopjohen, t'u ndërrohet emri ose të fshihen sipas nevojës. Andaj varësisht nga procedura përdoren edhe komandat përkatëse.[4]
KOPJIMI I DATOTEKAVE - COPY
RedaktoPërmes kësaj komande krijohet një kopje e re e datotekës ekzistuese me të njëjtin emër në një njësi ose direktorium tjetër ose me emër të ri. Mundësitë e ndryshme të përdorimit të kësaj komande do të spjegohen mëposhtë përmes shembujve.
1. Kopjimi i datotekës me emër të njëjtë në direktorium tjetër
Shembull: Të kopjohet datoteka PROJEKTI01.BAS në direktoriumin "PROJEKTE" me të njëjtin emër.
C:\>copy projekti01.bas c:\projekte 1 file(s) copied
Me këtë rast sistemi operativ është urdhëruar "të kopjoj (copy) datotekën PROJEKTI01.BAS në direktoriumin përkatës (c:\projekte)".
2. Kopjimi i datotekës me emër të ri në direktorium tjetër
Shembull: Të kopjohet datoteka PROJEKTI01.BAS në direktoriumin "TEKNOLOGJIA" me emër të ri
PROJEKTI02.DAT.
C:\>copy projekti01.bas c:\teknologjia\projekti02.dat 1 file(s) copied
3. Kopjimi i datotekës me emër të ri në direktoriumin e njëjtë
Shembull: Të kopjohet datoteka VETE1.FOR në direktoriumin e njëjtë me emër të ri
VETER.TXT.
C:\>copy vete1.for veter.txt 1 file(s) copied
Me këtë rast sistemi operativ është urdhëruar "të kopjoj (copy) datotekën VETE1.FOR në të njëjtin direktorium me emrin e ri VETER.TXT".
NDËRRIMI I EMRIT OSE RIEMRIMI I DATOTEKËS (RENAME) - REN
RedaktoKur paraqitet nevoja e ndërrimit të emrit të një datoteke përdoret komanda REN.
Shembull: Të riemrohet datoteka PEMA1.TXT në PEMA.DAT në të njëjtën njësi.
1. Kur datoteka gjendet në disk
C:\>ren pema1.txt pema.dat
2. Kur datoteka është në disketë
A:\>ren pema1.txt pema.dat
FSHIRJA E DATOTEKËS - ERASE OSE DEL (DELETE)
RedaktoPër fshirjen e një datoteke ose një grupi datotekash përdoren komandat ERASE ose DEL, që kanë funksion të njëjtë.
Fshirja e datotekës nga njësia e cila edhe është aktive
Shembull: Të fshihet datoteka PROJEKTI2013.DOC kur vetë njësia në të cilin gjendet është aktive.
1. Fshirja nga disku C
C:\>del projekti2013.doc
2. Fshirja e datotekës nga disketa
B:\>del projekti2013.doc
SHFLETIMI I PËRBËRJES SË DATOTEKËS NË EKRAN - TYPE
RedaktoKur dëshirohet që sipërfaqësisht të shfletohet përbërja e një datoteke në ekran, para se të punohet ose para se të bëhet shtypja e saj në shtypës (printer), përdoret komanda TYPE dhe ate në formën:
C:\>type projekti09.txt
ose shfletimi i një datoteke nga disketa, bëhet si vijon:
C:>type b:projekti09.txt
Nëse datoteka ka përbërje të gjatë, atëherë gjatë shfletimit të saj shtypet tasteri PAUSE për ndalje të përkohshme, vazhdimi bëhet me shtypjen e cfarëdo tasteri. Poashtu, shpesh gjatë shfletimit shfaqen shenja speciale me cka nënkuptohet se datoteka në fjalë është mirë të shfletohet në paket-programin përkatës.
SHTYPJA E DATOTEKËS NË SHTYPËS (PRINTER) - PRINT
RedaktoShtypja e përbërjes së datotekës në shtypës realizohet në formën:
C:\>print
me c'rast përcaktohet porosia e cila kërkon të përcaktohet njësia dalëse për shtypës (LPT1, LPT2, PRN) dhe bëhet aktivizimi i bibliotekës për shtypje. Më tutje shënohet emri i datotekës që duhet shtypur në shtypës:
C:\>print projekti63.txt
Shtypja mund të realizohet edhe me kombinimin e komandave TYPE dhe PRN në formën:
C:\>type projekti63.txt>prn
AKTIVIZIMI I KARTELËS GRAFIKE - GRAPHICS DHE GRAFTABL
RedaktoQë në ekran të paraqiten vizatimet, gjegjësisht grafikët, duhet të aktivizohet kartela grafike dhe atë në formën:
C:\>graphics ose C:\>graftabl
Ka raste kur kartela është vec e aktivizuar, andaj na lajmërohet porosia se "ajo është veç aktive".
RREGULLIMI I DATËS - DATE
RedaktoNëse për shkaqe të ndryshme data ka humbur ose është shkruar gabimisht, rregullimi i saj bëhet në formën:
C:\>date
ku në ekran na paraqitet data ekzistuese, për përmirësim ipet data e re në formën e treguar në ekran.
RREGULLIMI I KOHES - TIME
RedaktoNëse për shkaqe të ndryshme koha ka humbur ose është shkruar gabimisht, rregullimi i saj bëhet në formën:
C:\>time
ku në ekran na paraqitet koha ekzistuese, për përmirësim ipet koha e re në formën e treguar në ekran.
Poashtu, ekzistojnë edhe komanda tjera përmes të cilave mund të hulumtohet disku, si CHKDSK ose FDISK.