Sistemi i Informimit te Studentëve (SIS)


Institucionet arsimore çdo vit përballën me numër të madh të studentëve nga vënde të ndryshme, ambiente dhe shoqëri të ndryshme, secili nga këta kanë qëllimet dhe interesat e veqanta, aftësi dhe sjellje të ndryshme nga njëri tjetri, kështuqë përshtypja e mësuesit për çdo student do të jetë e improvizuar dhe rezultatet nuk do të jenë të garantuara për të dhe për studentët, gjë qe nuk do të zgjidhte problemët e mundëshme. Me anë të sistemit të ashtuquajtur SIS (Sistemi i Informimit te Studentëve) ekziston një kontakt i ndërsjellë i nxënësit dhe pedagogëve, në një mënyrë të përshtatshme për të vlersuar aftësitë dhe sjelljët e studentëve, nga përspektiva të ndryshme. Sistemi për informimin e studentëve është një aplikacion i softuerit për institucionet arsimore për të menaxhuar të dhënat dhe informacionet e studentëve. Një SIS ndihmon institucionet për të menaxhuar operacione të ndryshme duke përfshirë të dhënat e studentëve, te dhënat administrative dhe operacione për mbledhjën e fondeve. Gjatë zbatimit të SIS për të menaxhuar nevojat e përditshme shkollore, mësimdhënësit dhe administratorët mund të kursejnë kohë dhe të kenë qasje të menjëhershme në një shumëllojshmëri të dhënave të studentëve. Këto sisteme janë të nevojshme për të gjitha palët e përfshira në arsim - prindërit, fëmijët, mësuesit, administratorët, etj. Një SIS lejon prindërve një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të komunikuar me mësuesit e fëmijëve të tyre apo të administratës së shkollës. SIS lejon qasje të drejtëpërdrejtë në detajet rreth fakultetit, njoftime të ndryshme akademike, na mundëson shqyrtimin e të gjitha aktiviteteve që ndodhin në kolegj, raporte të ndryshme dhe pyetje që mund të gjenerohën bazuar ne mundësitë e gjëra lidhur me studentët, respektivisht fakultetit siq janë provimet, semestrat, lëndët, çertifikimet, vijuëshmëria, etj. Sistemi i menaxhimit të SIS është në nivelët me të mira të sigurisë bashkëkohore, kryesisht janë implementuar masat më të avancuara të sigurisë në server, kod dhe database, çdo e dhënë ëshë e mbrojtur dhe për çdo ndryshim apo modifikim sistemi gjeneron raporte për përdoruesin i cili e kreu këtë ndryshim dhe udhëzime te detajuara për çdo veprim. Sistemi i Informimit të Studentëve mundëson aksesim në kohë reale të informacionit në lidhje me studentët, pedagogët, universitetin, lëndet, oraret e mësimit, notat dhe informacione të tjera të universitetit. Nëpermjet sistemit të Informimit të Studentëve studentët kanë mundësi të aksesojnë lëndet e çdo semesteri , të dërgojnë detyrat, të komunikojnë me pedagogët dhe të planifikojnë lëndet e dëshiruara për çdo semester, të shikojnë orarin mësimor, të komunikojne me grupet e interesit student pedagog, komunikim me sekretarinë etj. (SIS) është një sistem i sugjeruar dhe i zhvilluar për t'u marrë me të dhëna dhe informata në mënyrë të dobishme duke përdorur TI (Teknologjia e informacionit). Sistemi i tanishëm është në zemër të pothuajse të gjithë veprimtarisë administrative në lidhje me informimin e nxënësve dhe stafit të cilët përdorin sistemin për shfletim, përditësimin dhe mbajtjen e shënimeve të studentëve. Ky sistem softuerik është i dizajnuar me potencial të aplikimëve të ndryshme duke filluar nga menaxhimi i thjeshtë i regjistrave të studentëve në shkollë, për menaxhimin e të gjitha funksionëve administrative te një universiteti apo një zinxhir të institucionëve arsimore. Edhe pse objektivi kryesor i këtij sistemi inteligjent i menaxhimit të informacionit është që të trajtoj çështje të ndryshme në lidhje me administrimin nga studentët dhe mësuesit, ajo gjithashtu ofron një përspektivë më të gjërë, duke siguruar një zgjidhje të plotë të menaxhimit të informacionit duke ofruar sistemet më aktuale, inteligjente informative. Sistemet aktuale të informacionit të studentëve janë te dizajnuara në menyrë të tillë që të siguroj të gjithë informacionin e plotë në jo më shumë se tri nivele të ekranit me aplikimet e përshtatura me një logo te vetme.


Me këtë sistem të menaxhimit të informacionit nxënësi integron në mënyrë efikase të gjitha funksionet e menaxhimit të informacionit te një institucioni të drejtë nga niveli i nxënësit deri në nivelin e zyrës së regjistrimit. Një sistem inteligjent informacioni mundëson të gjitha funksionet e kontabilitetit dhe të faturimit dhe njëkohësisht menaxhimin e kërkesave akademike të studentëve dhe administratës, që përfshijnë funksionet si mbajtjen e një libri të përgjithshëm, faturimit për studentët, të gjitha detajet e pagueshme dhe të arkëtueshme, financimin e projektit dhe detaje tjera të kontabilitetit. Sistemi i Informacionit të Studentëve lehtëson regjstrimin e të gjitha detajëve të komunikimit me studentët, dhe përdorimin e tij në të ardhmën. Qëllimet kryesore në të cilat mbështetën objektivat funksionale të Sistemit të Informacionit të Studentëve janë - Aktivizimi i vetë-shërbimit për studentët që të kryejnë funksione themelore administrative. Integrimi dhe mbështetja e të mësuarit dhe mësimdhënjes me mundësi bashkëkohore teknologjike, sigurimi i integritetit të të dhënave, privatësisë dhe sigurisë së qasjës në një mjedis të hapur, mbështetje institucionit dhe stafit të cilët kryejnë funksione bazë dhe komplekse përmes procesëve të punës, dhe procedurave të tjera. Shumica e sistemëve informative të studentëve janë krijuar me një objektiv për të ruajtur të dhënat e informacionit të cilësisë dhe ti bëjnë ato në dispozicion si një sistem i integruar. Përdorimi i sistemeve të tilla online të informacionit administrativ dhe të studentëve rrit efikasitetin funksional të një institucioni dhe përmirëson proceset e vendim-marrjes në kohë në të gjitha nivelet. Disponueshmëria e një sistemi të të dhënave të studentëve që përmban të gjitha detajet e informacionit në një burim të vetëm mundëson filtrim të lehtë të informacionit të duhur.

Lum Dakaj 2014/15 Universiteti Mbretëror Iliria / Shkenca Kompjtuerike