Sistemi muskulor
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Sistemi muskulor është tërësia e muskujve të trupave të gjallesave të gjalla dhe bëjnë të mundshëm lëvizjen e tyre.
Muskujt se bashku me skeletin e formojne sistemin lokomotor.Muskujt punojne me tkurrjen e tyre dhe shtrirjen e tyre.Muskujt jane te lidhur per periostin e ashtit me tetive.Muskujt punojne ne cifte muskulore antagoniste.Llojet e muskujve jane terthoro-vijor,muskujt e lemuet dhe muskuli i zemres.Muskujt terthoro-vijor jane muskujt e krahut te ndare ne biceps dhe triceps.Sistemi muskulor përbëhet prej qelizave të specializuara të cilat quhen fije. Funksioni mbizotërues i tyre është kontraktimi. Muskujt të cilat janë të lidhur me eshtra ose organe të bredshme ose enë gjaku janë përgjegjës për lëvizje. Pothuajse të gjitha lëvizjet në trup rezultojnë nga kontraktimet muskulore. Përjashtim kësaj janë veprimi i cilia, flagellum në qelizat e spermës, dhe lëvizjet e amoeboidit në disa rruza të bardha të gjakut. Veprimi i integruar i nyjeve, eshtrave, dhe muskujve të skeletit prodhojnë lëvizje siç janë vrapimi dhe ecja. Muskujt e skeletit gjithashtu prodhojnë lëvizje më të ndërlikuara të cilat rezultojnë në shprehje të ndryshme të fytyrës, lëvizjet e syve dhe frymëmarrje. Përveq lëvizjeve, kontraktimet muskulore gjithashtu sigurojnë funksione me rrëndësi të trupit siç është qëndrimi, stabiliteti i nyjeve, prodhimi i nxehtësisë. Qëndrimi siç është ulur apo në këmbë mbahet nga kontraktimet muskulore. Muskujt e skeletit kontraktojnë vazhdimisht për ta mbajtur trupin në pozitë statike. Tendonat e shumë muskujve zgjatet mbi nyjet dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në stabilitetin e nyjeve. Kjo është veqanërisht evidente në nyjen e krahut dhe gjurit ku tendonat e muskujve janë faktorë të mëdhejnë në stabilizimin e nyjeve. Prodhimi i nxehësisë, për të mbajtur temperaturën e trupit, është e rëndësishme nga një produkt i metabolizmit të muskujve. Pothuajse 85% e nxehtësisë të prodhuar në trup është rezultat i kontraktimeve muskulore.
Muskuli dykrerësh ose bicepsi i cili ka perberje qelizore ndijore(m. biceps brachii) - përbëhet prej dy krerëve: krerit të gjatë dhe të shkurtë. Kreri shkurtë (caput longus) origjinën e ka në procesin acromion të shpatullave (scapula), ndërsa lidhet me ashtin rezor të parakrahut (radius), kreri i shkurtë (caput brevis) origjinën e ka në procesin coracoid të shpatullave (scapulae), ndërsa lidhet me ashtin e parakrahut rezor (radius). Muskuli biceps brachii shtrihet në pjesën e përparmë të ashtit të pjesës së sipërme të duarëve (humerus) dhe përbën afërsisht 1/3 të e masës muskulore të pjesës së sipërme të duarve. Muskuli bicep është ndër muskujt më të famshëm në trup, kur ndokush ju pyet ti tregoni muskujt, ai nuk ka kërkuar nga ju që ta lakoni muskulin e kofshëve, por dëshiron ta shoh muskulin tuaj biceps. Funksioni primar i muskulit biceps është për ta lëvizur parakrahun në drejtim të krahut, (lakimi i bërrylit). Funksioni i dytë i muskulit biceps është për supinacion të parakrahut duke e kthyer atë me shuplakë nga lartë
Muskulatura e skeletit ka strukturë simplastike, pra ajo nuk ndërtohet nga struktura qelizore, por nga fije muskulore brenda të cilave vendoset një numër i madh bërthamash.
Muskuli skeletik
Njesia me e vogel funksionale dhe ndertimore e muskulit eshte sarkomeri, i cili ndertohet nga kombinimi i fijeve te ndritshme te aktines dhe fijet e erreta te miozines.Aktina ndertohet nga dy fije proteinike te mbeshtjella se bashku ne forme spirale gjithashtu rreth saj mbeshtillet nje fije tropomiozine dhe molekula troponine te cilat bllokojne sitat aktive te saj, ndersa miozina ndertohet nga trupi dhe kokat globulare te saj te cilat sherbejne si enzime ATP-aze.
SI NDODH TKURRJA NE MUSKULIN SKELETIK?
1) Nxitja vjen ne muskul permes neuroneve motore(levizore) te cilat bejne sinaps me membranen e qelizave muskulore prej kendej formohet pllaka neuromuskulore, nje muskul ka shume pllaka te tilla te cilat ngacmohen njekohesisht dhe bejne qe muskuli te tkurret njetrajtesisht.
2) Gjate sinapsit nga butoni parasinaptik(aksoni i neuronit motor) clirohet nje neurotransmetues i quajtur Acetilkoline (ACH). Ne membranen e qelizes muskulore ka receprore specifike per acetilkolinen te cilet hapin kanale per te, se bashku me kanalet per ACH hapen kanale dhe per jonet Natrium te cilat ne drejtim te gradientit do te hyjne ne qelize dhe do te lind nje potencial veprimi(membrana do te dapolarizohet) jonet e Natriumit do te tentojne te arrijne potencialin e vet te ekuilibrit(+60mv).
3) Pas lindjes se potencialit te veprimit me ane te tubujve T ose tubujve transversale( invaginime/thellime te membranes qelizore qe arrijne deri te retikulumi sarkoplazmatik) jonet e Kalciumit (Ca++) te depozituara ne retikulum do te dalin drejt membranes.
4) Jonet e Ca do te bejne te mundur largimin e fijeve proteinike te troponines dhe tropomiozines nga sitat aktive te aktines.
5) Lirimi i sitave te aktines ben te mundur lidhjen e kokave globulare te miozines te keto sita ose qendra aktive.
6) Pas lidhjes ndryshojne forcat intermolekulare dhe kokat e miozines qe veprojne si enzime ATP-aze do te zberthjne nje molekule ATP ne ADP dhe Pi (adenozidifosfat dhe fosfat). Energjia e perftuar nga kjo do te shkaktoje nje goditje fuqie e cila do te beje qe kokat globulare te miozines te ndryshojne kendin dhe te terheqin fijet e aktines drejt qendres, gjatesia e sarkomerit zvogelohet dhe muskuli tkurret.
7) Pas zberthimit te molekules se pare te ATP-se ne kokat globulare do te lidhet nje tjeter molekule ATP e cila do te beje shkeputjen e kokave nga qendrat e aktines. Kokat globulare do te kthehen ne pozicionin e meparshem gati per tu lidhur serish me nje qender tjeter aktine dhe per te ndodhur serish goditja e fuqise. Ky eshte nje cikel i vazhdueshem i cili perseritet disa here, sa here qe ne qelizat muskulore vjen nje impuls/nxitje.
PERIUDHA REFRAKTARE DHE TETANIA
Periudha refraktare absolute eshte intervali i kohes gjate te cilit nje muskul nuk mund te rieksitohet apo ti bindet nje stimuli tjeter sado i fuqishem te jete ai stimul apo impuls.
Periudha refraktare relative eshte intervali kohor gjate te cilit muskuli mund te marre nje stimul te ri vetem neqoftese ky stimul e kalon pragun kritik (pra eshte stimul i mbipragut) dhe qelizat muskulare jane ne fund te deplarizimit pra jane shume prane relaksimit.
Tetania shkaktohet nga rritja e frekuences se tkurrjeve muskulore, kur rritet frekuenca tkurrja pasardhese i shtohet pjeserisht tkurrjes para saj, nuk respektohet periudha refraktare, muskuli merr impulse ose stimuj te mbipragut te njepasnjeshem dhe tkurrjet nuk arrijne te shkojne deri ne fund, ndodhin potenciale veprimi dhe depolarizime te njepasnjeshme muskuli nuk relaksohet as nuk eshte i afte te kryeje pune por peson ate qe ne e quajme tetani, muskuli fibrilon ose dridhet.
Indi muskulor, përberja:
RedaktoIndi muskulor është një nga indet më të përhapura, në të cilin nuk mund të kuptohet jeta në organizmat shtazore. Nëpërmjet tij nuk realizohet vetëm zhvendosja e organizmit në hapësirë, por kryhen edhe shumë lëvizje të tjera te brendshme, sikurse që janë tkurrjet e zemrës, frymëshkëmbimi, peristaltika e zorrëve etj. Pra vetia kryesore e këtij indi është aftësia për tu tkurrur. Drejtimi I tkurrjes shkon sipas drejtimit të vetë fijes apo qelizës muskulore. Ekzistojnë tre tipa të indit muskulor:
- muskulatura e lëmuar,
- muskulatura e vijëzuar (e skeletit) dhe
- muskulatura e zemrës, që konsiderohet si formë e ndërmjetme e dy tipave të parë.
Muskulatura e lëmuar dhe muskulatura e zemrës ndërtohen nga qeliza muskulore, ndërsa e skeletit ndërtohet nga fije (fibra) muskulore qe janë formacione makroskopike të gjata sa vetë muskuli.
Në muskulaturën e zemrës dhe të skeletit, të parë ne mikroskop, mund të dallohen disa vijëzime me vendosje të tërthortë, ndërsa ne muskulaturën e lëmuar këto formacione mungojnë, prandaj kjo muskulaturë quhet e lëmuar. Nga ana funksionale është e rëndësishme të theksohet se muskulatura e skeletit tkurret në mënyrë të vullnetshme, ndërsa muskulatura e lëmuar dhe ajo e zemrës tkurren në mënyrë të pavullnetshme. Dallimet ndërmjet tipave të muskulaturës do t’i përmendim pasi të jemi njohur me ndërtimin e tyre. Disa formacione të qelizës apo fijes muskulore kanë një terminologji të veçantë. Kështu membrane qelizore ose plasomela këtu quhet sarkoleme, sitoplazma sarko plazmë, rrjeta endoplazmatike rrjetë sarkoplazmatike, ndërsa mitokondriet-sarkozome.
- Muskulatura e lëmuar
(Texus muscularis glaber) Muskulatura e lëmuar ndërtohet nga qeliza në formë boshtore që quhen miocite. Nga jashtë ato vishen prej një membrane shumë të hollë (sarkolema) që në mikroskop të zakonshëm nuk mund të shihen. Në qendër të miocitit vendoset bërthama qe ka formë boshtore, pra i përgjigjet formës së jashtme të qelizës. Në mes të sarkolemës dhe të bërthamës shtrihet citoplazma (sarkoplazma) me ngjyrë të kuqe. Miocitet në skajet e tyre mund të ndahen në dy degë për tu lidhur me qelizat fqinje. Në skarkoplazmë vendosen disa fije shumë të holla që janë mioflamentet, të cilat marin pjesë aktive ne procesin e tkurrjes. Mioflamentet vendosen paralel me gjatësinë e miocitit. Gjatësia e qelizës ndryshon sipas organit ku vendoset psh: në enët e gjakut kanë gjatësi rreth 20 mikrometër, në zorrë rreth 200 mikrometër, në mitër (gjatë periudhës së barrës) miocitet mund të arrijnë një gjatësi prej 500 mikrometër. Gjatë tkurrjes miociti shkurtohet dhe trashet, kurse bërthama përdridhet në formë të spirales. Në prerje të tërthortë miocitet paraqiten me diametër të ndryshëm. Në rast se prerja kalon në qendër të qelizës, pra në nivel të bërthamës, diametri është më i madh, kurse prerja e bërthamës paraqitet e rrumbullakët. Në nivele tjera diametri është më i vogël dhe nuk përmban bërthamë. Në disa organe, si psh. Në zorrë, muskulatura e lëmuar vendoset në dy drejtime: gjatësore dhe tërthore. Në këtë rast miocitet mund të shihen ne të dyja prerjet. Zakonisht miocitet qëndrojnë shumë afër njëra-tjetrës sa që është shumë vështirë të vërehet kufiri mes tyre. Për t’i dalluar ato na ndihmojnë bërthamat e qelizave, të cilat gjithmonë shihen mirë. Grupe qelizash me pozicion të njetë ndahen prej njëri-tjetrit nga një rrjetë prej indit lidhor fijeshkrifët, qe quhet endomisium. Kjo rrjetë mund të shifet edhe ndërmjet miociteve. Tufat muskulore rrethohen nga një shtresë e hollë e indit fijeshkrifët që quhet permisium, ndërsa krejt muskuli vishet nga jashtë nga epimisium. Në mikroskop elektronik mund të vërehet se sarkolema e miocitit bën disa palosje (invaginime) me drejtim të sarkoplazmës. Në disa raste këto palosje marrin formë të rregullt, duke krijuar disa formacione të veçanta, që quhen kaveole (caveole). Kohët e fundit eksizoton mendim se të gjitha këto struktura së bashku janë analoge me sistemin e tubulit T që është karakteristik për muskulaturën e skeletit. Lidhja e qelizave fqinje bëhet sipas tipit nexus. Këto zona nuk shërbejnë vetëm për bashkimin e qelizave, por edhe si vend kalimi për ngacmimet (impulset) nga një qelizë në tjetrën. Muskulatura e lëmuar është e specializuar për tkurrje të vazhdueshme, por me një forcë relativisht më të dobët se sa muskulatura e skeletit. Kjo tkurrje është veti e lindur e miocitit, por që të realizohet duhet edhe pjesëmarrja e sistemit nervor autonom, e hormoneve, si dhe disa metaboliteve lokale të cilat modulojnë tkurrjen sipas kërkesave funksionale të organit ku ndodhet kjo muskulaturë. Kështu psh., muskulatura e lëmuar e zorrëve bën tkurrje të vazhdueshme ritmike, që formojnë peristaltikën e zorrëve të domosdoshme për përcjelljen (shtytjen) poshtë masave ushqimore. Tkurrja e muskulaturës së lëmuar dallohet nga tkurrja e muskulaturës së skeletit. Jo vetëm se është e pavullnetshme, por edhe se ajo bëhet më me ngadalë dhe jo menjëherë pas marrjes së ngacmimit. Periudha prej marrjes së ngacmimit deri në tkurrje zgjat 0.2-0.8 sek., kjo quhet periudha latente. Duke qenë se muskulatura e lëmuar tkurret më me ngadalë, ajo humbet me pak energji dhe nuk lodhet aq shpejt sa muskulatura e skeletit.
- Muskulatura e vijëzuar
(Textus muscularis transversostriatus) Në muskulaturën e vijëzuar ose të skeletit, përveç muskujve që lidhen me skeletin, bëjnë pjesë edhe disa muskuj tjerë të vullnetshëm, si : muskujt e gjuhës, të faringut, laringut,të anusit etj. Muskuli i zemrës, megjithëse është i vijëzuar, do të studiohet në vete, pasi ka dallime morfologjike që e bëjnë të qëndrojë mes muskulaturës së vijëzuar dhe të lëmuar.
Ndërtimi i fijes muskulore
RedaktoNë muskulaturën e vijëzuar, me mikroskop të zakonshëm, në secilën fije (fiber) mund të dallojmë disa vijëzime me pozicion të tërthortë (transversal) me gjatësinë e fijes. Ndërmjet vijëzimeve duken hapësira të bardha ose të qarta. Vijëzimet quhen disqe të errëta, ndërsa hapësirat mes tyre quhen disqe të qarta. Bërthamat vendosen ne periferi të fijes. Gjatësia e fijës ndryshon në varësi të muskulit ku vendoset. Kështu psh., në muscul sartorius secila fije arrin gjatësinë rreth 45 cm, pra sa është i gjatë edhe vet ky muskul. Ata kanë formë të një cilindri me skaje të rrumbullakosura. Fijet muskulore ndahen nga njërtra- tjetra prej endomisiumit, ndërsa tufat apo fashikujt muskulor rrethohen nga perimisium. Krejt muskuli vishet nga epimisiumi. Enët e gjakut dhe fijet nervore prej epimisiumit depërtojnë në perimisium dhe endomisium. Nga madhësia e fashikujve mund të gjykohet për funksionin që e kryejnë muskujt të veçantë. Kështu psh., në muskujt qe kryejnë lëvizje të imta dhe tepër të kontrolluara, sikurse janë muskujt e jashtëm të syrit, fashikujt janë më të vegjël, ndërsa endomisiumi është relativisht i trashë. Përkundrazi, në muskujt që bëjnë vetëm lëvizje të mëdha, sikurse janë muskujt e regjionit gluteal, fashikujt janë të mëdhenj, ndërsa indi lidhor i perimisiumt është pak i shprehur. Këtu mund të shihen disqe e errëta në formë vijash të zeza me pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e qarta në formë vijash të bardha, që alternojnë me disqet e errëta. Fije muskulore të skeletit në prerje gjatësore. Këtu mund të shihen disqe e errëta në formë vijash të zeza me pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e qarta ne forme vijash të bardha, që alternojnë me disqet e errëta. Secila fije muskulore ndërtohet nga këto pjesë kryesore: 1.sarkolema, 2.sarkoplazma, 3.bërthama, 4.sarkozomet, 5. rrjeta sarkoplazmatike, 6.kompleksi i Golxhit dhe 7.miofibrilet.
- Sarkolema (sarcolema) është cipa mbështjellëse e fijes muskulore. Si gjithë membranat e tjera ajo ka strukturë trelamerare dhe është shumë elastike për t’iu përshtatur ndryshimeve të vrullshme të fijes muskulore gjatë tkurrjes dhe relaksimit të saj. Sarkolema merr pjesë aktive në mekanizmin e tkurrjes të fijes muskulore. Sarkolema vishet nga jashtë nga një membranë bazale. Mes kësaj dhe sarkolemës vendosen edhe qeliza të vogla me zgjatime (qeliza satelite), të cilat së bashku me sarkolemën marrin pjesë në ripërtrirjen e fijes muskulore.
- Sarkoplazma (sarcoplasma) është masë amorfe e fije muskulore, analog me citoplazmën e miocitit. Këtu vendosen elementet tjera të fijes muskulore, dmth bërthamat, miofibrilet, sarkozomet, rrjeta sarkoplazmatike dhe kompleksi i Golxhit.
- Bërthamat vendosen në periferi të fijes muskulore menjëherë nën sarkolemën dhe kanë formë vezake. Është llogaritur se ne çdo cm të fijes muskulore të gjenden reth 30-40 bërthama. Si rregull bërthamat në të njëjtën fije nuk vendosen përballë njëra- tjetrës..
- sarkozomet nuk janë gjë tjetër veçse mitokondrie të cilat në fije muskulore gjenden me shumicë, pasi shërbejnë si “fabrika energjie”, energji për të cilën fija muskulore ka shumë kërkesa
- Rrjeta sarkoplazmatike ose rrjeta endoplazmatike është e tipit të lëmuar, qëndron pranë tubulit T dhe ka lidhje funksionale me të, sidomos për përqendrimin e joneve të kalciumit, që marrin pjesë në mekanizmin e tkurrjes.
- Kompleksi i Golxhit në fijen muskulore është pak i zhvilluar dhe nuk është vërtetuar se luan ndonjë rol specifik në funksionet e fijes muskulore, përveç atyre që luan në gjithë qelizat e tjera.
- Miofibrilet janë element shumë i rëndësishëm për fijet muskulore, pasi ato marrin pjesë aktive ne tkurrjen e muskulit. Ato përshkojnë në mënyrë paralele gjithë gjatësinë e fijes muskulore. Miofibrilet nuk janë shpërndarë në mënyrë homogjene, por në formë tufash. Këto tufa duken më mirë në prerje tërthore të fijes muskulore, në formën e disave grupeve pikëzimesh që quhen fushat e Konhejmit. E parë në mikroskop elektronik, secili miofibril (me diametër një mikrometër) është ndërtuar nga rreth 2500 fije akoma më të holla, qe quhen miofilamente protofibrile.
- Fijet e kuqe
Janë më të holla nga tre tipet e fijeve. Përmbajnë më shumë mitokondrie, si dhe janë lëndë me natyrë proteinike që quhen mioglobine , e cila u jep edhe ngjyrën e kuqe. Mioglobina është analoge me hemoglobinën, që i jep ngjyrën e rruazave të kuqe të gjakut. Këto fije tkurren dhe relaksohen më ngadalë se fijet e tjera, prandaj lodhen më pak se ato. Fije muskulore të kuqe mbizotërojnë p.sh. në muskujt e syrit dhe ata të diafragmës.
- Fijet e bardha
Kanë diametër më të gjerë se fijet e kuqe, përmbajnë më pak mitokondrie dhe mioglobine. Megjithatë, ato janë më të pasura me glikogjen dhe enzime glokolitike. Këto lloje fijesh mbizotërojnë në ata lloje muskujsh që bëjnë tkurrje të fuqishme, sikurse janë muskujt biceps dhe triceps të krahut. Fijet e bardha lodhen më shpejtë se fijet e kuqe. Energjia për tkurrjen e këtyre fijeve sigurohet në radhë të parë nga procesi i glukozës anaerobike, prandaj këto në literaturë njihen si fije anaerobike. Ndryshimet morfologjike dhe funksionale të kuqe janë përmbledhur në tabelën e mëposhtme.
- Fijet e ndërmjetme
Kanë përbërje kimike dhe funksionale që qëndrojnë ndërmjet dy tipave të parë të fijeve. Muskujt e skeletit të njeriut zakonisht i përmbajnë të tre tipat e fijeve, me mbizotërim të fijeve të kuqe.
- Ndërtimi submikroskopik e miofibrileve
Sikurse përmendëm më sipër, secila fije muskulore përmban shumë miofibrile që shkojnë paralel me vetë fijen. Miofibrilet mund të shihen me mikroskop të zakonshëm optik. Ato ndërtohen nga fije akoma më të holla, protofibrilet (mioflamente), të cilat mund të shihen vetëm me mikroskop elektronik. Protofibrilet ndryshojnë nga përbërja kimike; disa përbehen nga aktine, ndërsa disa të tjera, që ndërthuren me të parat, përbëhen nga miozina. Portofibrilet e aktinës janë më të holla (5 nanometër) se sa portofibrilet e miozimës (10 nanometër). Vendosja e fijeve të holla të aktinës dhe të trasha të miozinës paraqitet në formë skematike. Njohja me këtë skemë ka rëndësi për të kuptuar mekanizmin e tkurrjes. Miofibrilet përmbajnë disqe të errëta (disqe izotope ose I), që i thyejnë njësoj rrezet e dritës dhe disqe të errëta (disqe anizotrope ose A), që i thyejnë në mënyrë të dyfishtë rrezet e dritës.
- Ndryshimet ndërmjet fijeve muskulore të bardha dhe të kuqe
- Veçoritë Fijet e kuqe Fijet e bardha
- 1. Diametri i fijes Më i vogël Më i madh
- 2. Mioglobina Më e shumtë Më e pakët
- 3. Miofibrilet Më të rralla Më të dendura
- 4. Mitokondriet Më të shpeshta Më të ralla
- 5. Tkurrja Më e ngadaltë Më e shpejtë
- 6. Lodhja Më e ngadaltë Më e shpejtë
- 7. Harxhimi i oksigjenit Më pak Më shumë
Disqet e qarta dhe të errëta vendosen njëri pas tjetrit në mënyrë të rregullt, pra pas disku të qartë vendoset një disk i errët. Në mes diskut vendoset një membranë (mezofragme) që quhet membrana Z, ndërsa në mes të diskut A, vendoset membrana M. Të dyja membranat shërbejnë për mbështjelljen e miofilamenteve. Membrana M është vendosur brenda një shiriti të ngushtë, që quhet shirit ose zona H. Ky shirit është më i qartë (i shëndritshëm) se sa disku A në mes të të cilit është vendosur. Distanca në mes dy membranave fqinje Z quhet sarkomer. Sarkomera konsiderohet si njësia morfologjike dhe funksionale e muskulaturës së skeletit. Protofibrilet e holla të aktinës në njërin skaj të tyre janë të bashkuara me membranën Z, ndërsa skaji tjetër është i lirë dhe shtrihet ndërmjet miofilamenteve të trasha të miozinës. Triada- që të kuptohet më mirë mekanizmi i tkurrjes, duhet të njihemi edhe me një formacion (të përbërë nga tri pjesë) të zbuluara fillimisht te amfibet e më vonë edhe te njeriu. Pjesa qendrore e triadës është gypi i tërthortë T, që formohet nga palosja e sarkolemës në brendësi të miofibrilit. Kjo palosje tek amfibet bëhet në mes të diskut të qartë I, ndërsa te njeriu në nivel të kufirit midis diskut I dhe diskut A. Pranë gypit T qëndrojnë dy pjesët e tjera të triadës, që nuk janë gjë tjetër veç se zgjerime të rrjetës endoplazmatike, në formë cisterne, që shërbejnë si rezervuare për jonet e kalciumit.
- Mekanizmi i tkurrjes së fijes muskulore të skeletit
Fillimin e tkurrjes së muskulit e shënon lënde mediatore (acetilkolona) nga të ashtuquajturat vezikula sinaptike të sinapseve neuromuskulore, qe gjenden në vendin ku fijet nervore marrin kontakt me fijet muskulore. Acrtilkolina ngacmon sarkolemën (ngacmim potencial) dhe prej këtej ngacmimi përçohet në thellësi të fijes muskulore nëpërmjet gypit T. Në përgjigje të këtij ngacmimi cisternat e rrjetës endoplazmatike çlirojnë jone të kalciumit, të cilat dalin të lira në sarkoplazmë. Këtu jonet e kalciumit mbi një lëndë proteinore-troponine, e cila aktivizon një lëndë tjetër që quhet tropomiozine. Kjo e fundit shërben si urë lidhëse midis fijeve të holla të aktinës dhe fijeve të trasha të miozinës, gjë që shënon fillimin e tkurrjes. Pikërisht në këtë kohë fijet e aktinës “rrëshqasin” ndërmjet fijeve të miozinës. Ndërkaq, skajet e lira të fijeve të aktinës takohen në qendrën e diskut të errët A duke eliminuar shiritin H. Kështu, disku i qartë I ngushtohet në maksimum, ndërsa distanca ndërmjet dy membranave Z zvogëlohet, dmth sarkomeri ngushtohet. Kjo paraqet tkurrje të fijes muskulore. Jonet e kalciumit pas tkurrjes kthehen përsëri në cisternat nga ku kanë dalë. Energjia e nevojshme për tkurrjen e muskulit përfitohet nga kthimi i ATP-së në ADP, kthim ky që kryhet nën veprimin e enzimës adenozinë-trifosfataze. Si depo energjie shërben glikogjeni i cili përbën 0.5 - 1% të peshës së të gjithë muskulit. Gjatë tkurrjes së sforcuar të muskulaturës së skeletit grumbullohet (si produkt i metabolizmit) shumë acid laktik, i cili në personat që bëjnë jetë sedentare eliminohet më ngadalë dhe kështu bëhet shkas për dhimbje të përgjithshme muskulore; p.sh kjo gjë mund të vërehet pas një ekskursioni relativisht të gjatë.
Muskuli i zemrës
RedaktoKy muskul formon shtresën kryesore të murit të zemrës, miokardit. Për nga ndërtimi është më i ngjajshëm me muskulin e vijëzuar te skeletit, ndërsa për nga funksioni me muskulaturën e lëmuar. Tkurrjet e miokardit janë të fuqishme (harxhojnë sasi të mëdha energjie) dhe kontrollohen prej sistemit nervor autonom, si dhe prej sistemit hormonal. Muskuli i zemrës paraqitet në dy forma: muskulatura tipike, e aftë që të tkurret (mikoardi) dhe muskulatura atipike që është sistemi përcjellës i zemrës, i cili nuk ka aftësi të tkurret.
Muskuli i tipik
RedaktoNë prerjen gjatësore ky muskul të le përshtypjen se ndërtohet nga fije muskulore të vijëzuara, si muskulatura e skeletit, të cilat dallohen me vështirësi. Mirëpo studimet me ME, është vërtetuar se fijet muskulore të zemrës ndërtohen nga qeliza (mioctie kardiake) që bashkohen në skajet e tyre nëpërmjet aparatit të bashkimit ngjajshëm me atë të qelizave epiteliale. Përveç disqeve të errëta dhe të qarta, këtu gjenden edhe të ashtuquajturat disqe të ndërvena ose suplementare, të cilat janë vend i takimit ndërmjet miociteve fqinje. Fijet e formuara nga miocitet nuk shkojnë paralel me njëra-tjetrën, por vendosen në formë rrjete ne hapësirat e së cilës indi lidhor fijeshkrifët (analoge me endomisim), që është shumë i pasur me enë gjaku. Këto hapësira janë më të shprehura te njerëzit e moshuar. Miocitet kanë formë cilindrike me gjatësi 50-120 mikrometër dhe gjerësi 15-20 mikrometër. Në qendër të tyre vendosen një apo dy bërthama në formë vezake në zemrën e njerëzve me moshë të re, në formë shkopthi në zemrën e fetusit dhe në formë të rrumbullakët në zemrën hipertorfike. Pozicioni qendror i bërthamës duket mirë edhe në prerje të tërthortë. Miofibrilet e vendosura në sarkoplazmë janë më të përqendruara në periferi të qelizës. Ashtu si në fijet e muskulaturës së skeletit, miofibrilet përbëhen nga shumë mioflamente, disa prej të cilave janë të holla (prej aktine) ndërsa të tjerat janë të trasha (prej miozine). Sarkoplazma është më e bollshme se sa në muskujt e skeletit, ndërsa sarkolema është më e hollë. Sarkolema formon gypat T, por jo në kufirin në mes disqeve A dhe I, sikurse në muskulin e skeletit, por në nivel të membranës Z. Rrjeta endoplazmatike dhe cisterne q ajo formon pranë gypave T janë pakë të shprehur, kështu që këtu nuk mund të formohet triada karakteristike për muskujt e skeletit.
Dallimet ndërmjet muskulaturës së skeletit, muskulaturës tipike të zemrës dhe muskulaturës së lëmuar paraqiten në formë të përmbledhur në tabelën e mëposhtme:
Veçoritë Muskulatura e skeletit Muskulatura e zemrës Muskulatura e lëmuar 1. Vendosja Në muskujt e skeletit Në miokard Në organe të brendshme 2. Struktura fijore ose qelizore Fijore Qelizore (miocite kardiake) Qelizore (miocite) 3. Sarkolema Relativisht e trashë E hollë E hollë 4. Disqet A dhe I Dallohen mirë Dallohen dobët Mungojnë 5. Disqet e ndërvena Mungojnë Janë të pranishme Mungojnë 6. Bërthamat Vendosen në periferi Vendosen në qendër Vendosen në qendër 7. Triada E shprehur Pak e shprehur Praktikisht mungon 8. Tkurrja E vullnetshme E pavullnetshme E pavullnetshme
Sistemi përçues (konduktor) i zemrës: ka për funksion formimin dhe përcjelljen e impulseve në zemër, ndryshe quhet edhe sistemi automatik. Ndërtohet nga: nyja atrioventrikulare (Ashof Tavara) që vendoset sipër vendit ku fiksohet valvula trikuspidale, Tufja e Hisit që vendoset në septumin intraventrikular. Në buzën e pasme të pjesës muskulore të këtij septumi tufa (trungu) e Hisit ndahet në dy degë: e djathta (që është vazhdim i drejtpërdrejtë i tufës së Hisit) dhe e majta. Ato shkojnë në dy muret përkatëse të dy ventrukujve. Të dyja degëzimet përfundojnë me fijet Purkinje që shtrihen ndërmjet miokardit dhe endokardit. Prej këtej impulsi kalon në muskulin tipik për të ngacmuar për tkurrje. I gjithë sistemi përçues ndërtohet nga fije muskulore (atipike), të cilat nga ana e tyre ndërtohen nga qeliza muskulore (myociti conducens cardiaci) që janë të paafta për tkurrje. Këto qeliza janë më të mëdha se sa qelizat e fijeve tipike të zemrës, përmbajnë me shumë sarkoplazmë, por janë më të varfëra me miofibrile, prandaj këto në mikroskop duken më të shndritshme. Disqet A dhe I janë shumë pakë të shprehura. Sarkozomet dhe ribozomet janë të pakta. Bërthama është e madhe, por jo gjithmonë me pozicion qendror. Ndryshimet midis muskulit tipik dhe atipik të zemrës paraqiten në formë të përmbledhur ne tabelë.
Vetitë Muskuli tipik i zemrës Muskuli atipik i zemrës 1. Vendosja Në miokard Në rrugët përcjellëse 2. Madhësia e qelizave (miociteve) Më të vogla Më të mëdha 3. Sarkoplazma Më e paktë Më e shumtë 4. Miofibrilet në miocit Më të shpeshta Më të rralla 5. Disqet A dhe I Të shprehura Më pak të shprehura 6. Sarkozomet (mitokondrie) Më të shumta Më të pakta 7. Ribozomet Më të shumta Më të pakta 8. Bërthama Më e madhe Më e vogël 9. Pozicioni i bërthamës Gjithmonë në qendër Në qendër ose jashtë saj 10. Aftësia e tkurrjes Tkurret fuqishëm Nuk tkurret 11. Kalimi i impulsit Kalon më ngadalë Kalon më shpejt
- Enezimi dhe nervëzimi i indit muskulor
Muskulatura e lëmuar ushqehet me gjak nga një rrjetë kapilaresh, që shtrihet në indin lidhor fijëshkrifët, të vendosur midis tufave të mioctiteve. Prej këtej kapilarët e gjakut i afrohen miociteve, pot jo çdo qelizë merr kontakt të drejtpërdrejt me to. Nervëzimi bëhet nëpërmjet sistemit nervor simpatik dhe parasimpatik. Mbaresat nervore,pasi futen në sarkoplazmë, i afrohen bërthamës dhe e rrethojnë atë në formë laku. Muskulatura e vijëzuar e skeletit dhe e zemrës ka një vaskularizim më të pasur se sa muskulatura e lëmuar. Enët e gjakut pasi depërtojnë epimisiumin dhe perimisiumin, futen ndërmjet fijeve muskulore, ku formojnë një rrjetë shumë të dendur kapilarësh gjaku. Çdo fije muskulore merr kontakt të drejtpërdrejt me disa kapilare, të cilat anastomozohen midis tyre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kapilaret limfatike. Mbaresat nervore të muskulit janë te lëvizshme (motorike) dhe ndijimore (sensitive). Të parat quhen pllaka motore. Këto pllaka bashkohen me fijet muskulore për të formuar lidhjet (sinapset) neuromuskulore. Kur hyn në fijet muskulore, fija nervore e humb mielinën dhe degëzohet. Pikërisht në këtë zonë sarkolema dhe sarkoplazma formon një fryerje, ku bie në sy një përqëndrim i madh i bërthamave dhe mitokondrive, si dhe mungesa e disqeve të qarta dhe të errëta. Mbaresat nervore sensitive paraqiten kryesisht në formë të boshtit neuromuskulor dhe mbaresave të lira. Boshti neuromuskulor ndërtohet nga ana qendrore dhe nga dy segmente polare. Në zonën qendrore (që quhet edhe unaza bërthamore) fijet muskulore nuk përmbajnë disqe, por kanë një përqendrim të madh bërthamash. Ne këtë zonë vendosen edhe mbaresat nervore sensitive. Në segmentet polare fijet muskulore janë pa ndryshime. Këtu vendosen mbaresat nervore motore.
- Ripërtëritja e indit muskulor
Muskulatura e lëmuar ka veti të mira ripërtëritëse, ndonëse mënyra se si kryhet ky regjenerim, ende nuk njihet mirë. Sot me i pranueshëm është mendimi se muskulatura e lëmuar ripërtërihet jo nëpërmjet të shumimit të miociteve, por nëpërmjet diferencimit të indit lidhor fijëshkrifët, sidomos të qelizave adenticiale dhe fibroblasteve në qelizat muskulore. Muskulatura e skeletit i ka vetitë ripërtëritëse te kufizuara për vetë faktin se fija muskulore e moturuar është një formacion i ndërlikuar dhe shumë i diferencuar. Për këtë arsye, gjatë dëmtimeve të mëdha muskulore nuk formohet (si rregull) indi muskulor, por mbushet me ind lidhor fijëshkrifët. Në dëmtimet më të lehta ripërtëritja mund të bëhet me kusht që fijet e dëmtuara t’i kenë të ruajtura bërthamat e tyre. Sipas pikëpamjeve më të reja, ndërmjet fijeve të moturuara muskulore gjenden edhe disa fije në gjendje të pazhvilluar, në gjendje embrionale (këto formacione quhen mioblaste), te cilat gjatë dëmtimit të muskulit aktivizohen dhe lujanë një rol të kufizuar për bashkimin e skajeve të disa fijeve të dëmtuara. Në kushte normale, rritja në gjatësi të fijes muskulore bëhet nëpërmjët formimit të sarkolemeve të rinj pranë vendit ku bëhet lidhja e muskulit me tendinin. Rritja në gjerësi bëhet nëpërmjet sintetizimit të mioflamenteve të reja. Ripërtëritja e muskulit të zemrës është akoma më e kufizuar. Zonat e dëmtuara, sikurse ndodh p.sh gjatë infarktit të miokardit, mbushen me ind lidhor fijëshkrifët, që formon të ashtuquajturat cikatrice.
- Atrofia muskulore
Kur muskuli nuk punon për një kohë relativisht të gjatë, si p.sh gjatë vendosjes në allçi të këmbës për arsye të një frakture, në këtë zonë do të vërejmë zvogëlim të përmasave te muskulit. Në këtë rast themi se kemi të bëjmë me atrofi muskulore. Atrofia muskulore mund të formohet edhe te personat e moshuar, si pasojë e uljes së aktivitetit të muskujve, në të sëmurët me sëmundje kronike ose në rastet kur zvogëlohet furnizimi me gjak i muskulit. Gjatë atrofisë muskulore vërehet hollimi i fijeve muskulore, si dhe zvogëlimi i aftësisë tkurrëse të tyre. Gjatë atrofisë në mikroskop, përveç hollimit të fijes muskulore, mund të shihet edhe mbingjyrosje (hiperkromazi) e bërthamave, si dhe një tendencë e tyre për të marë pozicion qendror në fije. Kur procesi i atrofisë thellohet më tepër, fillon procesi i shkatërimit të sarkozomeve, si dhe i vetë fijes muskulore. Mbeturinat e fijeve të shaktërruara fagocitohen nga makrofaget e indit lidhor përreth fijeve që është i shtuar dukshëm.
- Hipertrofia muskulore
Me hipertrofi muskulore kuptojmë shtimin e përmasave te muskulit dhe rritjen e aftësisë tkurrëse të tij. Në kushte normale, hipertrofia takohet në sportistët dhe personat të cilët merren me punë fizike. Gjatë këtij procesi nuk kemi rritje të numrit të fijeve muskulore, por shtim të përmasave të tyre. Në mikroskop, në këtë rast, shohim rritje të numrit të miofibrileve në çdo fije muskulore. Hipertrofia muskulore takohet edhe në qelizat e muskulaturës së lëmuar, si p.sh në muskulaturën e mitrës gjatë barrës. Në këtë rast, përveç shtimit të përmasave të miociteve, rritet edhe numri i tyre. Përveç hipertrofisë normale ose funksionale që përmendëm më sipër, dallojmë edhe hipertofi kompensatore, e cila shfaqet në disa kushte patologjike. Kështu p.sh, në disa raste të sëmundjes së hipertonisë, si pasojë ë punës së sforcuar, formohet hipertrofia e muskulit të ventrikulit të majtë. Gjithashtu, gjatë zmadhimit të prostatës (qe mund të shoqerohet me pengesa për daljen e urinës) mund të formohet, për kompensim, hipertrofi e muskulit të fshikës së urinës. funksionimi i muskujve qe nje muskul te funksionoj ai duhet qe te jen ne çift ne menyrë qe muskuli te beje nje levizje.
Shkenca Mbi Muskujt (Miologjia)
RedaktoShkenca e cila i studion muskujt esht miologjia
- Njeriu ka tre lloje te muskujve ne trupin e tij,siq jane muskujt e skeletit,muskujt e lemuar dhe te zemres.Muskuli skeletorndertohet nga:ashti,dejzit,muskuli,fijet muskulore,berthama dhe miofibrili,ne vazhdim do te flasim per tre llojet e muskujve siq i permendem meheret.
- Muskujt e lemuar:keta muskuj punojne pa vullnetin tonë,ato gjemden ne zorrë,ne rruget e frymëmarrjes,muret e enëve të gjakut etj.Per dallim nga muskujt skeletor te cilet me mikroskop shihen se janë të përbërë nga fije te alternatuara te ndritshme dhe te errëta,gjithashtu punojnë ngadal dhe janë me të qendrueshem se sa muskujt skeletor.
- Muskuli i zemres: zemra jonë eshte muskuli me i fuqishem qe punon pa komanden tone,megjithate ne përpunim ju ngjqn muskujve skeletor.
- Muskujt skeletor:lidhen me eshta permes tendinave ose ndryshe dejzëve,kontrollohen nga sistemi nervor somatik,dmth levizjet e tyre jan te vullnetshme.
Ky artikull në lidhje me biologjinë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |