Sistemi shtetëror në Francë
Republika Franceze ka sistem unitar gjysëm-presidencial me tradita të forta Demokratike. Kushtetuta e Francës e Republikës së pestë u aprovua me Referendum më 28 shtator 1958. Ajo forcoi mjaft autoritetin e ekzekutivit në relacion me Parlamentin. Dega ekzekutive ka dy kryetarë: Presidentin e Republikës, i cili zgjidhet me votë për një mandat 5 vjeçar dhe është Kreu i Shtetit, dhe Qeveria, e drejtuar nga Kryeministri që caktohet nga Presidenti.
Parlamenti i Francës është legjislaturë dydhomëshe e formuar nga Asambleja kombëtare (Assemblée Nationale) dhe Senati. Deputetët e Asamblesë Kombëtare zgjidhen me votë për një mandat 5 vjeçar. Asambleja ka fuqi që të shpërbëjë kabinetin, kështu që shumica në Asamble vendos zgjedhjen e Qeverisë. Senatorët zgjidhen nga një komision zgjedhor për një mandat 6 vjeçar , dhe gjysma e ulëseve vendosen me zgjedhje çdo 3 vjet duke filluar nga shtatori 2008.[1] Fuqitë legjislative të Senatit janë të kufizuara; në një mosmarrëveshje midis dy dhomave, Asambleja Kombëtare ka fjalën e fundit, përveç në ligje kushtetuese dhe lois organiques (ligje që parashihen dirkt për kushtetutën) në disa raste. Qeveria ka ndikim të madh në vendosjen e agjendës së Parlamentit.
Politika franceze karakterizohet me dy grupe rivale politike: E Majta, e përqendruar rreth Partisë Socialiste, dhe E Djathta, e përqendruar rreth Rassemblement pour la République (RPR) dhe tani pasardhësin e saj Union pour un Mouvement Populaire. Dega ekzekutive kryesisht përbëhet nga UPM-ja.
Historia
RedaktoSipërfaqja e Francës edhe në shekullin pas luftës së dytë botërore ishte stabile. Ajo si edhe tani përfshinte Francen kontinentale dhe ishullin e Korsikës, 543 998 km2. Numri i banorëve në këtë hapësirë në vitin 1976 ishte rreth 52,9 milion vetë. Ndryshim tjetër nga pos numrit të banorëve është edhe valuta e këmbimin tregtar. Si modhenë kishte Frankun e Francës (FF) që kishte vlerën e 100 "centimes" - qindarka. Sipërfaqet jashtë kësaj nuk kanë pësuar ndryshime.
Sipas kushtetutës në fuqi nga data 4 tetor 1958, Franca është Republikë e pandarshme (e pa thërmueshme) sekulare.
Presidenti i Francës, i cili njëkohësisht është dhe President i Shoqëris Franceze, zgjidhet nga populli, me shumicën e tij. Po që se në përzgjedhjen e parë, kandidatët nuk e arrijn shumicën, atëherë për përzgjedhjen e dytë nxirren vetëm kandidatët që kanë fitura shumicën nga përzgjedhja e parë. Presidenti është kryetar i shtetit, është rojtar i kushtetutës dhe e siguron aktivitetin e punëve publike dhe kontiuinitetin e shtetit nëpërmjet fjalës gjykuese të tij. Presidenti - më këshillë të presidentit të ministrave (kryeministri) dhe presidentin e parlamentit - mund të shpërbëjë parlamentin. Ai është kryekomandant i forcave të armatosura, kryeson marrveshjet dhe kontratat internacionale dhe në raste të gjendjes së jashtëzakonshme është fuqi plotë në gjitha aspektet pa kufizim. Ai emron presidentin e ministrave dhe në bazë të propozimeve të këtij të fundit emron dhe ministrat. Regjimi cakton dhe udhëheqë politikën. Regjimi mund të veprojë pa pëlqimin apo ndikimin e parlamentit, mirëpo i nevojitet besa e kuvendit nacional. Anëtarëve të regjimit nuk i lejohet të jenë edhe anëtar të parlamentit.
Parlamenti përblhet nga kuvendi nacional dhe senati. Në nxjerren e ligjeve, që dy anët kanë të njëjten peshë, mirëpo në rastë konflikti, fjalën e fundit e ka kuvendi nacional. Kuvendi nacional, rregullisht ka 490 anëtar me një mandat themelor 5 vjeçar. Senati paraqet intersat e trupave teritorale. Anëtarët e senatit, 283 anëtar, zgjidhen nga njerzë zgjedhës nëpër nivele "Départements", me mandat 9 vjeçar me të drejtë sqyrtimi çdo 3 vjetë. Këshilli për Ekonomi dhe Shoqëri, është organ këshillues për çështjet ekonomike dhe problemet sociale. Këshillit Kushtetues i takojnë 9 anëtarë (nga 3 të zgjedhur nga Presideti, nga senati dhe nga kuvendi nacional) si dhe ish-presidentët deri në vdekje. Ky Këshill është shkalla më e lartë përsa i përket rrjedhës së punës së zgjedhjeve elektorale. Po ashtu dhe ligjet themelore ("lois organiques") duhet, ndërsa ligjet tjera mund të i jepen për të provuar kushtetuetshmërin e tyre.
Stema e republikës, është emblema e revulucionit francez e cila ka përmutime të shumta në qarkullim, b.f. Vulla e Personifikimit të Republikës, më vonë e quajtur "Marianne". Në shiritin Vapenit është qëndisur thënja "Liberté, Égalié, Fraternié". Urdhërnjoftuesit më të lartë që lëshohen për individ janë "Ndera e Legjionit" dhe urdhëri i titulluar "Palmes académiques" (dishka si "Shpat në mes akademikëve") (1808/1955). Më tejë janë dhe "Ordre Nation du Mérit" (Urdhër mirënjohës nacional i klasës së 5-të, Me shirit të kaltërt, që nga viti 1964), Urdhëri ministrorë për bujqësi (1883), Mirënjohja për detari (1930), për art dhe literatur (1957).
Shih dhe këtë
RedaktoBurime të dhënash
Redakto- ^ French Senate |publisher= |year=2006 |url=http://www.senat.fr/role/index.html |title=Rôle et fonctionnement du Sénat |accessdate=2006-04-20
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |