Skënder Hyka (lindur më 6 shtator 1944Tiranë; vdekur më 5 korrik 2018) ishte futbollist shqiptar.

Biografia Redakto

Haka e ka kryer Shkollën e mesme në qytetin e lindjes Tiranë. Kryen studimet e larta në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve në vitin 1968. Nga viti 19571974, ka luajtur futboll me të gjitha nivelet e Klubit Sportiv „17 nëntori“, që nga ekipet e moshave dhe deri tek skuadra e parë, duke qenë nga futbollistët kryesore të klubit. Nga viti 1967–1974, ka qenë anëtar i ekipit shpresa dhe atij kombëtar në të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Në vitet 19921995, ka qenë Sekretar i Klubit Sportiv Tirana. Në vitin 1997 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nga viti 1992 e në vazhdim, ishte Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Referime Redakto