Skënderbeu roman historik me Autor Sabri Godo. Shtëpia botuese "Tirana Times", viti i botimit 2010 (botimi i katërt). Faqet e romanit 500. ISBN 978-99956-847-6-1 Botimi i parë i romanit Skënderbeu është bërë në vitin 1975.

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptarë, dashurinë e tij për Shqipërinë. Një roman që këtë figurë kaq të lartë kombëtare e afron më shumë me ne, e bën më njerëzore dhe më të afërt.