Skender Haklaj (mjeshtër i madh) lindi në 08 Mars 1950 në Kerrnaj, [1] Tropoje [2][3]. I njohur ndryshe si koreograf [4], mësues dhe pedagog [5] i valleve mbarë shqiptare e në veçanti i "Kcimit të Tropojës"[6] i cili ja kushtoj jeten e tij. Është autori i disa librave (monografik, studimor shkencor dhe artistik) dhe i dhjetra valleve të folklorit Shqipëtar [7] .

Presidenti i Republikës së Shqipërise z. Ilir Meta se bashku me Mjeshtrin e Madh të valleve popullore z. Skender Haklaj

Biografia

Redakto

Në vitin 1950 [8] në kullën e Ram Haklaj, lindi një femije i cili do të linte gjurmë në trashegimine kulturore të kombit Shqiptar. Koreografi [9] Skender Haklaj lindi ne një moment kritik  për familjen e tij. Ai lindi dy vjet pas vdekjes së vellait të tij (të ndjerit) Rexhep Haklaj, i cili ndërroj jetë në moshën 28 vjeçare. Lindja e Skender Haklaj ishte një lajm i gëzueshem per njerëzit e tij pasi kulla do të kishte dy burra. Lindja e tij u prit me hare dhe i gjithë fisi Haklaj deri ne Koçanaj, tek dajtë e tij është festuar. Që në moshë të re Skender Haklaj merrte pjesë në odën e burrave. Skender Haklaj thotë qe "shkolla rreth oxhaku ka qene udhërrëfyesi i parë ne jetën time" dhe eshtë ajo qe i dha dashurine për traditat dhe doket e zakonet të Tropojës. Në një kohë shumë të shpejtë ai mesoi rregullat e odes së burrave.[10]

Arsimi

Redakto

Ai kreu shkollën 7-vjeçare në Kërrnaj të Tropojes me rezultate të shkëlqyera dhe gjimnazin në Peshkopi [11] për agronom ku mesoi shume. Gjatë këtyre viteve dashuria për vallet sa vinte dhe u rriste, duke bërë qe koreografia dhe Skender Haklaj të ishin të lidhur përjetë.

Në vitin 1975 kreu insitutin e larte te Arteve [12] ne Tirane. Ne vitin 1975 mbron titullin Etnokoreograf. Skender Haklaj ishte ndër vallarët më të shquar dhe më me fines të Tropojes. Ai intepretoi me gjithë zemër kcimin Tropojan [13] dhe të gjitha vallet e folklorit Shqiptar. Ka marre pjese ne shume koncerte, brenda dhe jashte vëndit. Krijoi valle me përmasa të medha. Ai u bë koreografi i Ansamblit Dardania [14] për rreth 20 vjet. Në çdo festival[15] qe ka marrë pjesë ka fituar çmime.[16]

Skender Haklaj për një kohe emigroi jashte vendi, ku ka debutuar me sukses ne Itali, Zvicer, Gjermani, France etj. Ka botuar disa vepra dhe eshte autor i dhjetra valleve te njohura. Ai është anëtar i Lidhjes se Shkrimtareve e artisteve Shqipetar dhe studiues i Folklorit Koreografik.

Skender Haklaj është shpallur "Mjeshter i Madh" ne vitin 2018, nga Presidenti i Shqiperise z. Ilir Meta [17]. I përkushtuar hyrjes se kcimeve te Tropojes në UNESCO[18] [19], ku është i vetmi që e ka marre këte iniciative dhe fal punes së palodhur dokumentari është i plotësuar. Që në mosh të re dhe deri sot Skenderi nuk është ndarë asnjëhere Kcimit TROPOJAN.

Libra artistik dhe shkencor

Redakto

Kur Besa Ishte Bese 2009 - Libri Kur besa ishte bese përmban tregime të moçme dardane.

Tropoja e Mrekullive Shpirtnore[20] 2014 - Ky liber është liber studimor mbi traditat, doket, zakonet, gojedhenat, ritet, cerominite, legjendat, mitologjite, lojerat popullore dhe tregimet gojore ne pellgun Dardanmalas - Tropoja e sotme.

Aty Ku Trupi Flet 2019 - Ky liber studimor flet per risite historiko shkencore mbi kcimin e Tropojes.

Piskam e shpirtit qe ritmon 2020 - Një libër me 79 poezi , të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me jetën e autorit.

Pengu i Dashurise se Pare 2021 - Ky liber paraqet kujtimet dhe përjetimet e një adoleshenti në Shqipërinë e viteve 60, vite keto qe ishin izoluese por dhe të vështira për Shqipërinë dhe shoqërine.

Valle koreografie

Redakto

Profesor Skender Haklaj eshte autor i dhjetra valleve dhe kcime te nderthurura me lojera popullore te ndryshme por disa nga me te njohurat jane:

Baresha

• "Ne gjurmet e virtuozve Tropojan"

• "Tropoja ne Feste"

• "Valle me motive Blegtorale"

• "Suita e cikave Tropojane;

• "Valle me motive te Btycit"

• "Valle Burrash"

• "Valle me motive dibrane"

• "Valle me motive te shqiperise se mesme"

• "Cicerimat pranverore"

• "Desht Vrastare "

• "Loja me kapuce" etj.

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2022. Marrë më 5 prill 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Rrethi i Tropojës". Wikipedia. 2020-08-22.
  3. ^ tg. "Skënder Haklaj: Magjitë e Malësisë së Gjakovës". Gazeta Telegraf. Marrë më 2022-04-07.
  4. ^ https://www.youtube.com/watch?v=Y16xI_vX2kI/
  5. ^ https://www.youtube.com/watch?v=j3z9E-ml3pY
  6. ^ "Vallja e Tropojes në UNESCO". Gazeta Projekti. 2021-04-28. Marrë më 2022-04-07.
  7. ^ https://www.youtube.com/watch?v=T0Phc76FLz0
  8. ^ https://sq.wikipedia.org/wiki/1950_n%C3%AB_Shqip%C3%ABri
  9. ^ https://www.youtube.com/watch?v=pxLN10bk05A
  10. ^ "Skënder Haklaj - Njeriu që mbolli pemën e krenarisë në bjeshkë!". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2022-04-07.
  11. ^ https://saidnajdeni.wordpress.com/historiku-i-shkolles/
  12. ^ http://www.uart.edu.al
  13. ^ https://www.youtube.com/watch?v=45nEE7gjqW4
  14. ^ https://www.youtube.com/watch?v=FaKMpCH6rYo
  15. ^ "Koncerti recital i "Mjeshtrit të Madh" Skënder Haklaj dhe magjia e valleve tropojane". PORTALB (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-04-07.
  16. ^ tg. "Skënder Haklaj: Në vitin 1970 kam trokitur gotën e rakisë me Enver Hoxhën". Gazeta Telegraf. Marrë më 2022-04-07.
  17. ^ https://m.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2287036771342583?comment_id=2287047111341549&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
  18. ^ "UNESCO". Wikipedia (në anglisht). 2022-04-03.
  19. ^ https://shqiptarja.com/lajm/kcimi-i-tropojes-drejt-unescos-studiuesit-eshte-mijeravjecar
  20. ^ "Libri "Tropoja e Mrekullive shpirtërore", vlerat tradicionale të këtij populli". Ora News. Marrë më 2022-04-07. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)