Kontesha Sofia Andrejevna Tolstoi ( 22 gusht 1844 – 4 nëntor 1919), ishte autore ruse dhe gruaja e shkrimtarit rus Leon Tolstoi .[1]

Sophia Tolstaya

Biografia

Redakto

Sofia Tolstoi ishte njëra nga tri vajzat e familjes Bersi,ajo ishte vajza e dytë në familje. Babai i saj Andrej Bersi (1808-1868) ishte doktor,ai shërbente në Pallatin e Moskës , Andrej Bersi ishte me prejardhje gjermane. Gradën e gjeneralit e mori me 1864,por në mesin e viteve dyzet ai kishte fituar titullin e aristokratit. Nëna e Sofisë, Lubov Aleksandrovna Bers(1826-1886), lindi trembëdhjetë fëmijë,nga të cilët tetë mbetën gjallë. Familja jentonte në një apartament ne Kremlin . Sofia Bers në të gjitha drejtimet përfaqësonte të mesmen midis motrave .Nuk e donte motrën e madhe,të ftohtë dhe metodike dhe gjatë gjithë jetës mbeti e lidhur shumë ngushtë me motrën e voglën. Sofia ishte vajzë e shëndetshme ,faqekuqe,me sy gështenjë të errët dhe gërshet të zi .Kishte karakter shumë te gjallë, me një nuancë të lehtë sentimentalizmi. Sofia dallohej për thjeshtësinë e pazakontë,ndershmërinë dhe çiltërsinë . I pëlqente letërsia,piktura,muzika,valsi,por në asnjë fushë nuk tregoi talent të veçantë. Që 11 vjeq nisi të mbante ditar,madje filloi të shkruante novela. “Përshtypje më të thëllë,-shkruan ajo në autobiografi,-më ka bërë ‘Fëmijëria’ e Tolstoit dhe ‘David Koperfildi’i Dikensit ……” Ajo bashkë me motrat edukoheshin në shtëpi . Përveç guvernanteve (gjermane dhe franceze),dhomën e tyre (klasën)e visitonin rregullisht edhe mësues. Zonjushat i mbanin me zakone te vjetra. Ne pranver te vitit 1861 Sonja dha provimin pranë universitetit të Moskës,kjo periudhe qe guri ndarës ndërmjet fëmijërisë dhe rinisë së saj. Takimi i pare i Sofia Andrejevnes me Tolstoin ishte ne vitin 1862 , ajo ishte 18 vjeçe. Tolstoi i shkroi një letër propozimi Sofisë ,me 17 shtator ata u fejuan. Ne atë kohë Tolstoi ka qenë i njohur në mbarë Rusinë për krijimtarinë e tij letrare. Dasma u zhvillua me 23 shtator 1862 në oborrin e kishës në Kremlin . Pas martesës ata jetuan në Jasnaja Poljana .

Countess Sophia Andreyevna Tolstaya

Familja

Redakto

Fëmija i pare i Sonjës lindi me 28 qershor 1863 .Djalin e quajtën Sergei. Dhjetë vjet pas martesës, Tolstojët kishin gjashtë fëmijë. Brenda 25 vitëve (1863-1888) ajo lindi trembëdhjetë fëmijë, tre prej tyre vdiqën të vegjël, dy arritën deri 5-7 vjeç,kurse të tjerët i rriti. Prindërit merrnin pjesë në edukimin e fëmijëve, Sofia Andrejevna u mësonte vetë gramatikën e gjuhës ruse,frëngjishten,anglishten dhe vallëzimin, kurse Lev Nikollajeviçi u mësonte matematikën. Ne pesëmbëdhjetë vitet e para te jetës familjare ,çifti i kushtoi mjaft kohë dhe mund edukimit te fëmijëve.[2]

Ajo ishte shumë e përkushtuar për ta ndihmuar Tolstoin në punën letrare. Ajo u lidh gjithë passion me krijimterinë e të shoqit dhe diti të përfshihej në të . Filloi te kopjonte dorëshkrimet e papastra te krijimeve te tij . Rrinte para tavolinës së shkrimit dhe shkruante gjatë gjithë kohës së lirë . Fletët e kopjuara me shkrimin e qartë të Sofisë i ktheheshin sërisht autorit për t’u përpunuar . Stepan Bersi në kujtimet e tij shkruan që e motra e kishte kopjuar romanin voluminoz”Lufta dhe Paqja ”…shtate here. Ne autobiografin Sofia shkruan: “Shumë shpesh gjatë jetës sime ,kur po kopjoja vendet veçanarisht ato poetike dhe të mrekullueshme në veprat e burrit tim,qaja jo vetem ngaqë prekesha,por edhe nga kënaqësia artistike që përjetoja bashkë me autorin.” Përveq kesaj Sofia Andrejevna e ndihmonte të shoqin e saj në drejtimin e ekonomisë,madje ajo merrte pjesë edhe në veprimtari të tilla si gjahu dhe peshkimi. Natyra energjike e pavarur e Sofisë qe fshehur plotësisht pas autoritetit të Tolstoit.

Me 23 shtator 1887,Tolstojët festuan martesën e argjendtë.Me këtë rast në Jasnaja Poljana erdhën shumë te afërm dhe miq. Ne ditarin e vet ,për të karakterizuar jetën e tij famijare njezëtepesëvjeqeare,Tolstoi u mjaftua me fjalet”Mund të ishte edhe më mirë ” Vjeshtën e vitit 1906, Sofia Andrejevna u sëmur rëndë . Kishte tumorë te shpërbërë, u operua dhe shpëtoi.Vitet e nëntëdhjeta familja i kaloi ne krizë.

Argumentimet acaruse dhe te shpeshta, erdhën për shkak të dëshirës së Tolstoit për të hequr dore nga prona letrare. Më 22 korrikë 1910 ajo përjetoi një gjendje të pazakont .Ajo u diagnostifikua me sëmundje nervore. Sofia Andrejevna jetoi dyzet e tetë vite me shkrimtarin Lev Nikollajevic Tolstoi. Sofia vdiç me 1919.[3]

Krijimtaria letratre

Redakto

Autobiografia, Jeta ime –kujtimet e Sofia Tolstoit, Faji i kujt, Kënga pa fjalë, Ditarët e Sofia Tolstoit.

Referime

Redakto
  1. ^ https://thealphabetician.wordpress.com/2012/04/12/tolstoy-v-tolstaya-the-life-of-countess-sophia-tolstaya/
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2015. Marrë më 10 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ Tolstoy dhe gruaja e tij -Tihon Polner