Sofokli Gjermeni
Sofokli Gjermeni leksikologë shqiptarë nga Shqipëria
Sofokli Petro Gjermeni (10 tetor 1945 - 28 dhjetor 2015), lindi ne fshatin Fieri i Ri, Lushnje. Pas kryerjes së shkollës se mesme pedagogjike në Berat, punoi për disa vite si mësues i gjuhë-letërsisë shqipe. Në vitin 1971 mbaroi studimet me rezultate të larta në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës. Si një ndër studentet më të dalluar të Fakultetit, pas mbarimit të studimeve, u emërua bashkëpunetor shkencor në Sektorin e Leksikologjisë dhe të Leksikografisë pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjatë kryerjes së detyrës ka bashkëpunuar me profesor Eqerem Çabej dhe profesor Androkli Kostallari si dhe ka punuar për ndërtimin e kartotekës së Leksikut të Shqipes dhe për një varg detyrash që i kanë paraprirë hartimit të fjalorit "Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe" të botuar në Tiranë më 1980. Në vitet 1975-1982, punoi si Drejtor shkolle në fshatin Ngurres të Lushnjes. Ne vitin 1982, u emërua Inspektor për kulturën dhe më pas për gjuhën dhe letërsinë shqipe në seksionin e Arsimit në Drejtorinë Rajonale Arsimore Lushnje. Gjatë kryerjes së detyrës, u dallua si një nga specialistët më të aftë të fushës dhe në vitin 1988 nderohet me Urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit III. Pas rënies së komunizmit, në vitet 1992-1998 punoi si mësues dhe N/Drejtor në shkollën 8-vjeçare “Gafurr Muco” në Lushnje. Më vonë, së bashku me familjen e tij, emigroi në Greqi për disa vite, kohë në të cilën pësoi një aksident në punë. Ndërroi jetë në Tiranë, në 28 dhjetor 2015. Në 7 Mars 2017, Bashkia e qytetit Lushnjë, e nderoi me Çertifikatën “Mirënjohje e Lushnjes”.