Sofokli Lazri
Sofokli Lazri lindi në Vuno të Himarës ishte publicist, gazetar dhe diplomat.
Sofokli Lazri kreu studimet, në gjimnazet e Shkodrës dhe Tiranës, u diplomua për gazetari në universitetin “Lomonosov” të Moskës.
Partizan i Brigadës V, anëtar në shtabin e Divizionit V gjatë luftimeve në Kosovë e Bosnje deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.
Gazetar, kryeredaktor i gazetës “Bashkimi”, sekretar i kolegjiumit të “Zërit të Popullit”. Autor i shumë shkrimeve në mbrojtje të çështjes së Kosovës.
Në vitin 1971 i jepet titulli profesor. Ndër themeluesit e katedrës së gazetarisë në Universitetin e Tiranës, ku ka dhënë lëndën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në vitin 1981 themelon dhe drejton të parin Institut të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Kryetar i Komisionit Shqiptar të UNESCO-s për disa vite.
Ka kryesuar misione me mandate të posaçme shtetërore për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA, Bashkimin Sovjetik, Britaninë e Madhe dhe Republikën Federale Gjermane. Vdiq në vitin 2002.
Lidhje të jashtme
RedaktoKy artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |