Sofya Aleksandrovna Yanovskaya (lindur më 31 janar 1896 – 24 tetor 1966) ka qenë një matematiciene dhe historiane, e specializuar në historinë e matematikës, logjikën e matematikës si dhe filozofinë e saj. Ajo njihet për kontributet e saj në kërkimin shkencor mbi logjikën e matematikës në Bashkimin Sovjetik si dhe në publikimin dhe editimin e punimeve matematikore të Karl Marks.

Biografia Redakto

Yanovskaya u lind në Pruzhany, një qytet pranë Brest, në një familje hebraike të llogaritarit Alexander Neimark. Nga 1915 deri në 1918 ajo studioi në një kolegj grash në Odessa,[1] ku ajo u konvertua në komuniste. Ajo ka punuar si zyrtare e partisë deri në vitin 1924, kur ajo dhe nisi të japë leksione në Institutin Red Professiorate. Përveç viteve të luftës (1941-1943), ajo ka punuar në Universitetin shtetëror të Moskës deri në daljen në pension.

Englesi kishte theksuar në shkrimet e tij se Karl Marks kishte shkruar rreth matematikës. Yanonskaya i gjeti dorëshrkimet e Marksit, duke i sistemuar në publikimin e tyre të parë në 1933 në gjuhën ruse.[2] Ajo mori gradën e doktoraturës në 1935. Punimi i saj mbi dorëshkrimet e Marksit në matematikë nisën në 1930 dhe mund të kenë pasur një lloj influence në studimin e analizës jo-standarte në Kinë.[3] Në qarqet akademike ajo njihet më shumë për punën e saj në historinë dhe filozofinë e matematikës, si edhe në influencimin e gjeneratës së re të kërkuesve. Në 1968 Yanonskaya e rishikoi punimin e saj dhe erdhi me një publikim të Marksit.

Për punën e saj Yanovskaya mori dekoratën Order of Lenin si dhe medalje të tjera. Ajo vdiq prej diabetit në Moskë.

Referime Redakto

  1. ^ "Janovskaja biography". www-groups.dcs.st-and.ac.uk. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2012. Marrë më 2018-01-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "DOCUMENTA MATHEMATICA, Extra Vol. ICM III (1998), 799-809". www.emis.ams.org. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2019. Marrë më 2018-01-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ J.W. Dauben, Marx, Mao and mathematics: the politics of infinitesimals Arkivuar 30 janar 2019 tek Wayback Machine, Proceedings of the International Congress of Mathematicians, Vol. III (Berlin, 1998), Doc. Math. 1998, Extra Vol. III, 799-809.