Sokol Meshi
Sokol Meshi lindur në Nikaj Mërtur, Tropojë. Prindërit e tij ishin të varfër, por arsimdashës. Babai i Sokol Meshit ishte pinjoll i një familjeje në zë në Malësinë e Gjakovës. Rruga e tij përcaktohet që më 1948 kur hapet shkolla e parë teknike dy vjeçare pas çlirimit. Sokoli e mbaron me rezultate të kënaqshme dhe fillon punë teknik në hekurudhën Durrës-Tiranë,duke vazhduar më pastaj teknik në ndërmarrjen e hekurudhave,shefi I hekurudhës Durrës-Tiranë deri në vitin 1955.Në dhjetor të këtij viti transferohet me punë në vendlindje,Tropojë për t’u emëruar në detyrën e teknikut në kantierin e ndërtimit të qytetit të “Bajram Currit”.Më 1959 mbaron teknikumin e ndërtimit dhe më 1960 merr pjesë në hartimin e skemës së ujitjes në rrethin e Tropojës, për të kryer më 1966-1967 studimin dhe projektimin për ujitjen ,bonifikimin e zonës së Bytyçit me ndërtim rezervuari dhe ngritje mekanike, e para vepër e tillë në Shqipëri. Thuajse në çdo vepër të viteve 50-60-të ka qënë projektues, zbatues dhe drejtues, jo vetëm në Tropojë, Kukës, por edhe në Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, etj. Deri më 1991 është drejtor i ndërmarrjes së ujërave në “Bajram Curri”.