Sokol Mirakaj (lindur më 13 gusht 1943)[1] nacionalist, intelektual, Sekretar i Shtetit për Fenë Katolike (1991-2002), i internuar për motive politike gjatë regjimit komunist në Shqipëri bashkë me familjen.[2] U rrit dhe u shkollua në internim, prej të cilit u lirua vetëm në vitin 1989.

Leu në fshatin Iballë, të Pukës, më 13 gusht 1943, i biri i Palit[1]. Nga lisi i gjakut rridhte nga një familje e shquar bajraktare e veriut.[3] Babai i tij, Pal Biba, ishte nacionalist dhe udhëheqës i çetave kundër sllavokomunizmit në Veri.[4] U internua me familje më 17 korrik 1945 për arsye politike dhe kaloi nëpër golgotën e kampeve të Beratit, Tepelenës e të Lushnjë. [1] Qysh kur ishte fëmijë, e dërguan për motive politike në kampin e Beratit ku qëndroi katër vite, pastaj në [5] kampin e Tepelenës ku kaloi 4 vite tjera, së bashku me të ëmën, motrën dhe gjyshërit e tij, pasi i ati, Pal Bibë Mirakaj, bashkë me vëllain e madh Pashukun u arratisën jashtë vendit. Familja e tij ishte persekutuar shumë egërsisht nga regjimi sllavokomunist i asaj kohe, si shumë familje të tjera të ngritura dhe nacionaliste. Pas vuajtjeve që kaloi në Tepelenë, e zhvendosën më pas në Porto Palermo e më pas në Lushnjë.[5] Aty përfundoi dhe gjimnazin, më vitin 1963.[1] Po aty krijoi dhe familjen e tij. Fëmijët e tij lindën dhe u rritën në internim.

Gjatë kohës në kampe, mblidhte prova dhe dëshmi të cilat shpresonte që pas rënies së regjimit komunist mund të përdoreshin për gjykimin dhe dënimin e krimeve të komunizmit.[5]

Sokoli u lirua prej internimit më 4 korrik 1989.[1] Kjo histori e errët, pak a shumë mori fund në vitin 1991, pas rënies së komunizmit. Dhe po atë vit, ai u emërua Sekretar i Shtetit për Fenë Katolike. Post ky, që zgjati deri në vitin 2002.[1]

Jeta në kampin e Tepelenës

Redakto

Kampi i internimit ndodhej në një ultërsire të gjerë, buzë lumit të Bënçës dhe ishte e rrethuar me tela me gjëmba dhe ishte ndërtuar nga italianet gjatë luftës me Greqinë.

Kushtet e kampit ishin vërtet të llahtarshme. Pozicioni ku ishte vendosur kampi, i rrethuar nga malet, bënte që i ftohti të ishte akoma më i madh. Ndërkohë kësaj torture i shtohej dhe ndalimi i rreptë i ndezjes së zjarrit brenda kampit. Në cdo kazermë, ishin të pozicionuar në një hapësirë tmerrësisht të vogël për person, gati-gati 'përqafoheshin' me njëri-tjetrin, rreth 400-500 të internuar. Zgjimi herët në mëngjes bëhej nga një oficer ku shkonte tek keta njerëz dhe bënte apelin me zë të lartë.

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e f ISKK (2016). Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist; L-M. Tirana. fq. 359.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  2. ^ https://kujto.al/personat/sokol-mirakaj/
  3. ^ Milo, Paskal (2014). Shqiptarët në luftën e dytë botërore. Tiranë. fq. 60.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  4. ^ ISKK (2016). Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist; l-m. Tirana. fq. 357.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  5. ^ a b c "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2020. Marrë më 19 gusht 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)