Sokol Shupo ka lindur 4 Shkurt në vitin 1954 në qytetin e Gjirokastrës. Studiues i muzikës dhe kompozitor shqiptar.

Fillon studimet për Kompozicion në në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në Tiranë dhe më pas diplomohet edhe në Konservatorin e Bukureshtit në Rumani në vitin 1978. Në vitin 1977 emërohet pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në Tiranë. Ka dhënë mësim në një sërë Akademish të huaja si p.sh. : Akademinë e Arteve të Sorbonës, në Scuola Cantorum po në Francë dhe në një sërë akademish të Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë Të shumta kanë qenë dhe janë postet e shumta që ai ka mbajtur dhe mban. Ai është Dekan i Fakultetit të Muzikës në Akademinë e Arteve. President i Balkan Music Information Network, krijues dhe President i Seksionit Shqiptar të International Society for Contemporary Music si dhe botues i “Albanian Music Information Newsletter” një revistë kjo që botohet katër herë në vit me një shpërndarje si nacionale ashtu edhe internacionale, Drejtor i Qendrës Evropiane të dokumentimit dhe komunikimit për muzikën rajonale. Të shumtë janë edhe botimet e tij, mund të përmendim këtu Folklori muzikor shqiptar. (Botimet Enciklopedike, Tirane 1997) si dhe punimin e paraqitur në Konferencën e tretë Botërore të Etnomuzikologëve : “Kodiku i Beratit të shek.VI” të mbajtur në Strugë në shtator të vitit 2007. Për meritat e tij në studimin e muzikës Sokol Shupo është vlerësuar me titullin Profesor i Shkencave Muzikore.

Veprat muzikore Redakto

Muzikë Filmash

1984—Shirat e vjeshtës

1984—Shokë të një skuadre (Film TV)

1980—Pas Vdekjes

1979—Ditët që sollën pranverën (Film TV)

1979—Këshilltarët

1977—Ata ishin katër

Muzikë Klasike

2001 -- «Neues Werk»

1998 -- «Hanna (H)» për Klarinetë solo

1988 -- "Katër këngë për Shqipërinë"—Simfoni

Botime dhe punime Shkencore Redakto

Urban Music in the Balkans. Tirana:ASMUS, 2006

Fjalor i termave muzikore it-fr-ang-gjer-shqip 1999

Folklori muzikor shqiptar. (Botimet Enciklopedike, Tirane 1997)

Muzika bizantine. Shkrimi muzikor dhe sistemi modal. (Libri Universitar, Tirane 1997)

Punimin : “Kodiku i Beratit të shek.VI”

Revistën : “Albanian Music Information Newsletter”