Mes dy luftërave botërore, në Gjilan nuk kish shoqëri profesionale kulturore, teatër, bibliotekë, film etj. Atëbotë, si qendër kulturoro-artistike ishte objekti Sokolana, e ndërtuar më 1934, që ndodhej në mes të soliterit dhe objektit të teatrit, mbi hapësirën e varrezave muslimane. Ky objekt edhe pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë ishte qendër e kulturës dhe kinema e qytetit, ku zakonisht tregoheshin filma nga Lufta e Dytë Botërore, Revolucioni i Tetorit etj. Me ndërtimin e objektit të Qendrës së Kulturës - tani Teatri, ndërtimi i të cilit ka zgjatur prej vitit 1947 - 1953, Sokolana e humb rëndësinë e mëparshme dhe pas një kohe edhe është rrënuar.

Vlen për t'u cekur se në mungesë të sallës për gjykime grupore, në Sokolanë, më 1946, është mbajtur gjykimi i grupit NDSH-ist të Hamdi Berishës.

Referime

Redakto

[1]

  1. ^ Selmani, Mr. Sc. Aliriza. Gjilani - Qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX. GJILANI, 2015. fq. 215. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)