Sokrat Bufi
Sokrat Bufi (Fier, 1920/1921 - 20 maj 1957) ka qenë pjesëtar i Grupit Komunist të Shkodrës dhe pasi përfundoi studimet në gjimnazin e atij qyteti, u kthye në Fier, ku u bë një nga themeluesit kryesorë të celulës komuniste të rrethit të Fierit. Ai e drejtoi atë deri sa u zbulua dhe u detyrua të shkonte në radhët e çetës partizane të Mallakastrës. Në radhët e Frontit Nacional-Çlirimtar Sokrati vazhdimisht kreu funksione partie, deri në zëvendëskomisar i Brigadës XVI. Në Kongresin e parë të partisë në vitin 1948, ai u zgjodh sekretar i parë i Komitetit të Partisë për rrethin e Fierit.