Sondazhi
Sondazhi është një metodë statistikore me anë të të cilës vlerësohen dhe gjykohen proporcionet e karakteristikave të ndryshme të një popullate, duke u nisur nga studimi i një pjese të popullatës e quajtur mostër (kampion). Proporcionet përcaktohen me disa skaje gabimi, që janë subjekte të studimeve të mëtejshme të kujdesshme për të përcatuar vlefshmërinë, të vetë sondazhit.