Sony Xperia E2 eshte një smartphone me LTE dhe që do të jetë më i përballueshëm në çmim për përdoruesit.

Ndryshe nga Sony Xperia E, E2 do të ketë lidhje LTE, ose të paktën, kjo deklarohet. Nuk ka shumë të dhëna për pajisjen deri tani por gjithsesi, meqë modeli origjinal ishte pajisje e lirë me ekran 3.5 inch HVGA, pritet që E2 të ketë gjithashtu specifika të ngjashme.

Pritet që smartphone LTE të përballueshëm në çmim të bëhen gjithnjë e më të përhapur vitin tjetër dhe Xperia E2 do të jetë vetëm njëri prej tyre. Meqë Android KitKat 4.4 nuk kërkon shumë fuqi hardware, mbase nuk do të ishim gabim nëse do të kishim pritshmëri që të vijë me KitKat 4.4.