Sotir Kuneshka
Sotir Kuneshka profesor i shkencave i cili ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980. Lindur në fshatin Boboshticë të Korçës në vitin 1912, vdekur në Tiranë në vitin 1992. Profesori i cili hartoi tekstet e para të fizikes bërthamore dhe hapi laboratoret e para të fizikës në vendin tonë. Student i Liceut francez në Korçë dhe me vonë profesor aty. Ishte dekani i parë i fakultetit të shkencave të natyrës në mes te viteve `50. Një nga figurat më të shquara te shkencës në vendin tonë. ( Niko Kotherja )
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |