[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthye versioni 1349549 i bërë nga 82.114.65.254 (diskutimet): Vandalism
No edit summary
Rreshti 2:
{{për përmirësim}}
[[Skeda:Lumi i vdekur.JPG|thumb|200px]]
Ngjarjet te romani "Lumi i vdekur"i Jakov Xoxe-s shtrihen brenda viteve 1938 -1939 të shekullit XX. Rrëfimi i ngjarjes në romanin "Lumi i vdekur" fillon me shpërnguljen e dhunshme të familjes së Pilo Shpiragut nga fshati Grizë dhe mbyllet pas një viti, me shpërnguljen po të kësaj familjeje, tani nga fshati Trokth. Brenda këtij harku kohor janë vendosur një varg ngjarjesh, kryesisht dramatike, me intensitet shkallëzues. Qerrja e ngarkuar me plaçkat e shtëpisë nis rrugën pa ditur ku do të degdiset. Sa për një natë Pilo Shpiragu vendos të strehohet tek hani i Bishtanakës, ku rastësisht ai do të gjejë "shpëtim" te tregtarët e Fierit, të cilët do ta punësojnë në fermën e fshatit Trokth. Në të njëjtën kohë ai do të njihet dhe me familjen kosovare të Sulejman Tafilajt. Të dyja këto takime do të përcaktojnë rrjedhën e mëtejshme të jetës dhe të fatit të familjes Shpiragu. Ngjarja pas takimit në hanin e Bishtanakës do të lejojë degëzimin e rrëfimit dhe të gjurmëve të rrugës së familjes kosovare, por dhe të asaj të fshatarëve të Trokthit, ku kemi një përqëndrim të veçantë rreth historisë së familjes së Koz Dynjasë. Pilo Shpiragu me familjen e vet do të përfundojë në fshatin Trokth dhe do të marrë në dorëzim gjënë e gjallë të tregtarëve fierakë. Fshati nuk e pret mirë familjen e ardhacakut dhe e konsideron si dorë të zgjatur të tregtarëve fierakë, por Pilo Shpiragu përqendrohet i tëri vetëm në një pikë: si ta sigurojë ekzistencën e familjes së vet të mbetur në rrugë. Bota e fshatit të Myzeqesë, pra, shtrihet brenda projektit të gjerë përmes fatit të tri familjeve: të familjes Shpiragu, të dëbuar nga beu i vendit, të asaj kosovare Tafilaj, të dëbuar nga pushtuesi sllav dhe të familjes trokthase të Koz Dynjasë. E para do sprovohet përmes kthesave më të mprehta dramatike, ajo e Kosovës do të sfidohetidohet nga shija dhe ndjenja e ardhacakut, e të huajit, prandaj e nënshtruar do të provojë të përshtatet në kushtet e reja, si dhe familjet e fshatit Trokth të vendosura në luftë të përhershme për t'u mbrojtur dhe për të siguruar ekzistencën. Paralelisht me këto rrjedha dhe e gërshetuar me to do të zhvillohet edhe lidhja intime mes vashës së Shpiragajve me emrin Vita dhe kosovarit Adil. Kjo linjë nga ana e vet ka shijen dhe domethënien e një simbolike.
Pakti mes Pilo Shpiragut dhe tregtarëve të Fierit nuk do të arrijë ta mbushë as rrethin kohor të një viti. Përmbytja simbolike e fshatit nga lumi i përçudnuar solli pasoja tragjike për Shpiragajt, të cilëve dhe ç'ka u mbeti nga gjëja e gjallë do t'ua rrëmbejnë përsëri trëgtarët. Kështu, familja Shpiragaj mbeti në mes të rrugës më e vetmuar dhe më pa asgjë se kurrë më parë. Ballë për ballë me rrezikun për të mbetur pa ekzistencë, që të mbiietojë, Pilo Shpiragu ai vendos t'i bindet përsëri beut dhe të pranojë kërkesat e tij që si viktimë të parë lakmonte Vitën, ai vendos ta punësojë atë kopile në oborrin e beut. Por, shpleksja e narracionit të romanit do të nisë me arratisjen e Vitës dhe të Adilit në male.