[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 12:
 
Ngjarjet që tregohen, përshkruhen ose permenden në Iliadë janë këto:
Fiset greke kanë dhjete vjet që nën komandën e Agamemnonit, princit të Mikenës, po luftojnë rreth mureve të Trojës pa asnjë përfundim.Ushtria greke po shfaroset nga një murtajë që I ka dërguar perëndia Apollon, pse orakullit të tij, Krisitt, I ka marrë si skllave të bijën Agamemnoni dhe s’ka dëgjuar tia ktheje t’etë. Pasi falltari Kallkant zbulon para së gjithëve shkakun e së keqes, nga e cila po vuajnë grekët, Akili, prisi I Mirmidonëve, kërkon me këmbëkunglje që të lirohet bija e Kristit për të zbutur mërinë e Apollonit. Agamemnoni është I shtrënguar të pranojë, por për inat I rrëmben me force Akilit skllaven e tij, Brizeidën. Akili zemërohet dhe tërhiqet nga lufta bashkë me njerzit e vet. E ëma e tij, perëndesha Teti, merr nga I pari I perëndive, Zeusi, premtimin se do ta kthej rrjedhën e luftës në dëm të grekëve. Si hiqet menjëanë Akili, Agamemnoni e prisat e tjerë nuk kanë sukses në përpjekjet e tyre për të siguruar fitoren. Dështon edhe orvatja për t’I dhëne fund luftës me anë të një dyluftimi në mes dy shkaktarëve kryesorë të saj: grekut Menela, I shoqi I pare I së bukurës Helenë, dhe trojanit Parid që erdhi e jar rëmbeu. Zhvillohet një luftë e përgjakshme, në të cilën marrin pjesë dhe perenditë, që ndihmojnë njërën pale, të tjerët tjetrën. Në dyluftimin e zhvilluar midis heroit Trojan Hektorit dhe trimit grek Ajaksit nuk fiton as njëri as tjetri. Pas një dite armëpushimi lufta ndizet përsëri. Më kot Agamemnoni kërkon të pajtohet me Akilin e ta tërheqë përsëri në luftë. Fitorja kalon në anën e Trojanëve që I ndjekin armiqtë gjer në llogore e tyre. Ushtria greke thyhet keq dhe zë të tërhiqe nëpër anijet. Në këtë gjendje kritike Patrokli, shoku më I ngushtë I Akilit, I lutet heroit që ti jape armët e veta dhe ta lejojë të marrë pjesë në luftë. Kur patrokli del në fushë të luftës I veshur me armët e shokut të vet, Trojanët kujtojnë se është Akili dhe të tmerruar ikin përpara tij, po më pas ai vritet nga Hektori. Akili, sapo merr lajmin e hidhur, në kulm të pikëllimit vendos të marrë hakun e shokut të tij. Pajtohet me Agamemnonin dhe përgatitet të dale përsëri në fushë të luftës. E ëma I sjell atij një pale armë të reja. Beteja rifillon e tmerrshme. Akili bënë kërdi ndër Trojanët. Këta ia mabthin këmbëve, të llahtarisur përpara tij. I qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi I tërhiqet zvarrë pas qerrës së ngadhnjimtarit. Pastaj përshkruhen varrimi I Patroklit dhe lodrat e ndryshme që bëhen për nder të tij. Si fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën I ati I Hektorit, Priami. Poema mbyllet me vajtimet e gruas, të nënës dhe të kunatës së Hektorit, (Andromaka , Hekuba dhe Helena) mbi kufomën e heroit Trojan që ra në fushë të luftës duke mbrojtur vendlindjen e tij.
 
Si shihet “Iliada” është një poemë legjendare-historike, ku vendin e parë e ze lufta e paraqitur kryesisht nga ana e saj heroike. Po aty kemi edhe përshkrime të fuqishme të ndjesive njerëzore, ndër personazhet shquhen figura madhështore e Akilit, luftetar I patrmebur, i papërmbajtur, hero I lavdisë, shembëll dhe figura më njerëzore e Hektorit, mbojtës trim e plot vetmohim I atdheut të vet, bashkëshort e prind I dashhur e I ndjeshëm. Ndër fihgurat e grave spikat figura e Andromakës, tipi më I bukur Fisnik I bashkëshortes që na ka lënë letërsia e vjetër.