Halil Budakova: Dallime mes rishikimesh

aktor
Content deleted Content added
halil budakova 1 milion euro
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 8 shkurt 2012 23:17

Halil Budakova eshte regjisori i pare i cili ne filmat e tij me nje guxim te rralle trajton plagen me te rende te shoqerise kosovare - krimin e organizuar, dhe ne menyre direkte ngre zerin kunder çerdhes se bandave kriminale, e cila ndodhet ne organet e larta te pushtetit Nder regjisoret me produktiv i gjenerates se re eshte Halil Budakova. Emri i ketij regjisori me shume respekt permendet nga rinia dhe masa e gjere e shtreses popullore. Halili menjehere ne vitet e para te pasluftes e perfitoi publikun me filmat e tij te zhanrit policor. Ne vitet e pasluftes, per nje pjese te regjisoreve tane Kosova u shnderrua ne vend ku mund te fitohej paraja pa djerse. Disa prej ketyre regjisoreve harruan vitet e tmerrshme te luftes, pasojat e luftes ku shume nena kishin mbetur me duar ne gjinj, ku lufta kishte lindur komandante e luftetare qe shquheshin per guxim e trimeri, nje pjese e regjisoreve tane i shikonin si materie e lendes se pare prej te cileve mund te arrihej deri te paraja. Tipa te tille u leshuan pas gjahut te tyre duke shkuar here te familjaret e here te shoket e komandanteve te ndryshem per t’i influencuar dhe bindur se duhet bere filma dokumentare e madje artistik per luften dhe komandantet. Keta nen sqetulla mbanin vetem sinopsiset pa skenare, por nuk harronin te thoshin se kishin shkruar shume materiale. Prej asaj kohe e deri sot u punuan shume filma dokumentare, por deri me tani prej te gjithe atyre filmave te realizuar vetem kater ose pese prej tyre mund te llogariten se jane bere mire, te tjeret jo vetem qe nuk shikohen, por edhe aq keq te punuar sa qe mekat eshte per parate qe u derdhen per te punuar filma te tille.

Çuditerisht, ne çdo vend ku u zhvilluan luftera çlirimtare gazetaret, kameramanet dhe regjisoret jane ata qe luftes i japin jehone ne opinionin e huaj. Ç’u be me jehonen e problemeve qe ballafaqohej popullsia e jone qe nga vitet e ’90-ta?! Ç’u be me jehonen e viteve te luftes sone?! Ç’benin kjo shtrese nga e cila varej çdo fjale e shkruar ne shtyp dhe çdo filmim ne shirit?! Asgje ose shume pak gje, sepse pjesa me e mire e gazetareve dhe regjisoreve tane do te futeshin ne parti politike. I fshehen kamerat, i humben lapsat e fletoret, dh iu perveshen politikes.

Ne rast padrejtesie qe i behet popullsise gazetari dhe regjisori jane nder te paret qe rrezikojne punen e ne rast lufte keta rrezikojne jeten e tyre. E ne Kosove erdhen gazetare te huaj qe vdiqen nga plumbat e ushtrise serbe. Erdhen kameramane dhe regjisore te huaj qe rrezikuan jeten per t’i dhene jehone luftes sone e tanet i fshehen kamerat e tyre per t’i ruajtur qe t’i perdornin pas luftes. Dhe i perdoren, fituan per vete, por nuk bene asgje per ta informuar opinionin e huaj per ate qe kishte ndodhur te ne. Bene filma per te fituar para dhe per t’i joshe familjaret.

Filma qe thyejne rekorde te shikueshmerise ne Kosove

Halil Budakova, si regjisor, vetes ia vuri nje detyre me ndryshe se te tjeret. Problemet sociale qe perjetonte populli yne ne vitet e pasluftes e preknin kete regjisor te ri. Kete djalosh thelle ne shpirt do ta preke padrejtesia qe u behej familjeve te deshmoreve dhe viktimave te luftes nga personalitetet mafioze-politike. Halili do t’i pervishet punes dhe para publikut do te dale me filmat e tij, ku denoncohen padrejtesite e njepasnjeshme qe po i beheshin popullsise se varfer e te vuajtur. Halil Budakova eshte regjisori i pare i cili ne filmat e tij e denoncon dhe e lufton korrupsionin e disa personaliteteve politike. Ne objektivin e tij e ka vere ne spikame luften kunder krimit te organizuar, i cili origjinen e ka diku larte ne pushtet dhe shtrihet deri te shtresat me te uleta. Ne secilin prej filmave te Halil Budakoves trajtohet lufta kunder vetive me negative, por ne asnjerin prej tyre nuk mund te hasim se policia e jone eshte e involvuar ne kete lufte te rrezikshme. Halil Budakova ne filmat e tij e tregon nje respekt e nje simpati te veçante per Sherbimin Policor te Kosoves, qe e trajton si nje force te pakorruptuar dhe permes se ciles luftohet krimi i organizuar. Djelmoshat e SHPK-se, ne filmat e Halil Budakoves jane simpatike, te stervitur dhe te perkushtuar qe deri ne fund ta luftojne çdo veti negative, si drogen, prostitucionin dhe korrupsionin, nga se keto tri segmente jane destruktive, jo vetem per nje familje, por per te shoqerine tone.

Halil Budakova, ne filmin “Djelmoshat e rrezikshem”, e trajton temen problemeve qe perballet rinia e pasluftes kosovare dhe ky film gjen simpati te madhe sidomos te te rinjte tane, te cilet mbushnin sallat e kinemave ne tere Kosoven ku shfaqej filmi. Me kete film, Halil Budakova po i thyente rekordet e shikueshmerise ne tere Kosoven, e madje te rinjte tane preferonin me shume filmin e Halil Budakoves, se sa filmat me yje te Holivudit. Rinise sone i interesonte per te shikuar problemet me te cilat ballafaqoheshin te rinjte çdo dite dhe i adhuronin aktoret vendore qe ishin bere model per rinine tone. Me kete film Halil Budakova ia siguroi vetes emrin e regjisorit qe po i thyente rekordet e shikueshmerise dhe kete deri me tash ende nuk ka arritur t’ia rrezikoje asnje regjisor tjeter.

Guximi i rralle krijues per tema aktuale

Me filmin “Krim pa krisma”, qe eshte nje drame familjare sociale, Halil Budakova do vente ne pah problemet e dashurise se nje çifti te pasur. Ne kete film, burri me lidhjet e tij me njerezit e pushtetit arrin te pasurohet brenda pak kohe, ku shohim thyerjen e ketij çifti dikur shume te dashuruar.

Ne filmin “Nentoka”, Halil Budakova trajton nje operacion te suksesshem te njesitit policor te SHPK-se kunder krimit te organizuar, qe ne Kosoven e pasluftes ka arritur kulmin. Shefi i njesitit, nje polic ambicioz dhe i pakorruptuar, deshiron asgjesimin e bandave kriminele, te cilet e terrorizojne popullsine e pafajshme e madje edhe rinine. Por, posa ndermerr aksione serioze dhe konfiskon sasine e droges me vlere prej pese milione eurosh, kreu i bandes i kundervihet familjes se tij, duke ia vra gruan dhe femijet, qe per fat njeri prej tyre plagoset rende dhe mjeket arrijne t’ia shpetojne jeten. Pas perjetimit te tragjedise familjare, shefi i njesitit deshiron ta zbaton drejtesine, por sharra i has ne gozhde, sepse bandat mafioze kane lidhje direkte me ministrin, i cili po ashtu eshte pjese e ketyre bandave.

Halil Budakova eshte regjisori i pare i cili me nje guxim te rralle trajton plagen me te rende te shoqerise kosovare - krimin e organizuar dhe ne menyre direkte ngre zerin kunder çerdhes se bandave kriminale, qe ndodhet ne organet e larta te pushtetit. Halil Budakova nuk e akuzon vetem krimin e organizuar dhe bandat kriminele, por tere Qeverine e Kosoves, qe nuk kujdeset per luftetaret e lirise, per familjet e deshmoreve dhe per skamjen qe e ka kapluar skajshmerisht tere Kosoven.

Per punen e regjisorit Halil Budakova nje pjese e madhe profesionistesh flasin me respekt, ndersa nje pjese tjeter me skepticizem, ndonje tjeter me injorim, por publiku i Kosoves flet me admirim.