Diskutim:Kënga e Ilionit: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
Ilias fillon me tri fjalë të gjuhës pellazge: Ili + as + mënia. Të tria këto fjalë shpjegohen shumë mirë me anë të gjuhës shqipe. Ili është emri i qytetit të vjetër, ndërtuar nga mbreti Ili, nipi i mbretit Dardan, që sipas mitologjisë ka qenë biri i Zeusit. Ili ndërtoi qytetin, që ka qenë bërthama e qytetit të ardhëshëm- Troja. As do të thotë asht (-është) në gjuhën pellazge. Fjala meni, është fjala e parë e këngës së parë të Iliadës, e cila shpreh "mënin" e Akilit, që është thelbi i të gjithë veprës. Në Iliadë ka edhe shumë fjalë të tjera pellazge/shqipe, që i ka shpjeguar A. Kola në librin e tij mbi arvanitët.
Ngjarjet e përshkruara në Ilias janë vetëm nga ditët e fundit të luftës dhjetëvjeçare. Në poem nuk përshkruhen as fillimi, rrëmbimi i Helenës së bukur, gruas së mbretit Menela të Spartës nga princi trojan Parisi as edhe fundi i Luftës së Trojës, vrasja e Akilit dhe shkatërrimi i saj.
Në fillim ushtria e akejve kap si robneshëvajzën e priftit Kris dhe pasi Agamemnoni nuk pranoi ti `a kthente vajzën të atit, perëndia Apolloni i dërgoi ushtrisë akeje një flamë të madhe shfarosëse, që ju hapi shumë telashe dhe humbje në fushën e betejës. Akili, prijsi i mirmidorëve të Thesalisë, nguli këmbë që vajza e priftit Kris të lirohej. Agamemnoni detyrohet të lirojë vajzën, por çoi trimat e tij dhe morën për te vajzën që mbante Akili në çadrën e tij, Brizeidën. Akili zemërohet shumë nga kjo sjellje e komandantit dhe tërhiqet nga lufta bashkëme luftëtarët e tij. E ëma e Akilit perëndesha Theti e qetëson të birin të mos futet në luftim me Agamemnonin dhe njëkohësisht i lutet Zeusit të ndërhyjë, duke ju sjell dëme akejve në luftë. Zeusi pranon dhe ndërhyn, të çojë në vend dëshirën e perëndisë Thetis. Lufta zhvillohet e ashpër dhe akejtë humbin gjithnjë. Akili kishte mëninë e madhe, prandaj nuk merrte pjesë në luftë. Është pikërisht kjo mëni a Akilit, aë është edhe përmbajtja themelore e Iliadës. U bë një armpushin dhe caktohet të bëhet dyluftimi midis Menelaut, mbrtit të Spartës dhe burrit të Helenës dhe Parisit, princit trojan, rrëmbyesit të saj. Kush të fitonte do të merrte Helenën së bashku me xhevahirët, që kishte marrë me vete. Dyluftimin gati e fitoi Menelau, por ndërhyri Theti dhe e shpëtoi nga vdekja. Kështu u prish armpushimi dhe filloi sërisht lufta. Patrokli, shoku i ngushtë i Akilit vendos me veshë pajimet e Akilit dhe i dukur si ai në fushën e betejës fillon sulmin kundra trojanëve. Në dyluftimme Hektorin patrokli vritet. Kur Akili mori lajmin për vrasjen e mikut të tij desh të hakmarrej, rregullohet me Agamemnonin, e ëma Theti i porosit dhe i sjell një palë pajime dhe armë të reja.Akili me shokët e tij me furi sulmuan mbi trojanët, vrasin shumë prej tyre dhe arrijnë deri tek Hektori, kryekomandanti trojan. Zhvillohet një dyluftim e egër dhe në fund Akili arrin të theri Hektorin. Më pas ja lidh këmbët tek koçia e tij dhe e tërheq zvarrë nëpër luftimore. Trimat e tij nëdrkohë bërtisnin për fitore. Priami, mbreti trojan dhe i ati i Hektorit, shkon tinës në kampin e akejve dhe i propozon Akilit shpërbelsën e duhur për ti dhënë trupin e Hektorit. Pas shumë lutjes Akili ja kthen trupin e Hektorit. Më pas roganizohet varrimi i Hektorit, trupi i tij digjet në turrën e druve, ndërkohë që Hekuba, Andromaqi dhe Helena qajnë për vdekjen e tij. Vrasja e Akilit, shkqtërrimi i Trojës dhe rrëmbimi i grave si robnesha përshkruhen në poemën Odhise të Homerit. Në kohën që ka jetuar Homeri dhe ka formuluar Iliadën rreth vitit 750 p.e.s. dhe Odhisenë rreth vitit 700 p.e.s., në rajonin e Egjeut dhe Ballkan jetonin vetëm fiset pellazge, ashtu siç i përshkruan edhe Homeri. Pellagët në këtë kohë e njihnin dhe e përdornin shkrimin me alfabetin e tyre. Të gjitha emrat e vendeve, perëndive, heronjëve etj. në Iliadë janë nga pellazgët dhe shpjegohen me anë të gjuhës shqipe. Prandaj veprat e Homerit janë shkruar fillimisht nëgjuhën pellazge, gjuha e vetme e kohës. Reth shekullit të 5 p.e.s. veprat e Homerit u transkiptuan në gjuhën helene.
shih: Peza L. & Peza L. New light about the Pelasgians and their language, Tirana 2009.
Return to "Kënga e Ilionit" page.