[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 39:
Fshati Vlushe duhet te kete qene nje vendbanim mjafte i vjeter ne kete zone. Germimet dhe gjetjet ne varrezatt e vjetra e vertetojne kete gje. Ne parcelat si Ara e Madhe dhe Armenina por edhe ne parcela te tjera, gjate punimeve te tokes dalin copa tjegullash dhe qeramikash te ndryshme. Ne lagjen Sanxhak duhet te kete qene nje vendbanim baze pasi themelet e vjetra dhe ndertimet per furnizimin me uje e tregojne kete gje. Lagja Sanxhak ne Vlushe duhet te jete nje emertim i mbetur nga koha e sundimit turk. Tek Mekami jane zbuluar themele ndertesash qe duhet te jene te pakten te viteve te sundimit turk. Brezi i te vjeterve te sotem mban mend nga tregimet e paraardheseve te tyre se atje duhet te kete qene qendra e xhandarmerise si dhe nje burg. Germimet e kryera rastesisht ne fundin e viteve 70 te shekullit te kaluar tek Mekami vertetojne nje ndertim te struktures se burgjeve te sundimit osman. Vlusha duhet te kete qene nje qender e qeverisjes turke te asaj zone. Ne fshatin Vlushe ka patur xhami, (mejtem) qe eshte perdorur edhe si shkolle turke. Duhet te kene qene vitet e fundit te sundimit osman, pasi krahas mesimit te gjuhes turke, po fillonte te mesohej fshehurazi edhe mesimi i gjuhes shqipe. Te moshuarit e fshatit qe vinin ne shkollen turke naten, tregonin se diten, kur shkonin me bageti, lexonin abetaren shqip. Kete e verteton fakti se ne keto kohe shume burra te fshatit dinin te shkruanin dhe te lexonin shqip pa kryer asnje shkolle. Prane Mekamit, ne qender te fshatit, vendi quhet edhe sot Xhami, prej te cilit kane mbetur vetem disa varreza te vjetra. Pervec varrezave tek Xhamia, te cilat jane perdorur si te tilla edhe me vone, ne Vlushe jane edhe varrezat tek Armenina, varreza te cilat duhet duhet te jene me te hershme se periudha e sundimit osman.
 
Nga fshati Vlushe ka patur edhe burra qe gjate periudhes se sundimit otoman shkuan per tu shkolluar ne Turqi. Nje prej tyre ishte Maliq Sanxhaku ose Maliq Skrapari. Ai kreu atje arsimin e larte si agronom per bujqesine. Maliq Sanxhaku me shume perdorte emrin Maliq Skrapari. Kjo, pasi kur kryente shkollen e larte ne Stamboll dhe e pyeten se nga cili Vilajet vinte, Maliqi ishte pergjigjur se vinte nga Vilajeti i Skraparit. Keshtu qe edhe ne diplome i mbeti emri Maliq Skrapari. Pas mbarimit te shkolles u emerua sekretar i bujqesise per Vilajetin e Janines. Ne vitin 1912, pas ngritjes se flamurit dhe shpalljes se Qeverise ne Vlore, Maliqi mori pjese ne perberjen e qeverise. Ai ishte nga te paret specialiste me arsimimin si agronom qe vjen ne Shqipëri. Edhe ne qeverine e Zogut Maliqi ka punur sekretar i ministrise se bujqesise. Ne vitin 1939, kur Italia fashiste donte te merrte tokat e disa fshatrave te Myzeqese me koncesion, Maliqi ka kundershtuar se bashku me fshataret e asaj zone.
 
Fshati Vlushe ka histori me ngjarje dhe beteja qe jane zhvilluar si gjate luftes te pare, midis dy luftrave dhe gjate luftes se dyte boterore. Pas fillimit te luftes se pare, ne vitet 1914-1918 jane zhvilluar beteja me andartet greke qe kane sulmuar disa here fshatin duke kryer raprezalje si vjedhje, plackitje, diegie shtepish dhe vrasje.
Rreshti 47:
Rrethinat e fshatit Vlushe u bene edhe fushe beteje ne luften mes forcave austro-hungareze dhe atyre italiane ne luften e pare. Forcat austro-hungareze ishin pozicionuar ne malin e fshatit Vlushe dhe nje komande e tyre e komanduar nga gjeneral Gjilardi ishte vendosur ne lagjen Sanxhaku. Forcat italiane kishin zene fshatrat Potom dhe Qafe dhe lartesite perpara fshatit Vlushe. Fshati Vlushe qendroi disa dite nen zjarrin qe shkembenin keto forca me njera-tjetren. Edhe sot ne malin e Vlushes gjenden gezhoja te municioneve te kembesorise dhe artilerise austriake te perdorur ne kete kohe.
Fshati Vlushe u perfshi ne arenen e luftimeve mes forcave italiane dhe greke te vitit 1941. Komanda dhe trupat greke ishin vendosut ne fshat, kurse italianet kishin zene Qafen dhe lartesite nga Galina e Osojes deri ne Galinen e Potomot. Ne lagjen Mukaj ishte nje komande greke, e cila shfrytezoi si perkthyes Xhevahir Muken, i cili si ish emigrant ne Selanik vite me pare, njihte gjuhen greke. Ne fshatin Qafe italianet kishin ngritur garnizonin e tyre me llogore, fortifikime e pengesa me tela me gjemba. Deri vone mund te gjeje ne llogoret italiane mbetje te telave me gjemba te asaj kohe. Te moshuarit e sotem tregojne se pas humbjes dhe terheqjes se italianeve, komanda greke lejoi qe edhe fshataret e Vlushes te merrnin mallra e ushqime te lena ne ikje e siper nga iltalianet ne Qafe.
Nga ngjarjet e Luftes se 2 boterore vlen te permenden tre ngjarje kryesore:
Gjate operacionit te dimrit ne 14 janar te vitit 1944 nje dedashment ndeshkimi gjerman, me porosi te eksponenteve te ballit kombetar, bene nje masaker duke vrare 22 burra dhe djem te fshatit. Ata jane shpallur te gjithe deshmore te atdheut. Ne mes te fshatit Vlushe eshte ngritur nje permendore ne kujtim te ketyre martireve.
Ne Vlushe me 17 Mars 1944 u formua Brigada e 7 sulmuese e Ushtrise Nacional-Clirimtare. Edhe per kete ngjarje eshte ngritur lapidari ne pllakaten e te cilit jane gdhendur emrat e te gjithe deshmoreve te kesaj Brigade partizanwe qe luftoi kunder nazisteve gjermane deri ne Vishegrad.
Po ne Vlushe ka funksionuar spitali partizan ne shtepine e Hysen Mances. Ne kete spital jane mjekuar edhe heroi i popullit Zylyftar Veleshnje dhe Skender Malindi. Spitali partizan ka funksionuar nga muaji prill deri ne qershor 1944.
 
 
 
Ushtria greke qe kupoje fshatin Vlushe donin te hanin , kafshet gjithashtu donin te hanin zajrene e fshatareve dhe kjo gje beri deme ne blegtori , u prene peme frutore dhe ishte nje dimer I madhe , burrat e fshatit trasportonin ushqime nga nje fshat ne nje tjeter ,keshtu qe fshati Vlushe nuk iu ndane kurre vuajtjet dhe luftrat ne te gjthe historine e shqiperise . Luftrat ne fshatin Vlushe kane rrjedhur njera mbas tjetres. Ne luften e dyte boterore Antifashiste Nacional Clirimtare Vlusha ka mbajtur peshen kryesore duke furnizuar rreshtar partizane me djemt e fshatit, duke krijuar dhe ceta ne fshat per mbrojtjen e fshatit. Me fillimin e Levizjes Nacional Clirimtare ne fshatin Vlushe kane ardhur eksponente te Ballit Kombetar dhe I beni thirrje burrave te fshatit qe te mbeshtesim politiken e Ballit Kombetar, kurse burrat e fshatit vlushe u pergjigjen : “Ne I kemi dhene llafin te birit te Sinan Leshnjes , Karaman Yllit qe eshte nismetar I levizjes Nacional Clirimtare ne fshatrat tona “. Ne te 2 operacionet si ai I dimrit dhe ai I qeshorit te vitit 1944.Ne operacionit te dimrit ne 14 janar te vitin 1944 nje dedashment ndeshkimi gjerman , me porosi te eksponenteve te ballit kombetar , duhej te benin nje masaker ne Vlushe. Ja si u zhvilluan ngjarjet:
Me 13 janar u mbodhem burrat e fshatit dhe diskutuan per ardhjen e ushtrise gjermane .duke shkembyer shume mendime qe duhet te largohemi apo te qendrojme ne fshat. Ne keto mendime dhe diskutime nje pjese e burrave u larguan nga fshati , kurse pjesa tjeter menduan se nese do ikim te gjithe do na djegim shtepite dhe femijet, keshtu qe pjesa qe ngeli u shpernda neper shtepit e tyre. kur ky dedashment gjerman mberriti ne fshatin Vlush filluan te kontrollojne te gjitha shtepite dhe te gjithe burrat . pleqte e te rinjte I grumbulluan ne shtepine e Tefik Hajdinit ku midis te tjeteve ka pasur pleq 70 dhe 80 vjec por kan qen dhe 3 djem 17 dhe 2- vjec. Ky dedashment u perqendrua darken e 13 janarit ne 2 lagje , lagjen Hajdin dhe lagjen Mance . Me 14 janar , ne te gdhire,rreth ores 5 te mengjesit , duke I marre 2 nga 2 , rreth 400 metra large shtepise ku banonin ,I pushkatuar dhe I hodhen ne nje buze perroi . Ne momentet e pushkatimit w nga fshataret ju shpetuan gjermaneve nga dora dhe u larguan. Gjemanet I qelluan nga mbrapa dhe duke thirrur ha ujku , kjo tregon se bashke me gjermanet kishte dhe ballista shqipetare. Ne pushkatimin e nderreses se fundit , ne vendin e ngjarjes mberriten grate duke ulerire , por ushtartet gjerman I vune bajonetat grave dhe nuk I lejuan te afroheshin . Mbas largimit te ushtrise gjermane grate e fshatit nxorren nga rrenoja e perroit te gjithe te vraret dhe I shtrine ne nje lendine . Ne kete beteje njeri nga burrat (Sadedi Borri) shpetoi . Grate e kane nxjerre qe nga perroi ne gjendje shoku dhe duke pare qe ishte pare qe ishte gjalle I dhane frymarrje artificial dhe pasi ai u permend u largua me shpejtesi ne drejtim te malit te Vlushes.Grate e fshatit Vlushe , mbas 2-3 diteve me ndihmen e disa fshatareve nga Gradeci eshte bere varrimi I 22 personave te vrare, qe sot jan shpallur deshmore te atdheut . Ne mes te fshatit Vlushe eshte ngritur nje permendore duke pasqyruar te gjithe emrat e ketyre martireve ,te masakruar nga nazistetgjermane.
Gjate ketij dimri te 1944 shtabi I pergjithshem I luftes Antifashiste Nacional Clirimtare vendosi qe ne fshatin Vlushe te krijohet njesia me e madhe partizane , brigade e 7 sulmuese me 14 mars , me partizane te grupit te Skraparit , Korces. Beratit , etj . Keshtu qe fshati Vlushe ka qene dhe mbetet bukedhenes , mikprites gjate te gjithe kohrave,
Ushtria gjermane ne Skrapar organizoi 2 operacione , ai I dimrit qe thame me larte dhe I qeshorit . Por ne Vlushe ka gjetur strehe dhe spitali partizan ne shtepine e Hysen Mances dhe ne ti gjithe lagjen Mance. Spitali ishte I organizuar me drejtor, me administrate dhe me 2 kirurg , Nje kirurg Italian I quajtur Dalesko dhe Petro Cani . I gjithe fshati ishte vene ne sherbim te ketij spitali , ne vecanti grate e fshatit qe merreshin me larjen e rrobave te te plagosurve dhe te spitalit . Ne kete spital kan qene dhe 2 kuadro kryesor te Skraparit , heroi I populloi Zylyftar Veleshnje dhe Skender Malindi. Spitali partizan ka ndjetur nga muaji prill deri ne qeshor.
Javen e pare te qeshorit ushtria gjermane kishte filluar operacionin ne dy drejtime per Skraparin , nga Berati dhe nga Korca, keshtu qe spitali partizan I Vlushes duhet te shperngulej nga Vlusha. Ky ishte aksioni me I madh I fshtit Vlushe , ku u angazhuan te gjitha kafshet e ngarkeses , transportuar partizanet e plagosur drejt fshatit Visocke. Kjo qe veshtiresia me e madhe , jo vetem per burrat qe u angazhuan n kete aksion , por dhe grate e femijet te cilet u shperngulet ne shpella e vendstrehime te lumit te Vlushes. Fshati Vlushe la perseri shtepite , pasurite dhe gjene e gjalle dhe u larguan nga fshati, dhe kur u kthyen mbas 5 diteve ne fshat , gjeten shtepite e kasollet te djegura e te perveluara. Ne kete operacion fshati Vlush pesoi demtimet me te medhe si humbjen e shtepive dhe nje pjese te bagetive. Keshtu ne te 2 operacionet si ai I dimrit dhe ky I qeshorit , fshti Vlushe I ka paguar shume shtrenjte.
Mbas clirimit te vendit si ne te gjith Shqipërine edhe ne Vlushe filloi rindertimi dhe karja e plageve te luftes. Karakteristike e fshtit ka qene ku ruhet edhe sot , dashuria dhe perkrahja e njeri-tjetrit , ashtu si u bene strehe gjate luftes per njeri –tjetrin , ashtu dhe mbas clirimit duke ndihmua me te varferit per te ngritur nje shtepi dhe per te krijuar nje base ekonomike dhe deri nga viti 1957 fshati Vlushe I kishte mbyllur te gjitha plaget e luftes.
Ne vitin 1957 fshati Vlushe bashkoi tokat, pendet e qeve, krahet e punes dhe organizoi kooperativen bujqesore, me githe veshtiresite e e kuadrovet te pa specializuar dhe jo te shkolluar mire , ne pergjithesi fshati pati rendimente per te plotesuar nevojat e fshatareve . Kooperativa u organizua ne nje kryesi , nje kryetar , nje finance dhe pak a shum ne krahasim me kooperativat e tjera te zones ja arriti qellimit te saj. Me pas kjo u bashkua me fshatin Leshnje dhe Gostencke dhe me pas u bashkua me kooperativen e kapinoves ku bejne pjese te gjithe fshatrat e komunes leshnje, megjithate fshati Vlushe mbante peshen kryesore te prodhimete bujqesore dhe blektorale.
Mbas vitit 1990 kane emigruar shume shtepi , por dhemshuria per fshatin mbetet atje dhe nje pjese e mire qe jetojne dhe kane lindur ne fshatinVlushe.
Ashtu si e permendem me larte , duke pastu dhemshuri per vendin e vet , ai memoriali per deshmoret e masakruat nga gjermanet lindi idea si nsmetar per te kujtuar at ate rene qe jane krenaria e fshatit Vlushe ka qene : Kadri Hajdini , Kujtim Mance , Hekuran Sanxhaku dhe inxhinieri I talentuar I fshatit tone Riza Hajdini , duke patur perkrahjen dhe ndihmen e kryetarit te qarkut te Beratit Pelivan Shatrit.
Kjo Veper u inagurua ne 14 janar te vitit 2010 me pjesemarrjen e banoreve te fshatit dhe atyre banojne jashte rrethit te Skraparit, duke bere biseda dhe kujtime historike te njerit dhe te tjetrit dhe per nder te pjesmarresve fshataret e Vlushes organizuan nje dreke, ku folen veterane te luftes, bashfshatare, bijte e niper te deshmoreve duke dhene kujtimet e tyre.
Pas clirimit shkolla e pare ne fshatin Vlushe eshte hapur ne vitin 1946. Ne kete shkolle filluan te shkonin edhe te rriturit qe ishin analfabet te benin kurs nate per zhdukjen e analfabetizmit.
 
[[mk:Влуша]]