[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Format e qeverisjes
Sistemet politike
Rreshti 29:
Vetë prejardhjen e fjalës republika nga ajo latine "res publica" apo "çështja publike", jep te kuptohet se pushtetin në këtë formë të qeverisjes e ushtron vetë populli.
 
== Sistemet politike ==
Sipas sistemeve politike mund te ketë pushtete te modeleve: autokraci, oligarki dhe demokraci
 
==== Autokracia ====
Në autokraci pushteti është i përqendruar në duar të prijesit dhe ai udhëheqë duke u mbështetur në norma tradicionale, te cilat mund të jenë edhe religjioze. Prijësi ka pushtet absolut, sepse edhe ka forcë absolute. Në vende te tilla ka shumë levizje kundër prijësit, në mënyrë që të hiqet nga froni dhe hakëmarrjet po kështu janë shumë të ashpra dhe të vrazha ndaj te pakënaqurve
 
==== Oligarkia ====
Në oligarki pushteti është i përqendruar në duar të pakicës. Pakica vendos për ligjet dhe po kështu për qështjet më të rëndesishme të një shteti apo vendi. Gjatë historisë me ketë formë pushteti janë identifikuar aristokracia, veçmas me modelin fisnor te sundimit dhe plutokracia oligarkike, një shtresë e vogël e të pasurve që vendosë në emër të shumicës. Politologët, sociologët etj. vlerësojnë se edhe në shoqëritë moderne kemi të bëjmë me plutokraci oligarkike si formë e pushtetit. Arsyen për këtë vlerësim e mbështesin në faktin se mbrapa vendimeve në emër të shumicës, vendos pakica dhe ajo ka pushtetin real në duar të saj. Edhe në tipat e qeverisjes demokratike, në rastin kur zgjedhjen përfaqësuesit për të qeverisur, pakica ndahet nga votuesit e tyre dhe vendos ashtu siç do dhe ia merr mendja, dhe shpesh kjo është në kundërshtim me dëshirat dhe synimet e qytetarëve
==== Demokracia ====
 
==== Demokracia ====
Demokracia është sistem politik në të cilin pushtetin e ushtron populli, përkatësisht të gjithë qytetarët e një vendi që kanë të drejtë vote. Demokracia paraqet formë të qeverisjes. Fjala demkoraci rrjedh nga fjala greke demos qe do te thot njerez kurse kratos sundim (sundim i vet-popullit)Kosova është demokraci parlamentare.
 
===== Demokracia plebishititare =====
Demokracia plebishitare apo e drejtëpërdrejt në Athinën e lashtë, ishte e tillë që qytetarët dilnin në sheshe te qyteteve dhe vendosnin për çështje që u interesonin atyre. Atëherë kjo formë e vendosjes ishte e mundur, ngasa numri i njerëzve nëpër qytete ishte i vogël dhe nuk paraqiste ndonjë problem të tuboheshin qindra apo disa mijera njerëz.
 
===== Demokracia reprezentuese =====
Tash shumica e vendeve kanë sisteme demokratike dhe po kështu, karakteri i tyre është reprezentues. Demokracia reprezentuese mundëson që qytetarët vetëm përmes zgjedhjeve aktivisht të marrin pjesë në vendimmarrje politike dhe në ndërtimin e institucioneve shtetërore