Dallime mes rishikimeve të "Ungjilli i Lukës"

ska përmbledhje të redaktimeve
(Faqe e re: thumb|200px|Shën luka Ungjilltar. Tradicioni kishtar më i vjetri Ungjillin e tretë e mban për vepër të Lukës, shokut të ngusht...)
 
[[Skeda:Shen_Luka_Ungjilltar.jpg|thumb|200px|Shën luka Ungjilltar.]]
Tradicioni kishtar më i vjetri [[Ungjilli|Ungjillin]] e tretë e mban për vepër të [[Shën Luka|Lukës]], shokut të ngushtë në veprimtari dhe >mikut të dashur< (Kol 4,14; Fil 24) të Palit. Në përgjithësi mund të thuhet se autori i të tretit Ungjill, që është autori i Veprave të Apostujve, është një historian i ndërgjegjshëm. Patjetër do ta ketë njohur Ungjillin e Markut dhe ka marrë nga i njëjti burim nga nga ka nxjerrë edhe Mateu. Ai vetë e thotë në fillim të veprës së vet se i ka shqyrtuar dhe hulumtuar me kujdes të gjitha dëshmitë mbi Jezusin, qofshin ato gojore apo të shkruara.
Ka një stil të këndshëm, të rrjedhshëm dhe të përpunuar. Autori shkruan për të krishterë që vijnë nga paganizmi.
Njohuritë e para mbi Lukën dalin nga Veprat e Apostujve. Në to paraqitet se Luka lindi në [[Antioki]] të [[Siria|Sirisë]] (Vap 11,28), si duket nga prindërit paganë. Duket se takimi i parë me [[Shën Pali|Palin]] ndodhi në [[Troadë]]. Herët u kthye në krishtërim (rreth v. 40). Gjasa është se bashkë me Palin prej Troadës shkoi në Filipe, ku ndoshta Pali e la mbikqyrës të bashkësisë (Vap 16,10-17). E gjejmë rishtas me Palin, kur ky, në misionin e tretë kthehet në [[Jeruzalemi|Jeruzalem]] (Vap ). Që atëherë Luka bashkvepron me Palin (Vap 27,1-28. 16.2 Tim 4,11).
Anonymous user