Dallime mes rishikimeve të "Ndihmë:Guida e redaktimit/Formatimi i tekstit"

(resetting the sandbox page)
(→‎DOCENT NDOC LULI: seksion i ri)
{{/udhëzime}}
 
== DOCENT NDOC LULI ==
 
Ndoc Shan LULI lindi në një familje qytetare në Shkodër më 09 Maj 1913. Arsimin bazë e mori në kolegjin katolik të Jezuitëve (apo françeskanëve) në Shkodër. Më pas, ai u largua në Itali për studime të mëtejshme. Fillimisht kreu Kolegjin Ushtarak në Napoli, nga ku mori gradën N/Toger. Më pas kreu një sërë studimesh të mëtejshme në fushën ushtarake si në Akademinë e shumë njohur të Modena-s; Akademinë në Parma (Aviacion). Shumë shpejt mori gradën e Kapitenit të Parë duke shërbyer në armën e Rojës së Financës (Reggio Guardia di Finanza - Itali). Dëshira e tij për një profesion tjetër civil e nxiti për të kryer Institutin e lartë Gjeografik Ushtarak të Firences, nga ku doli me profesion Inxhinier gjeodet (Topograf).
Pas Çlirimit të Shqipërisë shërbeu në Komandën e Përgjithshme me gradën “Major” dhe më pas në Ministrinë e Mbrojtjes si Shefi i Topografisë Ushtarake. Doli në lirim nga Ushtria në vitin 1955 dhe punoi në Institutin Politeknik nga ku mori jetë në vitin 1957 Universiteti i Tiranës. Këtu ai krijoi në Fakultetin e Inxhinierisë, Katedrën e Gjeodezisë. Punoi në këtë katedër deri në daljen në pension. Nga kontributi i tij i rëndësishëm, njihet si babai i topografisë dhe hartografisë Shqiptare. Puna e tij ka qenë jo vetëm përgatitja e një armate të inxhinierëve por dhe rrjetit të sistemit të triangulacionit Shqiptar; Hartat topografike: Shqipëria në Plastik; Luhatja dhe evolucioni i vijës bregdetare të Shqipërisë nga pikëpamja gjeodezike; etj. Mori titullin “DOCENT” në vitin 1972 nga Universiteti i Tiranës për kontributin e tij të çmuar, në një kohë kur për aftësitë e tij shkencore Akademia e Shkencave të Filadelfias, USA viti 1971 e vlerësoi “Honoris causes” me titullin “Oceanographer”. Ndërroi jetë më 04 Dhjetor 1985.
Anonymous user