[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
No edit summary
Rreshti 1:
{{për përmirësim}}
{{POV}}
[[Progonati]] është një fshat në rrethin e {{Tepelena|Tepelenës]].
[[Progonati]] është një fshat me emër magjik që perceptohet trimërimshëm në memorien e çdo shqiptari për mbresat e të kaluarës dhe për emrin e mirë të bijve të kësaj krahine. Progonati për qytetin e {{Tepelena|Tepelenës]], për atë rrethinë labërie të mbushur me traditë dhe kulturë, përbën një kryeqytet të mendimit, trimërisë, bujarisë dhe intelektualëve të njohur, që sot janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, dhe me valixhen e traditës së vendlindjes themi krenarisht se kanë pushtuar botën. Gjithkund ku ndodhen, kanë marrë me vete një copëz fëmijërie nga ai vend i mbushur me gurë stralli, nga era e bagëtive dhe qumështit të deles, nga ai vend ku fëmijët më shumë se me bukë misri rriteshin me [[tradita]], arsimdashje, dhe pinin në kroje trimërie. Dhe mbi të gjitha me atë ajrin e pastër të maleve tona ku banorët kanë hedhur shtat mes punës, vështirësive të natyrës dhe kërkesave për jetën. E përcjell ndër mendje këtë takim brezash dhe më fluturojnë në imagjinatë ato pemët e paketa me ndonjë bajame që ka nisur të rreshkët, përqafime njerëzish që gjithnjë e më shumë e kanë varfëruar Progonatin me braktisjen e fshatit, me atë festë të mbushur me lotë mallëngjimi, buzëqeshje, trokitje gotash shtrëngime duarsh, biseda, debate, kujtime, psherëtima, tundje kokash, meditime, kërkime sysh, meraqe për të vonuarit. Mbi të gjithë më vijnë ndërmend pleqtë jetëgjatë që mezipresin të shohin fëmijët e tyre, nipërit dhe mbesat që i bashkohen kësaj tradite të kahershme. Dhe mbi të gjitha mendoj atë të folurën mallëngjyese të kallogreve të veshura me të zeza që duket se rinohen duke pritur njerëz në vatrat e tyre shumë herë të braktisura nga të rinjtë. Dhe ajri i maleve me atë freskinë e tij duket se tejmbush frymëmarrjen me erën e veçantë progonatase. Dhe gjithë ajo pjesë jete merr jetë në qendër të Progonatit të këtij fshati që trimërinë e ka ngritur në piedestal, bujarinë e ka hyjnizuar, atdhedashurinë e ka pjesë të zemrës, zgjuarsinë libër te jetës, sinqeritetin virtyt të parë, punën visar komunikimi të pacënueshëm, demokracinë parajsën e mendimit të qytetëruar.
 
Kush ka njohur një progonatas ka gjetur një mik tek ai, ka gjetur një vëlla, ka gjetur thesarin e jetës së tij. Kjo sepse në këtë tokë frymojnë burra të rëndë e me dinjitet, që jo vetëm kanë qenë protagonistë në legjenda e në këngë, por dhe në jetën reale përbëjnë heronj të lindur dhe protagonistë.