[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 17:
Për aq kohë sa ishte Pejgamberi (s.a.v.s.) i pranishëm në këtë botë, kërkimi i shpjegimit për ndonjë ajet nuk përbënte ndonjë problem. Kur sahabët kishin ndonjë vështirësi, ata i drejtoheshin atij dhe merrnin përgjigje të kënaqshme. Por më vonë, pas tij (s.a.v.s.), u bë e nevojshme që tefsiri të ruhet si degë e përhershme e dijes ashtu që, së bashku me fjalët e Kur’anit fisnik, të mbrohet dhe të ruhet kuptimi korrekt për ummetin musliman, dhe heretikët dhe devijuesit nuk gjejnë rrugë aty për shtrembërimin e kuptimeve të tij. Kështu që, me mirësinë dhe udhëzimin e Allahut të Plotfuqishëm, ky ummet arriti këtë mision të mrekullueshëm me aq efikasitet sa që sot mund të themi pa asnjë frikë dyshimi ose kundërshtimi, që jo vetëm janë të mbrojtura fjalët e këtij Libri të fundit të Allahut, por po ashtu edhe tefsiri dhe sqarimi që na ka arritur përmes Pejgamberit (s.a.v.s.) dhe sahabëve të tij që ishin çdo herë në gatishmëri të japin jetën e tyre për të.
 
Në çfarë mënyra ummeti musliman ka mbrojtur dhe ruajtur ‘Ilmin (shkencën) e Tefsirit? Çfarë vështirësi ekstreme kanë kaluar ata në këtë aktivitet? Nëpër sa faza është dashur të kalojë kjo përpjekje? Të gjitha këto kanë një histori të gjatë dhe magjepsëse që nuk mund të nisen në kontekstin aktual (për këtë, ju lutëm shihni veprën ‘Ulum el-Kur’an, një vepër e detajuar për këtë çështje nga ky shkrues modest). Qëllimi këtu është të përmenden shkurtimisht cilat janë burimet e komentimit të Kur’anit dhe si këto burime janë shfrytëzuar për shpjegimin e Kur’anit fisnik nga gjithë ato libra mbi ‘Ilm-ul-Tefsirin në çdo gjuhë. Këto burime arrijnë numrin gjashtë.[1]
 
 
Rreshti 107:
 
== Lidhje të jashtme ==
 
[http://fibrahimi.wordpress.com/2013/07/15/hyrje-ne-shkencen-e-tefsirit-ilm-ul-tefsir]
 
[http://fibrahimi.wordpress.com/2013/07/15/burimet-e-tefsirit-komentimit-te-kuranit]
 
[http://fibrahimi.wordpress.com/2013/07/15/komentime-tefsire-te-famshme-te-kuranit]