[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 22:
 
=== Tekste Shkrimesh të cituara si mbështetje të nënkuptuara për doktrinën e Trinisë ===
Perëndia është Trini – d.m.th. një qenie trepersonale, kurse njeriu është njëpersonal. Ky mësim kuptohet vetvetiu madje që në DhV/BV, por duket më qartë në Dhiatën e Re, ku shpëtimi konsiderohet si vepër e tre personave së bashku:
 
Mateu 28,18-19: Jezusi iu afrua atyre dhe u tha: «Zoti më ka dhënë fuqi të plota e të pakufizuara në qiell dhe në tokë. Prandaj shkoni e bëjini të gjithë popujt nxënës të mi! Pagëzojini në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të shenjtë, dhe mësojini të zbatojnë gjithçka që ju kam urdhëruar! Ta kini të qartë: Unë jam me ju gjithmonë, deri në mbarimin e kësaj epoke!»
 
Pagëzimi, pra, bëhet në emrin e Trinisë, e jo në emrat e disa personave hyjnor.
2 Kor 13,13: Qoftë me ju të gjithë hiri i Zotit tonë, Jezusit, Mesisë, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia me Shpirtin e shenjtë!
 
Gal 4,6: Ka vetëm një Perëndi që është mbi të gjithë. Vepron (me anë të Mesisë) për hir të të gjithëve dhe (me anë të Shpirtit) në të gjithë (besimtarët)
 
1 Pjetrit 1,2: Perëndia, Ati, ju ka zgjedhur për popullin e tij, ashtu siç vendosi që në fillim. Ju ka veçuar me anë të veprimit të Shpirtit të shenjtë që t’i nënshtroheni Jezusit, Mesisë, dhe që të pastroheni me anë të derdhjes së gjakut të tij.
 
Apokalipsi 1,4-5: Gjoni ua drejton këtë shfaqje shtatë bashkësive në provincën e Azisë së Vogël. Hir dhe paqe nga Perëndia, që është, që ishte dhe që po vjen, dhe nga shtatë shpirtrat që rrinë para fronit të tij, dhe nga Jezusi, Mesia, Dëshmitari besnik që i pari u ringjall nga të vdekurit dhe që sundon mbi mbretërit e tokës!
 
Vendet e përmendura në DhV/BV janë:
Zanafilla 1,26: Pastaj Perëndia tha: «Tani le të bëjmë (ne) njeriun në shëmbëllimin tonë, të ngjashëm me ne.
3,22; Pastaj e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit, sepse tha me vete: Tani njeriu u bë si njëri nga ne sepse është i lirë të bëjë gjithçka. Ne nuk do ta lejojmë t’i hajë edhe frutat nga pema që jep jetë (të përjetshme), përndryshe do të jetojë përgjithmonë. Le ta punojë tokën nga e cila edhe u krijua.
Ka edhe vendet ku është fjala për një person, i cili është hyjnor, por jo Perëndi Atë: Zan 18,13,17,20.22-23.
Në shkretëtirë Hagara po pushonte pranë pusit që ndodhet rrugës për në Shur. Ja, engjëlli i Zotit erdhi tek ajo dhe e pyeti: «Hagar, skllavja e Saraisë. Nga vjen e ku po shkon?» «Unë po largohem nga pronarja ime. » iu përgjigj. Engjëlli i tha: «Kthehu te zonja jote dhe nënshtroju asaj. Zoti do të të japë aq shumë pasardhës, saqë askush s’do të mund t’i numërojë. Ti do të lindësh një djalë dhe do t’ia vësh emrin Jishmael (Perëndia ka dëgjuar), sepse Zoti e dëgjoi thirrjen e hallit tënd. Por, biri yt do të jetojë si një gomar i egër; ai do të jetë kundër të gjithëve, e të gjithë do të jenë kundër tij. Do të jetojë mënjanë nga gjithë farefisi i tij dhe do t’i provokojë. » Hagara thirri: «A me të vërtetë e pashë Perëndinë e megjithatë mbetem gjallë të tregoj për këtë?» Prandaj e quajti Zotin që kishte folur me të «El-Roi» (Perëndia që më sheh)! Për këtë njerëzit e quajnë atë pus, midis Kadeshit dhe Baredit, «Bëer-Lahai-Roi» (Pusi i të Gjallit që më sheh).
Te Ligji i përtërirë (ose, më mirë Besëlidhja e ripërtërirë) 6,4 thuhet: Dëgjo, Izrael! Zoti, Perëndia ynë, është një Zot i vetëm! (hebr. Shëma Jisrael JHWH Elohenu JHWH exad), por duhet vërejtur që fjala exad/axat (e jo jaxid = i vetmi) përdoret shpeshherë në kuptim kolektiv: p.sh. mishpaxa axat =
një familje = një familje e bashkuar, e jo e vetmja familje në botë! Me fjalë të tjera, Perëndia është plotësisht i integruar, s’ka përçarje brenda Trinisë.
 
Në librin e profetit Isaia (hebr. Jeshaja) edhe vende të tjera:
 
6,1-9: Atëherë pashë Perëndinë, Zotin; ai ishte ulur në një fron shumë të lartë. Kindat e rrobës së tij mbulonin të gjithë Tempullin. Ai ishte i rrethuar nga engjëjt e fuqishëm. Secili prej tyre kishte gjashtë krahë; me dy prej të cilëve mbulonte fytyrën; me dy trupin dhe me dy fluturonte. Engjëjt i thoshin njëri-tjetrit duke thirrur: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Perëndia, Zoti i gjithëpushtetshëm!
Mbarë toka e dëshmon fuqinë e tij! » Themelet e Tempullit u tundën nga thirrja e tyre, dhe Tempulli u mbush me tym. Unë thirra nga frika: «Jam i humbur! Unë jam fajtor dhe i padenjë që të flas për Perëndinë; po kështu edhe populli, në të cilin banoj. Megjithatë, e pashë mbretin, Zotin e gjithëpushtetshëm! »
Pastaj njëri nga engjëjt e fuqishëm m’u afrua duke fluturuar. Kishte një qymyr të ndezur, të cilin e kishte marrë me darë nga altari. E preku gojën time me darë dhe tha: «Buzët e tua i ka prekur prushi. Tani je çliruar nga faji yt, të është falur mëkati. »
Pastaj dëgjova Zotin duke thënë: «Cilin të dërgoj? Kush është gati të bëhet lajmëtari ynë? » Unë u përgjigja: «Unë jam gati, më dërgo mua! » Atëherë tha: «Shko!… »
 
Në DhR/BR lexojmë komentarin hyjnor për këtë fragment: profeti Isaia kështu foli, kur pa madhështinë e Tij, dhe fjalët e tij i referoheshin Jezusit.
 
Isaia 7,14: Prandaj Zoti do t’ju japë prej vetvetes një shenjë: virgjëresha do të mbarset dhe do të lindë një djalë, të cilit do t’i vërë emrin Imanuel (Perëndia me ne).
 
Isaia 9,1-6: Vendi i fiseve të Zëvulunit dhe Naftalit ishte dikur i përbuzur, por e ardhmja do t’i sjellë nder kësaj krahine, që nga Deti Mesdhe drejt lindjes deri në tokën që shtrihet në anën tjetër të Jordanit dhe madje drejt vetë Galilesë, ku banojnë të huajt. Populli që eci në errësirë, ka parë një dritë të madhe. Ata banonin në një tokë hijesh, por tani mbi ta po bie drita. Ti u dhe gëzim të madh, o Zot; ti i bëre të lumtur. Ata gëzohen për atë që bëre ti, si njerëzit që gëzohen kur korrin drithin e tyre ose kur ndajnë gjërat që i kanë plaçkitur armikut. Sepse ti e theve barrën që peshonte në ta, dhe shkopin që u rrihte supet. Ti e munde popullin që shtypte dhe shfrytëzonte popullin tënd, siç e munde ushtrinë midjanase shumë kohë më parë. Çizmet e ushtrisë pushtuese dhe tërë veshja e tyre e gjakosur do të digjen në zjarr. Sepse lindi për ne fëmijë, na u dha bir! Dhe ai do të jetë sundimtari ynë. Ai do të quhet Këshilltar i urtë, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, sundimtar paqeprurës. Mbretërimi i tij do të shtrihet gjithandej dhe do të zotërojë paqja e qëndrueshme. Ai do të mbretërojë si trashëgimtar i fronit të Davidit dhe sundimi i tij do të qëndrojë përgjithmonë, duke u bazuar në drejtësinë e Perëndisë. Perëndia i gjithëpushtetshëm vendosi kështu, dhe do ta realizojë këtë.
 
Zekaria 13,7-8: Zoti i gjithëfuqishëm thotë: «O shpatë, bjer në njeriun që e kam të afër! Vrite bariun, që të shpërndahen delet! » Do të veproj pa mëshirë kundër popullit tim: dy të tretat e tij do të vriten, por madje edhe ata që mbeten gjallë, duhet të kalojnë nëpër zjarr.
 
Mat 26,31-32: Udhës Jezusi u tha: «Sonte do të dilni të pabesë ndaj meje, sepse thuhet në Shkrimin e shenjtë: Unë do ta vras bariun dhe dhentë e kopesë do të shpërndahen! Pas ringjalljes sime, do të shkoj para jush në Galile. »
 
Edhe në DhR/BR, lexojmë përsëri marrëdhëniet ndërmjet personave të Trinisë: Jezusi iu përgjigj: «Kush është i lidhur me mua, do të sillet sipas fjalëve të mia. Atëherë edhe Ati im do të lidhet me të, ne do të shkojmë tek ai dhe do të jetojmë në të. Kush nuk është i lidhur me mua, nuk vepron sipas fjalëve të mia. Lajmi që dëgjuat, nuk vjen prej meje, por prej Atit tim që më dërgoi. (Gjn 14,23-24)
 
«Të lutem që ata të gjithë të jenë një. Siç je ti në mua e unë në ty, le të jenë edhe ata një në ne! Atëherë njerëzit e botës do të besojnë se ti më dërgove mua. Unë ua dhashë të njëjtën madhështi, atë që ti më dhe mua, që ata të jenë një, të pandarë, siç jemi ne.» (Gjn 17,21-22)
 
Filipi i tha: «Na e trego Atin dhe kjo do të na mjaftojë. » Jezusi iu përgjigj: «Kam kaq kohë me ty, Filip, dhe ende nuk më njeh? Kush më pa mua, pa edhe Atin. Si mund të thuash atëherë: «Na e trego Atin»? A nuk beson se nëpërmjet meje takohesh me Atin? » (Gjn 14,9-10)
 
=== Diskutime rreth Trinisë ===
Në fetë e tjera ka kuptime rreth Trinisë, prandaj vlen t'i shqarojmë. Tani, le t’i shikojmë me radhë tre personat e Trinisë:
 
PERËNDI ATI Perëndia përshkruhet në Bibël si një atë. Këtu, kuptohet vetvetiu, kemi të bëjmë me gjuhën e analogjisë. Fjala Atë shpreh marrëdhënien që ka Perëndia me qeniet e tjera të gjithësisë
së krijuar. Perëndia quhet Ati në kuadrin e Trinisë, sepse ai është në krye të një hierarhie hyjnore. Ka tre persona në Trini, në Hyjni, dhe personi i pare është në krye.
 
Konteksti i dytë, në të cilin e hasim fjalën Atë është krijimi. Perëndia është ati i gjithçkaje, në kuptim që ai është krijues i gjithçkaje – i gjithësisë. Në këtë kuptim, pra, ne të gjithë jemi fëmijët e tij (Veprat 17,28-29).
 
Konteksti i tretë, në të cilin përdoret kjo fjalë, është për të shënuar krijimin shpirtëror. Krijesa e vjetër është e dënuar për shkak të molepsjes së mëkatit, të rebelimit. Prandaj Perëndia ndërmerr një krijim të ri. Tani vetëm ata që janë të rilindur, sipas Shpirtit të tij, janë fëmijët e tij të vërtetë, e vetëm ata do të trashëgojnë gjithësinë e tij të re.
 
PERËNDI BIRI: shprehja Bir i përket gjuhës së analogjisë. Jezusi quhet Biri i Perëndisë, sepse ai ka të njëjtën natyrë si Perëndia-Atë. Lidhja ndërmjet të dy Personave të Hyjnisë (Atit dhe Birit) i ngjan lidhjes që ekziston ndërmjet një babai njerëzor dhe birit të tij të vetëm: biri është objekti suprem i dashurisë së Atit, trashëgimtar i të gjitha premtimeve të tij – të gjitha planet e Atit përqëndrohen rreth tij, etj. Roli i tij kryesor është si ndërmjetës midis Atit dhe krijimit të tij. Ai është organi ekzekutiv
i Trinisë dhe përfaqësuesi i Atit ndaj njerëzve.
 
PERËNDI SHPIRTI: Ai është zëvendësi i Birit gjatë mungesës së tij trupërore nga bota dhe vepron në jetën e atyre që i takojnë Atij, për të zbatuar me hollësi planet e tij. Ai i jep dorën e fundit planit të Atit dhe veprës së Birit.
 
A ka nënshtrim brenda Trinisë?
 
Duhet të pranojmë se teologët janë me mendime të ndara. A është ky nënshtrim i përkohshëm duke marrë parasysh rolin e Birit në krijimin e botës dhe në veprën e tij të shpëtimit, apo i përhershëm? Është me rëndësi ta kuptojmë se shprehjet «Ati» dhe «Biri» nuk i referohen si të tilla trupëzimit, por shënon një lidhje të përhershme. Ato s’janë veçse terminologji ilustruese, e cila flet për: 1) ngjashmëri, b) dashuri, c) pozitë (nënstrimi i Birit ndaj Atit që merr iniciativën). Shpirti i shenjtë u është nënshtruar edhe Atit edhe Birit. Megjithëse, ky nënshtrim pajtohet plotësisht me barazinë e përhershme të natyrës hyjnore. Jezusi tha: Ati është më i madh se unë (Gjn 14,28), pohim që i referohet një statusi të përjetshëm, siç duket, e jo to përkohshëm. Te 1 Kor 11,13 Pali thotë se kryetari i Krishtit është Perëndi (Ati), dhe kjo i referohet, siç duket, një hierarkie të përhershme.
 
Por, për shkak të planit të Perëndisë për shpëtimin e njerëzve, Birit i është dhënë pushtet i veçantë për ta zëvendësuar Atin si shpëtimtari, ndërmjetuesi dhe gjyqtari i njerëzimit. Para krijimit, Ati e caktoi Birin për misionin e shpëtimit, sepse Perëndia parashikoi rënien e njeriut.
Ati e do Birin dhe i dha atij fuqi të plotë. Kush beson në Birin, ka jetën e përjetshme. Kush nuk i nënshtrohet Birit, nuk do ta gjejë kurrë jetën e përjetshme, por do të mbetet gjithmonë nën zemërimin e Perëndisë (Gjn 3,35-36).
 
Ati i dorëzoi Birit tërë pushtetin e tij gjykues; ai vetë nuk i shpall askujt vendim gjyqësor. Të gjithë duhet ta nderojnë Birin siç nderojnë edhe Atin. Kush nuk e nderon Birin, nuk e nderon as Atin që e dërgoi (Gjn 5,22-23).
 
sepse për të gjithë ka vetëm një Perëndi dhe vetëm një ndërmjetës midis Perëndisë dhe njerëzve: njeriu Jezusi, Mesia. Ai dha jetën që t’i çlirojë të gjithë nga mëkatet e tyre. Këtë dëshmi ai e dha në kohën e caktuar (1 Tim 2,5-6).
 
Në kuadër të misionit të shpëtimit, bëhet fjalë për «lindjen e Birit». P. sh. «Ti je Biri im, sot të linda» – thotë Perëndi Ati. Këtu nuk bëhet fjalë, as për lindjen e Krishtit prej virgjëreshës, as për një të ashtuquajtur «gjenezë të përjetshme». Fragmenti duhet kuptuar në kuadrin e Dhiatës së vjetër. Ky
ishte formulimi që përdoret gjatë kurorëzimit të mbretit në DhV/BV, që shënon ardhjen e tij në fuqi. Jezusi filloi misionin e tij (për të cilin ai ishte paracaktuar që nga përjetësia), të Shërbëtorit Pësimtar në kohën e pagëzimit të tij, kurse mbretërimin e tij mesianik menjëherë pas ngritjes së tij në qiell.
Sidoqoftë shprehja e Origenit («gjeneza e përjetshme e Birit») është e mjerueshme, sepse e ka prejardhjen në filozofi greke, ku nënkuptohet ideja e emanacionit të Atit, që jep të kuptojë se hyjnia e Birit është e dorës së dytë. Pikërisht këtë ide platonike e refuzoi Ariu (që ishte me prejardhje filozofike aristoteliane), kështu që iu drejtua konceptit të krijimit të Birit, duke u mbështetur në një rresht të keq përkthyer në librin e Fjalëve të urta kap 8, në përkthimin grek të Septuagintës: 22 Zoti më kishte (Septuaginta ka «më krijoi») që në fillim të udhëve të veta, qysh në fillim, para se të krijonte ndonjë send. 23 kam qenë shuguruar prej amshimit, qysh në kohët më të lashta, para se të krijohej toka. ...kur tokës ia qiti themelet,
30 unë isha pranë si kryemjeshtër: kënaqësia e tij për çdo ditë, duke luajtur pranë tij gjithë kohën,
Por komentari i apostullit Gjon zgjidh çështjen: Në fillim ishte (ai që quhet) «Fjala». Ky ishtë me Perëndinë dhe ishte Perëndi. 2Gjatë krijimit ky ishte (në veprim) pranë Perëndisë. 3Të gjitha u krijuan me anë të tij; asgjë nuk u bë pa veprimin e tij.(Ungjilli sipas Gjonit 1,1-2). Ky është një aludim i qartë për kapitull ku bëhet fjalë për Urtësinë, e cila është ekvivalenti i Fjalës (Logos) te DhV/BR.
 
Por, kur të mbarohet misioni i Mesisë, kur të jetë hequr përfundimisht e keqja nga kjo botë, do të mbarojë edhe misioni i Birit: Si armik të fundit do ta asgjësojë vdekjen, sepse në Shkrimin e shenjtë thuhet: «Perëndia i ka nënshtruar gjithçka. Tani është e qartë se fjala «gjithçka» nuk përfshin Atë që ia nënshtroi të gjitha këto. E kur Biri i Perëndisë t’ia ketë nënshtruar të gjitha, atëherë ai vetë do t’i nënshtrohet Atij që e caktoi Zot të të gjithave. Atëherë Perëndia do të jetë i vetmi Zot: do të sundojë drejtpërdrejt mbi të gjitha. (1 Kor 15). Atëherë nuk do të ketë më nevojë për ndonjë ndërmjetës.
Gjithashtu, në kuadrin e Trinisë, ekziston nënshtrimi i Shpirtit të shenjtë ndaj Birit, sepse Biri e dërgon si përfaqësuesin e tij: (Jezusi u tha nxënësve të tij): «Nuk jua thashë nga fillimi të gjitha këto, sepse isha ndër ju. Tani po shkoj tek Ai që më dërgoi. Por, askush prej jush nuk më pyet se ku po shkoj.
Ju jeni vetëm të trishtuar, sepse jua thashë të gjitha këto. Por, më bësoni, është më mirë për ju që po shkoj; përndryshe Ndihmësi nuk do të vinte te ju. Por, vetëm pasi të kem shkuar, do t’jua dërgoj.» (Ungjilli sipas Gjonit 16). «Siç Ati e dërgoi Birin, ashtu edhe Biri e dërgoi Shpirtin e shenjtë.» Kështu, ka bashkëpunim dhe harmoni të plotë në veprën e shpëtimit. Kështu, Perëndia siç zbulohet në Bibël, s’është një ide filozofike, as një person i vetmuar, por një Trini, d.m.th një familje, një bashkësi prej tre personash. Ai na fton të kemi bashkësi me të dhe që ta kemi përgjithmonë.
 
=== Herezitë rreth Trinisë ===
 
MONARHIANIZMI Kjo herezi paraqitet në polemikën e ashpër midis atyre që dëshironin ta mbronin idenë e Trinisë dhe atyre që e kundërshtonin atë. Justin Martiri tha në një polemikë të tij se «ekziston Perëndia dhe Logosi i tij (Jezusi)» – një frazë që jep të kuptojë se ekzistojnë dy perëndi. Por kundërshtarët e tij (çifutë) kaluan në ekstremin tjetër duke thënë se ekzistonte vetëm një «monarki» (një perëndi i pandashëm). Meqenëse kjo herezi nuk e pranon idenë e Trinisë, shtrohet pyetja për prejardhjen e Jezusit. Disa erdhën në përfundim se ai nuk mund të jetë perëndi (prandaj duhet të jetë njeri që pranoi gjendjen hyjnore si shpërblim), kurse të tjerët se ai ishte Ati por në një trajtë tjetër (një lloj avatari – jo trupëzim i vërtetë).
 
Së shpejti kjo herezi u përhap dhe u shumëfishua duke marrë dy forma kryesore:
 
a) Monarhianizmin dinamik: fjala dinamik i referohet idesë se Jezusi ishte «dinamizuar» nga Shpirti deri në një shkallë unike. Teodoci nga Bizanti ringjalli herezinë doketike duke thënë se Jezusi ishte njeri unik që ishte energjizuar në mënyrë unike nga Shpirti i shenjtë (që zbriti në të me rastin e pagëzimit dhe u largoi nga ai pak para kryqëzimit).
 
Adoptianizmi vjen nga ideja se Jezusi në jetën e tij tokësore ishte aq afër Zotit se u adoptua në substancën hyjnore. Këtë pikëpamje e kishte Pali nga Samosata. Kështu adoptianizmi është pararëndësi i idesë liberale të teologjisë së shek. XIX se Jezusi ishte individ, fenë e të cilit duhet ta
imitojmë.
 
b) Modalizmi, i ashtuquajtur për shkak të idesë se shprehjet shprehjet «Ati», «Biri» dhe «Shpirti i shenjtë» u referohen roleve (ose «modave» = fazave) të njëpasnjëshme që luhen nga e njëjta qenie (e jo veprimtaria e tre personave). Titulli «patripatianizëm» vjen nga përfundimi i pashmangshëm
i këtij qëndrimi – se Ati vuajti në kryq. Herezia quhet edhe sabelianizmi sepse Sabeli ishte këtij mendimi.
 
Kjo herezi kërkonte të shmangte çdo vullë nënshtrimi ose emanacioni, por nuk dha llogari të mjaftueshme për trupëzimin e Krishtit. Këtë pikëpamje e kishte Apolinari, peshkop i Laodicesë (lindi rreth vitit 310). Ishte Kuvendi i Kostandinopojës ai që më 381 e dënoi këtë herezi në të dy formulimet e tij. Kjo herezi zgjati një kohë t» gjatë dhe u bë farishtë për herezitë e mëpasshme.
 
== Shembuj mbi kuptimin e Trinisë ==