[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
rregullimi i ortografisë
Rreshti 80:
 
== Veprat ==
AGOSTINI (354-430) (ndryshe Augustini) lindi në Algjerinë e sotme. Prindërit e tij ishin besimtarë të krishterë, mirëpo vetë ai nuk u kthye në besim deri vonë. Në Kartagjenë ai bëri disa avantuara dashurie dhe 15 vjet bashkëjetoi pa bërë kurorë martesore. Pastaj u fut në shoqërinë e maniheistëve. Më vonë u emërua profesor i retorikës në oborrin mbretëror në Milano. Atje ai u impresionua nga peshkopi Ambrosi, i cili u përgjigj në pyetjet e tij rreth maniheizmit. Fillimisht filloi të lexonte Dhiatën e vjetër, mirëpo e la përgjysmë, sepse, meqë ai ishte rritur nën ndikimin e filozofisë greke, e pengonte «vrazhdësia dhe pashpirtshmëria» e saj. Për këtë arsye, për të gjetur përgjigjet së pari u kthye në maniheizëm dhe pastaj në platonizëm. Predikimi i Ambrosit i pëlqente për shkak se ishte alegorik. Kështu, tani me sukses i shpjegonte të gjitha pikat e vështira të Dhiatës së vjetër, duke i alegorizuar, dhe, meqë Agostini ishte pasues i Platonit, me të ishte i një mendjeje. Më vonë u fut në rrethin e neoplatonistëve, mirëpo kuptoi se filozofia nuk i jepte fuqinë për të jetuar një jetë të re. Më pastaj i lexoi letrat e Palit dhe u kthye në besim. Asketizmi e tërhoqi shumë dhe ai u tërhoq në rrethin e Liqenit Komo. Kur u kthye në Afrikën Veriore, bashkësia e Hiponit e lartësoi duke e bërë peshkop. Ai menjëherë vendosi një rend asketik. Së shpejti hyri në polemikë rreth donatistëve dhe më në fund erdhi tek përfundimi se mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë problem ishte thirrja e ushtrisë së perandorit për t’i shtypur kryengritësit teologjikë. Kështu ai krijoi një precedent për fillimin e mëvonshëm të inkuizicionit.
Agostini e përjetoi rënien e sundimit romak mbi Afrikën Veriore me ardhjen e vandalëve, të cilët, natyrisht, ishin arianët si dhe barbarët e tjerë. Ata sulmuan çdo të krishter që nuk pajtohej me ta. Një vit pas vdekjes së Agostinit, Hiponi u pushtua dhe u plaçkit.
Agostini pati një veprimtari të gjerë letrare, duke filluar nga Rrëfimet dhe deri tek diskutimet rreth çështjeve të ndryshme teologjike. Polemikën kryesore Agostini e bëri me Pelagun. Kur u dogj Roma, Pelagiu iku në Kartagjenë, ku Agostini e sulmoi. Më në fund, Pelagu u shpërngul në Tokën e Shenjtë.
 
Ai shkroi, gjithashtu, librin më të rëndësishëm, Qyteti i Perëndisë, i cili më vonë u bë libër xhepi i krishterimit Perëndimor nëpër kisha dhe marrëdhëniet shtetërore. Ai shkroi një libër kundër sfondit të plaçkitjes së Romës nga barbarët, i cili në mendjen e çdo njeriu lindi pyetjen: përse lejon Perëndia që të bie kryeqyteti i perandorisë së krishterë. Agostini u përgjigj:
a) Kisha nuk është shteti. Diçka e ngjashme si shprehja perandoria e krishterë nuk ekziston.
b) Kisha është një trup i përzier nga besimtarë të vërtetë dhe nga besimtarë vetëm sa për emër. Këta do të ndahen përfundimisht në gjyqin e fundit (kundër donatistëve).
c) Kisha e vërtetë përbëhet vetëm nga të zgjedhurit (kundër Pelagut).
Eusebi nga Cezareja, i cili përfaqësonte qëndrimin e palës Lindore, nuk u pajtua me thëniet e Agostinit. Eusebi thoshte se perandoria e krishterizuar nën sundimin e Kostandinit është mbretëria e Perëndisë e zbritur në tokë!
Kontributin më të madh Agostini e dha në çështjen e hirësisë, për mëkatin burimor dhe atë të paracaktuar. Ai pohoi se:
1. Si pasojë e mëkatit të Adamit, mëkati dhe vdekja u përcollën tek të gjithë pasardhësit e Adamit.
2. Njeriu është nën pushtetin e vdekjes dhe në qoftë se Perëndia nuk e ndërmerr hapin e parë, njeriu nuk mund t’i përgjigjet thirrjes së Perëndisë.
3. Mëshira e cila fitohet me rastin e pagëzimit, u mundëson të gjithë të krishterëve që me ndihmën e Krishtit të bëjnë gjithçka është e duhur për shpëtimin e tyre.
4. Në çdo veprim të mirë, madje edhe frymëzimi i parë vjen nga Perëndia.
Kisha Perëndimore i pranoi të gjitha këto botëkuptime të Agostinit, por nuk e pranoi botëkuptimin e tij për paracaktimin e dyfishtë (d.m.th. për ferr dhe qiell).
Thuhet se përvoja e tij e veçantë për mëshirën e Perëndisë (dhe mosnjohja e teologjisë lindore) e aftësoi për të krijuar diçka të re në teologji. Për shkak të përputhjes së tij me monoteizmin dhe marrjes seriozisht të mëkatit, ai u quajt ati i reformacionit. Sipas misticizmit kishtar, ai është gjithashtu atë i kishës katolike, e cila u ndikua shumë nga e kaluara e tij neoplatoniste. Me të krishterimi i platonizuar arriti shkallën më të zhvilluar:
1. Shpëtimi përfshin kalimin nga bota e ulët e trupit deri tek bota e lartë e shpirtit nëpërmjet një sistemi të mëshirës hyjnore, ushtrimeve asketike dhe soditjes.
2. Perëndia zakonisht është më shumë një ide (një qenie e pandjeshme dhe e pandryshueshme), se sa një Perëndi i gjallë që vepron nëpër histori.
3. Mëkati u lidh me dëshirat seksuale.
4. Shpëtimi është një proces i përsëritur dhe i zbrazur nga natyra e tij esenciale me anë të sakramenteve. Kryqi pasqyron një proces të përjetshëm. Shkrirja me Perëndinë është qëllimi i praktikës religjioze.
5. Tashmë besimtari nuk e përqëndron më vëmendjen e tij në kryq, por në mishërim.
6. U mbështet pohimi se mijëvjeçari është sinonimik me ekzistencës së tanishme të Kishës.
 
== Letrat ==