Justin Martiri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 36:
===Përmbushja e profecive===
=== Ardhja e Dytë dhe Danieli 7 ===
===Antikrishti===
Ireneu besonte se Antikrishti do të ishte hebre. Kombi i Izraelit nën udhëheqjen e Mesisë së rremë, me emrin Antikrisht ose Profet i rremë (Egërsira e dytë. shih Zb. 13,11-17).
 
Egërsira e dytë: mesia i rremë
 
11Pastaj pashë një Egërsirë tjetër duke dalë nga toka. Ajo kishte dy brirë si qengji, por fliste porsi kuçedër. 12Pushtetin e saj e ushtronte në emër të Egërsirës së parë. Ajo e detyroi tokëna dhe të gjithë banorët e saj të adhuronin Egërsirën e parë, së cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse. 13Egërsira e dytë bëri mrekulli të mëdha: Në sy të të gjithëve bëri që zjarri të binte nga qielli në tokë. 14Me anë të mrekullive që bëri në emër të Egërsirës së parë, i mashtroi të gjithë banorët e tokës*. Egërsira ua mbushi mendjen të ngrinin një shtatore për nder të Egërsirës së parë që ishte plagosur me shpatë, por që kishte shpëtuar.
15Egërsira e dytë mund ta gjallëronte shtatoren e Egërsirës së parë, në mënyrë që ajo të fliste e të urdhëronte të vriteshin të gjithë ata që nuk ia kishin adhuruar shtatoren. 16Egërsira i kishte të gjithë në dorë: të mëdhenj dhe të vegjël, të pasur dhe të varfër, të lirë dhe skllevër. I detyroi t’u vihej shenjë në dorën e djathtë ose në ballë. 17Vetëm ai që e kishte këtë shenjë, kishte të drejtë të blinte ose të shiste. Shenja përbëhej nga emri i Egërsirës ose nga shifra e këtij emri.
18Për këtë duhet mençuri. Kush ka mend, mund ta zbulojë kuptimin e shifrës, sepse ajo shënon emrin e një njeriu. Kjo shifër është 666.**
_______________________________
* do të jetë toka e Izraelit ku do të përqëndrohet sprova e madhe. ** 6 = njeriu, x 3 = Perëndia, d.m.th. njeriu që hiqet si Perëndi.
 
Kjo egërsirë po dilte nga toka, e toka do të thotë toka e Izraelit (hebr. ha-arec = erec Jisrael). Ky njeri lidh një marrëveshje prej 7 vjetësh me diktatorin perëndimor që garanton mbrojtjen e Izraelit si edhe lirinë e kultit fetar. Pas 3 vjetësh e gjysmë (një vit, dy vjet dhe një gjysmë viti - shih Dan 7,25) ose 42 muaj ose 1.260 ditë. shih Zb 12,6.14), kjo marrëveshje shkelet kur diktatori perëndimor pushton Izraelin dhe e detyron me adhurimin e vetvetes në Tempull. Kështu kombi izraelit bie në idhujtari. Për këtë bie dënimi nga Perëndia në mbarë kombin në formën e ngushticës së madhe. Vetëm kthimi i Mesisë, në kulmin e shkatërrimit, e shpëton kombin nga shuarja e plotë nga duart e armiqve. Profecia në librin apokaliptik të Danielit thotë: 24Brirët tregojnë që në këtë perandori do të sundojnë dhjetë mbretër, por pastaj do të vijë në pushtet një mbretb i njëmbëdhjetë, i cili dallohet nga të gjithë paraardhësit e tij. Ai do të rrëzojë tre mbretër nga froni. 25Ai do të flasë me përbuzje për Perëndinë më të lartë dhe do ta shtypë popullin e tij. Ai do të kërkojë ta anulojë Ligjin e Perëndisë (d.m.th. Izraelin) dhe festat e shenjta. Për një vit, dy vjet dhe një gjysmë viti, do ta shtjerë në dorë popullin e Perëndisë. 26Por pastaj do të mblidhet gjyqi qiellor dhe do t’ia heqë pushtetin; ai do të shkatërrohet përfundimisht. 27Perëndia më i lartë do t’ia kalojë pushtetin mbi mbarë botën popullit të tij të shenjtë. Perandoria e tij do t’i zëvendësojë të gjitha perandoritë e tjera, dhe do ta bashkojë në një perandori pushtetin dhe madhështinë e tyrea. Por Perëndia do ta ketë pushtetin përgjithmonë, dhe të gjithë të fuqishmit do t’i shërbejnë dhe do t’i nënshtrohen.» (Dan 7,24-27, i cil i referohet egërsisë së parë (Zb 13,1-8).
 
Profecia paralele te Danieli 9,27: 27Për një periudhë prej shtatë vjetësh sundimtari i ri (Titi i dytë = diktator evropean) do të lidhë një marrëveshje të sigurt me shumicënë e popullit (izraelit), por në mesin e kësaj periudhe prej 7 vjetësh do të ndalohet shërbesa e flijimit në Tempull. Në majin e Tempullit do të ngrihet shtatorja idhujtare (e diktatorit), që do të mbetet atje, derisa të bjerë mbi atë që e vendosi atje (antikrishti) shkatërrimi i cili i është paracaktuar.»
 
Të dhënat e metejshme rreth antikrishtit naset te 2 Selanikasve 2:
Vëllezër, ju pritni që të vijë Jezusi, Zoti ynë, dhe që të bashkohemi me të. Por ju lutemi: 2Mos u ngatërroni aq shpejt, as mos u trembni për shkak të pohimit se tashmë mbërriti dita e Zotit. Mos i besoni edhe në qoftë se ndokush pretendon ta bazojë pohimin e tij në ndonjë vegim gjoja profetik, në ndonjë fjalë ose në ndonjë letër gjoja të shkruar nga ne. 3Mos lejoni të gënjeheni kurrsesi nga askush! Më parë duhet të vijë apostazia e madhe* dhe të shfaqet Mesia i rremë, që bashkon në vete gjithçka të keqe dhe që është paracaktuar për rrënim. 4Ai do të ngrihet përmbi çdo të ashtu-quajtur perëndi ose objekt të adhurimit, saqë ta ngrejë fronin e tij edhe në Tempullin e Perëndisë duke pohuar se ai është vetë Perëndi.
5Po a nuk ju bie ndër mend se jua kam thënë këtë gjë kur isha mes jush? 6Tani e dini se çfarë e pengon që (Mesia i rremë) të shfaqet në kohën e paracaktuar. 7Vërtet, fuqia e kryengritjes tashmë po vepron, por ka diçka që e pengon atë të shfaqet derisa të jetë hequr nga mesi.
 
=== Një kohë, disa kohë dhe për gjysmën e një kohe ===
Kjo shprehje që haset te Danieli 7,25, do thotë: një vit, dy vjet dhe një gjysmë viti = koha e ngushicës së madhe. Pas 3 vjetësh e gjysmë (një vit, dy vjet dhe një gjysmë viti) ose 42 muaj ose 1.260 ditë. shih Zb 12,6.14), marrëveshja midis diktatorit evropean dhe antikrishtit do të shkelet kur diktatori perëndimor pushton Izraelin dhe e detyron me adhurimin e vetvetes në Tempull. Kështu kombi izraelit do të bjerë në idhujtari (apostazia e madhe, për të cilën bëhet fjalë re 2 Selanikasve 2,3).