[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Shfaqja e shoqërisë njerëzore, paleoliti[redakto] Gjurmët më të hershme të jetës njerëzore[redakto] Periudha më e hershme e zhvillimit të shoqërisë primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetër, l
v Shfaqja e shoqërisë njerëzore, paleoliti[redakto] Gjurmët më të hershme të jetës njerëzore[redakto] Periudha më e hershme e zhvillimit të shoqërisë primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetër, l
Rreshti 113:
Arti i kohës së bronzit është kryesisht një art i zbatuar i stilit gjeometrik, që përdoret në zbukurimin e qeramikës dhe më pak në prodhimet prej bronzi. Arti plastik, që përfaqësohet me figurinat skematike të gruas-mëmë paraqitet tani në rënie. Ai nuk ka veçse pak jetë gjatë periudhës së parë të kësaj epoke derisa më vonë zhduket krejt. Në bronzin e hershëm një rënie ka edhe në zbukurimin e qeramikës, por më pas, e sidomos në bronzin e vonë, ky art njeh një ngritje të re. Në qeramikën e tumave të Pazhokut ai është zbatuar në teknikën e incizimit. Motivet janë trekëndësha e rombe të vargëzuara me fushën e mbushur me vija të pjerrëta paralele. Në qeramikën “devollite” këto motive janë të pikturuara me tone pashkëlqim ngjyrë të kuqe apo kafe. Thurja e harmonishme e kompozicionale e tyre në enë me forma elegante përfaqëson një nga arritjet më të mira të artit dekorativ të epokës së bronzit.
Në prodhimet metalike zbukurimet janë të varfra. Vlerat artistike i shohim të shprehura më tepër në format e bukura të disa veglave, sidomos te sëpatat “shkodrane” e “shqiptaro-dalmate” të zbukuruara në mykat e tyre me stolisje plastike brinjësh, që hijeshojnë formën e zhdërvjellët të vetë objekteve.
 
Njerëzit e parë,jetonin në grupe të vogla ose fise.Qdo gjë që ndodhej jasht fisit ata i quanin armiq,ata dilnin së bashku në gjueti sepse kishin armiq të ndryshëm si luani,leopardi etj.Si shumica e primatëve, njerëzit janë të shoqërueshëm si natyrë. Gjithsesi, njerëzit janë shumë më të aftë përsa i përket shfrytëzimit ose përdorimit të sistemeve të komunikimit për të shprehur dhe shkëmbyer idetë dhe emocionet dhe gjithashtu për t'u organizuar. Njerëzit krijojnë struktura komplekse shoqërore të përbëra prej shumë grupesh që bashkëpunojnë dhe rivalizojnë, duke filluar që nga familja e deri te kombi. Ndërveprimi shoqëror mes njerëzve ka ngritur dhe përforcuar një larmi vlerash, normash sociale dhe ritualesh, që së bashku formojnë bazat e shoqërisë njerëzore. Njerëzit kanë një vlerësim të dukshëm për bukurinë dhe estetikën, që kombinuar me dëshirën e njeriut për vetëshprehje, ka krijuar inovacione kulturore si arti, letërsia dhe muzika.
 
Njerëzit shquhen për dëshirën për të kuptuar dhe për të ndikuar mbi mjedisin, duke u përpjekur për të shpjeguar dhe manipuluar fenomenet natyrore përmes shkencës, filozofisë, mitologjisë dhe fesë. Ky kuriozitet natyror ka prirë në zhvillimin e veglave dhe aftësive, që transmetohen dhe trashëgohen në mënyrë kulturore. Njerëzit janë speciet e vetme që dinë si të bëjnë zjarr, të gatuajnë ushqimin, të vishen vetë, dhe të përdorin një shumëllojshmëri teknologjish.
 
== Historia ==