[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 3:
 
== Jeta ==
Jürgen Habermas studjoi filozofi,histori,psikollogji,letërsinë gjermane dhe ekonomi në universitetet e Goting-ës,Zyrih-ut dhe Bonn-it.Nicolai Hartmann, Wilhelm Keller, Theodor Litt, Johannes Thyssen, Hermann Wein, Erich Rothacker y Oskar Becker qenë disa nga profesorët e tij gjatë perjudhës së diplomomit.Në vitin 1954,nën kujdesin e dy akademikëve të fundit të cituar,mbrojti tezën e doktoraturës në Bonn me temën "Absolutja në Histori: mbi mospërputhjet në mendimin e Scheling-ut", që dhe sot e ksaj dite ngelet e pabotuar.Ndër kolegët e tij të studimit lidhi miqësi me Karl-Otto Apel e cila u shndërrua dhe në një marëdhënie intelektuale tepër frutdhënëse dhe jetëgjatë pasi ajo vazhdon edhe sot.
 
Një farë dukshmërie megjithatë Habermas e kishte fituar me artikullin e tij të parë të publikuar më vitin 1953 dhe bëhej fjalë për recensionin kritik mbi veprën e Heidegger,"Qasje në Metafizikë" ai i dha titullin domethënës:"Të mendosh me Heidegger-in kundër Heidegger-it"(Mit Heidegger gegen Heidegger denken).Në vitet që ndoqën ai siguroi të ardhurat falë bashkëpunimeve me shtypin.
 
Gjatë viteve 1956-1959 ai qe ndihmës dhe bashkëpunues me Adorno në Institutin e Kërkimeve Shoqërore të Frankfurtit. Në 1961 mbrojti në Marburg(nën drejtimin e Wolfgang Abendroth)shkrimin e kualifikimit, të përqëndruar mbi shndërrimet rrënjësore të nocjonit të "sferës publike"(Öffentlichkeit)në rrjedhën e historisë europjane të tre shekujve të fundit.Në vitet 1964-1971 u punësua si akademik në Universitetin e Frankfurt-it, duke u kthyer në një ndër përfaqësuesit kryesorë të brezit të dytë të Teorisë Kritike. Më 1968 botoi "Njohje dhe leverdi" vepër kjo që i pruri një projektim të gjerë ndërkombëtar.
 
Nga viti 1971 deri më 1983 drejtoi Institutin Max Planck për "kërkimet dhe kushtet e jetës tekno-shkencore". Më 1983 u kthye në katedrën e Filozofisë dhe të Socjologjisë të Universitetit të Frankfurt-it, ku mbeti deri në daljen në pensjon në vitin 1994.Megjthatë ai vazhdon të ngelet mësimdhënës veçanërisht në cilësinë e «Permanent Visiting Professor» të Northwestern University (Evanston, Illinois) dhe si «Theodor Heuss Professor» në The New School(New York).
 
Më 1986 Habermas mori Çmimin Gottfried Wilhelm Leibniz nga Deutsche Forschungsgemeinschaft, që konsiderohet si dallimi më i madh në rrethin kërkimor gjerman.Në vitin 1986 u nderua me Çmimin e Paqes të dhënë nga librashitësit gjerman dhe në vitin 2003 ai u çmua me Çmimin e Princit të Asturias për Shkencat Shoqërore.
 
Është gjithashtu doktor honoris causa për disa universitete botërore ku spikasin ata të Jeruzalem-it, Buenos Aires-it,Hamburg-ut,Northwestern University Evanston, Utrecht-it, Tel Aviv-it,Athinës si dhe New School for Social Research të New York-ut. Ai është ndërkohë dhe pjestar i Akademisë Gjermane të Gjuhës dhe Poezisë.
 
== Vepra ==