[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 72:
== Depoja e ujit (hazna ) me furrën (qylhanën ) ==
 
Muti dhe Depoja e ujit me furrën përbejnë ambientin e fundit të hamamit të Haxhi Beut. Mjedisi në gjërësi është sa vetë hamami. Depoja e ujit si pjesë e hamamit mbulohet me qemer cilindrik. Mbi qemer jan tri hapje në formë të rrumbullakët. Mbi nivel të bazës së depos në një lartësi prej 100 cm. ndodhet filtëri i daljes së ujit të nxehtë nga kazani. Nga ky filtër uji qarkullon nëpër tuba qeramike. Në mesin e depos së ujit ishte (tani nuk ekziston) kazani i bakrit. Për diametrin dhe thellësin e kazanit nuk kemi shënime. Kazani qe i vendosur mbi konstruksionin e furrës e cila është e mbuluar me qemer. Ajëri i nxehtë i furrës së hamamit, ngrohë ambientet me përjashtim të atij të shatërvanit dhe atë duke kaluar nëpër boshllëqe të bëra nën dyshemen e mjediseve.
 
Konstruksioni i dyshemes së këtyre ambienteve mbështetet mbi kollona guri dhe tullash të lidhura me llaq gëlqereje. Përmasa e shtyllave është 50 x 50 cm. Boshllëqet midis kollonave janë 45 x 45 cm. Lartësia e hipokaustit është 120 cm. Furnizimi me ujë i Hamamit të Haxhi Beut, shatërvanit, depos së ujit si duket është bërë nga depozita e shpërndarjes së qytetit si dhe nga grumbullimi i ujit të shiut që mbidhej me ndihmën e olluqeve të objektit, në fasadë dhe me ndihmën e tubave të keramikës është përcjellur në depo të ujit.